Thirrja për protestë: Policia “blindon” Tiranën

19 Mars 2022, 10:49Sociale TEMA

Qytetarët do të dalin sërish sot në protestë kundër rritjes së çmimeve, pavarësisht se qeveria ka marrë disa masa që në ditët e para të revoltës.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00 nga sheshi “Skënderbej”. Më pas protestuesit do të drejtohen për në kryeministri, itinerar ky që është ndjekur në një javë protesta në të gjithë vendin. Kushti që ka protestuesit është që qeveria të plotësojë të gjitha kërkesat e paraqitura prej tyre.

Disa minuta para nisjes së protestës policia e shtetit ka marrë masa. Ajo është vendosur në qendër të Tiranës. Dhjetëra mjete janë vendosur pranë ministrisë së Brendshme, teksa dhe një autobot është parë në pedonale. Si herët e tjera në gatishmëri do të jenë disa forca policie. Të gjitha protestat kanë qenë paqësore dhe pa incidente, ndonëse ka pasur disa të shoqëruar.

Pavarësisht deklaratave të kryeministrit Edi Rama se protestat janë një turp për Shqipërinë dhe dëmtojnë qëndrimin e saj në arenën ndërkombëtare në lidhje me luftën në Ukrainë, duke i pëlqyer sipas tij vetëm Rusisë,  qytetarët protestues kanë paralajmëruar se nuk do të ndalet

Pas nisjes së protestave për rritjen e çmimit të naftës qeveria ka ngritur Bordin Kombëtar të Monitorimit të Karburanteve i cili vendos çmimin e karburanteve duke marrë si referencë çmimin që hidrokarburet do shiten në bursa një ditë më pare, protestat kanë vijuar edhe ditën e sotme në vend.

Vendimi i zbardhur në fletoren zyrtare përcakton qartë detyrat e Bordit të monitorimit të karburanteve. Në të theksohet se për përcaktimin e çmimit final, referencë  do të jetë çmimi i shpallur nga bursa në Platts i një dite më parë  ndërsa më pas do të shtohet një vlerë  prej 20 USD/ton dhe taksat e tatimet, sipas ligjit në fuqi. Ndryshe nga sa deklaroi kryeministri se çmimi do të miratohet çdo ditë në vendim përcaktohet se Bordi  cakton  çdo  javë  ose  kur  e  vlerëson  të nevojshme,  çmimin  tavan  për  shitjen e naftës , benzinën dhe gazin e lëngshëm.

8 komente në “Thirrja për protestë: Policia “blindon” Tiranën”

  1. Trapajanet ne vijen e zjarrit says:

    “Boll na cate bythen,Ju Llapabythelepiresa dhe komediane portokalli”

  2. Monachella kakamodhi says:

    Na rrofshin qytetaret protestues te mbledhue dhe paguar nga foltorja dhe nevojtoeja LSI”

    1. elio says:

      por perseri nje deshtim total dhe pse kane paguar para nuk iu erdhen hahah

  3. ka me keq says:

    Flaken i vini se vete do digjeni! na merziten ngado qe jemi me palaçolleqet e sali kermes e Ilir mortjes!

  4. Tiku Rosa says:

    Te organizoje proteste Tik Rrosaku apo Tik Rosa sic i thone ne lagje shpejte nje gurre ne qafe dhe mos jeto me jepi funde jetes

  5. alvi maliqi says:

    gjithe ato para te hedhura nga berisha e meta per transportim e pagesa tjera dhe kane perfunduar nje grusht

  6. Qytetar i Tiranes says:

    idotet nuk protestoje per cmimin e naftes po per te mbrojtur Salih Plehun dhe ilir Bythen Shpresoje se me keto karlliqe do bijen ne pushtet prap Salihin dhe Ilirn me Monika kurven Nuk e dine qe si non grata si Ilir Meta tashme jane letra te djeguar Protestoje per naften ata qe perdorin makinen per te ardhur verdalle pa bere asnje pune ,vetem shesin pordhe me makina neper Tirane Protestoje per naften dhe ata qe as kane makine fare Na del nje kloun si ai Binaj dhe nje idiot si Lapi dhe bejne sikur jane lider te protestes dhe do jene shpresa e shqiptarve Kjo eshte per te vene duart ne koke

  7. alphade says:

    Deri me sot kishim degjuar se te varferit bejne protesta
    e demostrata ! Ndersa vetem ne Shqiperi ndodhin cudi-
    ra, te pasurit me ne krye miliarderet Berisha-Meta jane
    ngritur ne proteste per cmimet e naftes ! Ai qe ka nje Benz
    50-60 mije dolla-rotesh ka te gjitha mundesite te bleje edhe
    benzinen sado te kushtoje, te paguaje edhe “toll-in” e Kalima-
    shit qe aq zhurme beri presidentja e Kosoves …!!! Kesaj I thone
    “Fshati digjet e k….. va krihet” duke patur parasysh ketu Ukrainen…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje