
Mjekët shqiptarë që punojnë në vende të ndryshme të Europës prej disa ditësh janë organizuar dhe po japin ndihmën e tyre për refugjatët që ikin nga Ukraina.
Të vendosur në kufirin polak ata pritet që të ofrojnë edhe ndërhyrje kirurgjikale për rastet që kanë marrë plagë të ndryshme.
Rëndësia e ndërhyrjes mjekësore të shpejt në disa raste është edhe jetë shpëtuese.
Ekipet e mjekëve shqiptarë, pjesë e Federatës së Mjekëve shqiptarë në Europë do të qëndrojnë në kufirin polak për disa javë.
Respekte ketyre rojtareve te jeteve njerezore. Na bejne krenare per prejardhjen tone shekullore. Shqiptaret kane qene historikisht njerez me zemer te madhe.
Thone biles qe edhe paret e rruges per te shkuar atje i kane paguar vete nga xhepi me qellimin e vetem per te ndihmuar!Edhe thone qe jane te korruptuar!Ku ka doktore te korruptuar shqiptare?