Rama: Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital

17 Mars 2022, 17:23Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka një përgjigje, sipas tij për të gjithë kritikët me shëndetësinë në vend. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se kur dëgjon ata që ankohen për shëndetësinë, më mirë që nuk iu ka rënë rruga për në spital.

Për të thënë të kundërtën, Rama ka publikuar pamjet nga blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

“Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital pa punë e madhe që shajnë me të dëgjuar. Ky është Blloku i ri Operator në Spitalin Rajonal të Shkodrës”, shkruan Rama.

10 komente në “Rama: Kur lexoj disa që shkruajnë sa keq është bërë shëndetësia, them me vete sa mirë që s’u ka rënë rruga për spital”

  1. joel shkodra says:

    Shendetsia nuk ka vetem spitalet, mjetet e shtreterit, por, kryesorja, jane njerezit qe punojne aty: mjeket, infermieret dhe te tjeret. Po keta kane ndryshuar?

  2. Arben Hoxha says:

    shendetesia nje pike teper e rendesishme, investimi ne te eshte dicka teper produktive

  3. Luljeta Lushi says:

    Thjesht duke pare fotot se si ka qene dhe se si eshte duket qarte qe eshte nje kryeveper ??

  4. elisa berzeshta says:

    duke vene fotot perball njera tjetres vihet re ndryshimet dhe kjo gje len per tu deshiruar

  5. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Kryeminister legen,
    jane rritur 50 % edhe cmimet e varrimit apo dhe ato ndikohen nga lufta ne Ukraine?
    Kush vjedh fukarain eshte legen

    1. patrioti says:

      Pervec teje , sa legene te tjere kane dale nga pidhit i sateme , o Vito ?

  6. sapa says:

    Ne nje gje i jap te drejte ketij sharlatanit kryeminister.Ai nuk po thote per punonjesit e spitalit por po thote shikoni spitalet!Ai nuk po mohon se spitalet jane te mbushur vetem me njerez qe te heqin edhe breket!

  7. Lekondi says:

    UNE JAM NJE MBROJTES I PA LEKUNDUR I EDI RAMES POR NUK JAM AS MALOK AS ZEZAK TI MBROJ TE METAT PERSONIT QE KAM RESPEKT. PER KETE GJENDJE MIZERABEL TE SHENDETESIS NE SHQIPERI TI EDI RAMA MBAN PERGJEGJESI. AQ ME TEPER SE NE FUSHAT ELEKTORALE PREMTOVE SE DO E BEJE MODEL SHERBIMIN SHENDETESOR BILES SHTOVE SE DO ISHTE JO SIPAS XHEPIT POR SIPAS NEVOJES. QINDRA NJERES NE SHQIPERI KANE NEVOJE TE DOMOSDOSHME OPERACION TRANSPLENT PER MBIJETES POR SHUMICA NUK PERBALLOJNE DOT COSTON E OPERACIONIT PER ZEMER RRETH 15.000 EURO KURSE PER VESHKA RRETH 20.000 EURO. REAGIMI I EDI RAMES ESHTE QESHARAK MBAS VREJTJEVE PER GJENDJEN E SPITALIT DHE TE SHERBIMIT SHENDETESOR. PA SHENDET TE MIR NUK KA VLER ASGJE TJETER E MIR EDHE SIKUR TE JET NJE MAL ME FLORI.

  8. Xhevdeti says:

    Jetoj në Durrës, tre herë kam këkuar ambulancën dhe të trija herët më ka ardhur brenda 7 minutave.
    Mjerisht më është dashur të bëj 200m në këmbë se bashkia e Durrësit na ka lënë në pikë të hallit që nga viti 2001 që kur partia sociliste drejton këtë qytet.

  9. Balo says:

    Të kemi kujdes me perceptimet për shëndetësinë!
    Kuptohet që çdo shqetësim i pa adresuar na bën të gjykojmë për shëndetësinë në total po problemet janë ku e ku më të rënda!
    Dje,sot,nesër po zhvillohen në Tiranë provimet për specializimet e ardhshme në mjekësi në Shqipëri…
    Njëzet mijë euro pagesa për të marrë një degë të mirë ….deri sot ë,më vonë me pakësimin e kuotave vlera kuptohet që rritet!
    QSUT e mbushur me mjekë miq,dashnore,farefis i rrugaçëve që tashmë quhen oligarkë.
    Administratat e spitaleve të rretheve mbushur me militantë,drejtorë debilë, mjekë specialistë që duan të mbledhin eurot që lanë gjatë specializimit dhe infermierë lekistë të prapë që u mbathën me para gjatë Covid dhe nuk ngopen ende!
    Koçensionari që nuk hap data për analizat dhe pacientët detyrohen ose te privati ose nuk ka ilaçe.
    Aparaturat e grafi ,eko,skaner nëpër spitale nuk punojnë përditë…
    Qëndra shëndetësore me mjekë familje që janë kthyer në sekretarë të Fondit i cili nga një anë reklamon publikisht se rimburson çdo mjekim,nga ana tjetër kërcënon verbalisht mjekët e familjes se paskan tejkaluar limitin e barnave që duhen rimbursuar pavarsisht se kanë dhënë mjekime brenda rregullave,pra le të vdesë tjetri pa ilaçet që i takojnë të rimbursohen se u tejkalohet fondi atyre!
    Dhe nuk kanë bythë ti japin urdhërat me shkrim ë!
    Abuzime me ilaçet,një njeri e fillon mjekimin me një antibiotik dhe pas dy ditësh duhet filluar tjetër sepse mbaroi në spital,ose…blije pastaj…
    Spitale pa dyer,pa ngrohje,pa asnjë lloj sigurie,pa ujë të ngrohtë..ushqimi vjen me çanta plastike..
    Një spital i ri i inauguruar tani afër me tamtame qeveritare por që ende nuk funksionon si spital
    Nuk ka shërbim urgjencë,nuk punon të shtunë ,të dielë,disa shërbime i ofron deri në orën 16, më pas hallexhinjtë të shohin hallin,nuk u do qejfi doktorëve të ofrojnë shërbim për një individ, nuk e ofrojnë,nuk u do qejfi të pranojnë një rast të rëndë,nuk e pranojnë dhe askush nuk ndihet…
    Këto janë një pjesë e të vërtetës të shëndetsisë,jo se ai zotëria që ankohet për ambulanca nuk ka të drejtë jo,por këto janë direkt përgjegjësi e qeverisë…
    Kurse kryeministri dhe ajo biokimistja përurojnë godina…
    Se çfarë do bëhet në to, një Zot e di…!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje