Ministrja Xhaçka takon Josep Borrell: Siguria evropiane në krizë, të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

15 Mars 2022, 16:59Sociale TEMA

Ministrja për Evropën dhe Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, njëkohësisht Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Në fokus të takimit ishte kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak rus në Ukrainë dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Xhaçka theksoi se në përballje me këtë krizë të madhe të sigurisë evropiane, Ballkani Perëndimor nuk duhet të lihet jashtë fokusit të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, procesi i integrimit evropian të vendeve të rajonit duhet të përshpejtohet, fillimisht me mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së për masat kufizuese.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme.

1 komente në “Ministrja Xhaçka takon Josep Borrell: Siguria evropiane në krizë, të mbahet sa më shpejt Konferenca e parë Ndërqeveritare me Shqipërinë”

  1. ben. says:

    Tha gje ky Borelli , do bleje ndonje nga vilat e tua ne gjipe mbi token dhe detin qe te fali Rama?
    Jo per gje se jemi dhe ne lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje