
Një delegacion I grupit parlamentar socialist vizitoi për dy ditë parlamentin e Republikës së Greqisë, në përpjekje për të krijuar një kuadër ligjor efecient lidhur me pensionet e shqiptarëve në Greqi si dhe pë rtë diskutuar tema të mbetura pezull në axhendën parlamentare të dy vendeve.
Delegacioni që drejtohej nga kryetari I grupit parlamentar socialist Taulant Balla pati takime të rëndësishme me ministrat më të rëndësishëm që kanë lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, kryetarin e opozitës Aleksis Cipras si dhe kryetarin e Bashkisë së Athinës Kostas Bakoyanis.
Takimi më I rëndësishëm ishte ai me Ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Kostis Hatzidakis, mbi arritjen e një marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore për njohjen e dyanshme të pensioneve. Qeveria greke ka miratuar një ligj që u njeh pensionin shqiptarëve që jetojnë prej 30 vitesh në Greqi, por ligji është I mbushur me penalitete që në fakt zvogëlojnë shumë shanset e përfitimit të tij për arsye që nuk lidhen me punëtoret shqiptarë të cilët në vite kanë shërbyer si kontribuues së skemës greke të pensioneve. Shumë kate nënligjore të këtij ligji ende nuk ajnë plotësuar dhe kanë mbetur pa përgjigje. Ministri u angazhua të ngrejë një grup pune special për tii shtyrë përpara problemet në kohezion dhe me klimën politike mes dy vendeve.
Në takimin me Ministrin e Zhvillimit dhe Investimeve, Adonis Georgiadis, u diskutua mbi mundësitë e rritjes së investimeve greke në Shqipëri, duke shfrytëzuar dhe shanset që janë krijuar për investitorë të huaj stretgjikë në fusha si turizmi apo në sektorë të rëndësishëm të industrisë, energjetikes e ndërtimit.

Leonidas Rokanas, Drejtorin për Çështjet Evropiane dhe Konstantina Kamitsi, Drejtore e Punëve të Jashtme Evropiane, për mbështetjen në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, ku vlen të përmendet vlerësimi për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe dëshira e përbashkët e forcimit të tyre në nivel parlamentar;
AI shprehu mbështetjen për çeljen e negociatave dhe mundësinë që vendet e Ballkanit të përfshihen në një proces me shpejtësi të re drejt integrimit në Evropë.
Takime patën dhe me ish Kryetarin e Bashkisë se Athinës dhe Kryetarin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Evropiane, Nikitas Kaklamanis, me të cilin diskutuam mbi çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe Kryetarin aktual të Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis, ku u informuan se së shpejti doketë një Qendër Kulturore Shqiptare në Athinë.

Një rëndësi të veçante pati takime me ish Kryeministrin Alexis Tcipras, në kohën e të cilit u arritën disa marrëveshje me impakt në komunitetin tonë shqiptar në Greqi. Ai premtoi se opozita greke do angazhohet në ligjin për pensionet e shqiptarëve duke e ulur periudhën e përftimit në 20 vjet qëndrimi në Greqi dh enjë kuadër ligjor më lehtësues për problemet që hasin ata në përpjekje për ta fituar pensionin.
Në takime u fol dhe për problematikën diplomatike mes dy vendeve, nevojën e heqjes së ligjit të luftës formal me Greqinë si dhe krijimin e një klime pozitive për bizneset në të dy vendet.

Pjesë e delegacionit shqiptar ishte Kryetari I Komisionit të Ekonomisë Eduard Shalsi, deputetja e Sarandës Anila Denja, deputeti I Tepelenës Laert Duraj, si dhe deputeti Arben Pëllumbi.
Është hera e parë që në një delegacion parlamentar socialist ftohet në Greqi nga një parti e djathtë në pushtet siç është Nea Demokracia, pa përfshirë në të deputetë të opozitës së djathtë shqiptare, ndoshta për shkak të konflikteve brenda tyre.
Po shyqyr qe u kujtuat per emigrantet ne Athine, se na kini bere dalje. Merreni ndonjehere dhe edi Ramen se gjynah dhe ai ta shikoj Athinen
Shume bla bla bla , kaq shume bla bla bla seshte pare ndonje here ....genjejne njeri tjetrin , dhe e kuptojne fare mire qe mashtrojne njeri tjetrin ....vetem nga kjo nxirni perfundime ... Cipra ishte kryeminister per 4 vjet , pat te bente gje per emigrantet ?? Dhe vecanerisht per shqipteret qe kane kontribuar ne ekonomine helene kaq shume si asnje tjeter ...po ligjin e luftes pse se hoqi kur ishte kryeminister ?? Kush e pengoi ?? Asnje , pse se hoqi ?? Sdeshte ....ose sdeshin qe te jem me i sakt ... Heleneve duhet tu heqesh kapelen vetem per nje gje , ne krahasim me keta gaxhgaunet tane qe jane te keqinjte e vetes se tyre ....kur behet fjale per kombin Helen dhe interesat e tij behen nje grusht bashke ...nuk ka te majte dhe te djathte , ne krahasim me tanet qe kur behet fjale per vjedhje dhe denime atehere behen bashke ....te mos denojne njeri tjetrin , mbrojne njeri tjetrin....kurse kur duhet te jene bashke se cenohen interesat e Kombit tone , atehere percahen dhe shikojne interesin e tyre te ngushte .....nje jete shqipua i keq i vetes se tij ...
Shumë e saktë, për kundër shqiptarëve e Shqipërisë bëhen grusht nga "komunistët,, grek e deri tek nazistët grek. Me një nga të cilët ministri Gjeorgjiadhi (është më se i njohor për "dashurinë ndaj shqiptarëve) që kish " nderin,, të takohej delegacioni.
Pozitive!!!!
Greqqia te na haje te gjatin ,pensionin do e japi sepse nuk e ka ajo ne dore ,bolet albaneze kot bejne zhurme sepse nuk e kane ata ne dore do marrim pension apo jo, kush ka punuar me siguracione do marri pension,ca lidhje ka ketu socialistet apo demokratet gazeta e Meros e di.dmth Grekopolitikanet te na hane carin dhe shqiptarodeputetet rocken.
Τό μακρύ θά πάρεις αράπι μου...... χαχαχα!