Prej 7 muajsh në Shqipëri, largohen drejt SHBA-ve afganët e parë

22 Mars 2022, 10:29Sociale TEMA

Prej 7 muajsh në Shqipëri, përcillen për në SHBA afganët e parë. Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë bën të ditur se avioni me 212 afganë u nis në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Një avion me afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri. Ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka u takuan me afganët përpara nisjes dhe i përgëzuan ata për kurajon e tyre.

Ambasadorja Kim falenderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar. Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, shkruan ambasada amerikane.

3 komente në “Prej 7 muajsh në Shqipëri, largohen drejt SHBA-ve afganët e parë”

  1. Mirel says:

    Te zhduken te gjithe bythzinjte se nuk i kemi borxh

  2. Mondi Vlore says:

    Ne nuk i kemi borxhe asnjerit por shalgjati i Surrelit i ka borxhe aleksit te zorros dhe bene si ti doje bytha me Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje