Rritet sërish çmimi i naftës në vend, arrin në 245 lekë për litër

26 Mars 2022, 09:29Sociale TEMA
Rritet sërish çmimi i naftës në vend, arrin në 245
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës ngritur për të menaxhuar situatën e krizës ka zbardhur vendimin për çmimin e karburanteve në vend. Bordi u mblodh dje më 25 mars dhe ka vendosur se deri më 1 prill çmimi i naftës i shitjes me pakicë do të jetë 245  lekë/litri.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 25 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin  e përkohshëm  të çmimeve  të tregtimit  me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit  21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

1.  Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 233 lekë/litër  dhe nënproduktit benzinë do të jetë 206 lekë/liter për periudhën 26 mars- 1 prill 2022

2.  Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën  26 mars – 1 prill 2022,  të  jetë 245  lekë/litri.

3. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228  për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të  jetë 218  lekë/litri.

4. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën  26 mars- 1 prill 2022,  të jetë  110 lekë/litri dhe me shumicë 98 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi  dhe do reflektohet në datë  26 Mars, ndërkohë që  mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e premte, datë 1.04.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

11 Komente

  1. K
    Koli

    Bordi i Legalizimit te Spekulimit

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vito mashtruesi, shoku i Nikos

      Hajdute ! Po pse nje jave. pra pse deri me 1 Prill? Kush vjedh fukarane eshte legen

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arber

        Duke qene se ne si shqiperi nuk prodhojme nafte, dhe duke pare dhe situaten e krijuar per shkak te luftes, nafta vjen me cmim te rritur dhe normalisht do rritet dhe cmimi i tregut

        Përgjigjjuni
        1. F
          Filloreta reci

          Keq eshte po kshu do ndodh nese lufta vazhdon se dhe shteti ska cti bej cmimit kur mungon oferta

          Përgjigjjuni
          1. A
            Arber

            Kjo krize i ka ndikuar te gjitha vendet dhe i ka bere te marrin masa te rrepta. Ky cmim tavan te pakten na siguron qe cmimi sdo behet me i larte dhe do kete nje lloj stabiliteti.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mirela

              Rritja e cmimit eshte dicka qe seshte ne doren e qeverise ske ci ben keshtu eshte kudo

              Përgjigjjuni
              1. a
                astrit

                nuk kemi ci bejm luftes duhet te jemi te durueshem te kthehemi ne gjendje normale

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sara

                  ore 500 te veje... sa kohe qe vazhdojne dalin xhiro me makina e bllokojne qarkullimin kot duke mos lene as kembesoret te kalojne ne rruge, prape pak eshte... Ndonje lajm sa eshte rritur mielli, veza e qumeshti keni?!! Ato jane lajme per shumicen e njerezve. Sa per keto jane lajme per ata me X5-6-7 e Cayenne

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mekanizarori

                    Per te prodhuar miell, veze dhe qumesht duhen punuar toka dhe traktorat e kombajnat nuk funksionojne me uji po me nafte.

                    Përgjigjjuni
                  2. r
                    ridi

                    na cmendet me keto raportimet komiteteve, si ne kohen e karantines

                    Përgjigjjuni
                    1. I
                      Ilir

                      1,78 € e mora sot NE ASTI ITALI. 50 € afersisht 28 litra. Qeveria duhet te nderhyje TE ULE AKSISAT qofte edhe perkohesisht,sic ber Draghi ne Itali. Une nuk kam votuar kurre tjeter pervec Rames, por me erdhi keq kur e degjova qe me kokfortesi deklaroi qe s'do ti hiqte kurre taksat e naftes... Vertete shume keq!

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje