Gripi i shpendëve në Shqipëri? Reagon Ministria e Bujqësisë: Ja e vërteta e lajmit

16 Mars 2022, 17:00Sociale TEMA

Ministria e Bujqësisë në Shqipëri ka reaguar pas njoftimit se 500 mijë pula kishin ngordhur në dy pulari në Durrës.

Sipas saj nuk ka ende asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri.

Në deklaratën për mediat, ministria thekson se pas analizave të kryera në tre data të ndryshme dhe me mbi 60 kampione, rezultatet e marra nga mostrat e dërguara nga Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve drejt laboratorit të certifikuar në Institutin për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë përjashtojnë kategorikisht sëmundjen virusale të gripit të shpendëve.

Ajo shton se rezultatet e analizimit në laboratorin e referencës konfirmojnë se nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët.

“Ju bëjmë me dije se rastet e dyshuara janë të lokalizuara në vetëm 2-3 stabilmente në një zonë të vetme”, shkruhet në njoftim.

Agjencia Kombëtare e Veterinarisë dhe Mbrojtjen e Bimëve dhe Instituti për Sigurinë Ushqimore dhe Veterinarinë janë në monitorim të vazhdueshëm dhe po bën kontrolle për të verifikuar arsyet e kësaj situatë epizootike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje