BE refuzon mishin shqiptar, nuk mund ta eksportojmë për mungesë sigurie

14 Mars 2022, 17:17Sociale TEMA

Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Ndonëse prej 30 vitesh jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.

Shkaku kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.

“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, thotë për A2 CNN Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve.

Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

“Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo. “Kemi nevojë që të krijojmë infrastrukturë të besueshme për konsumatorin tonë. Për sa kohë flitet për skandale, akoma konsumatori ynë është lart. Struktura që duhet të garantojë sigurinë nuk është fort e besueshme”, thotë Stafa.

Një tjetër problem që ka çuar në refuzimin e Bashkimit Europian për të importuar mish nga Shqipëria është mungesa e regjistrimit të fermave si dhe përdorimi i ilaçeve shpeshherë të pakontrolluara.

8 komente në “BE refuzon mishin shqiptar, nuk mund ta eksportojmë për mungesë sigurie”

  1. Trojan says:

    ha ha nga njera ane evropa kurve do e tregoje dashurine ,nga ana tjeter dhe mishi shqiptare te ngec ne fyt lere se cfare nuk i bejne pastaj ,pa le ne 2 kg mish 1 e ke kocke dhe te thote ku do e coj une kocken ,jashte me 7.5 euro e mer me 100gr kocke me 8 euro tule komplet ,dhe keta duan evrope

  2. AlbNY says:

    Do eksportojne mish shqiptaret?! Po ke do konkurojne, Hollandan, Belgjiken. Angline, Gjermanine?
    Tregjet europiane mbushen plot e perplot cdo jave me produktet e mishit nga vendet me lart.

  3. DinPak says:

    Inshalla nuk e lexojne protestatoret tane profesioniste kete lajm sepse me siguri kane per te shtuar nje parrulle tjeter ne protesten e radhes.

  4. An says:

    Kjo ashte pordhe me hudra,qe mediat ja hedhin gomerve,cila evrope do me eksportua mish nga Shqiperia ,ne evrope ka super prodhim e bahet fjale per te paksuar fermat e bagtive sepse jane edhe te demeshem per ambjentin

  5. shori says:

    Nuk duan mishim shqiptar, por shqiptaret per mish (per top), mor derdimene injorante…!

  6. Ppp says:

    Djalli fshihet ne detaje
    Nqs lexoni me kujdes thote
    Gjersa be jep grante per te menaxhuar sigurine ska eksport
    Pra nqs nuk permbyllet procesi i sigurise ska eksport
    Pse nuk permbyllet procesi??
    “Nuk permbyllet sepse grantet mbarojne dhe keshtu vazhdojme ne pafundsi me procesin”
    Jam kurioz kush ka perfituar dhe vazhdon te perfitoje keto grante dhe per mos leshuar kocken bllokon krejt vendin???
    Sigurisht qe km zdi gje cdo gje eshte pergjegjsi personale
    Sa per cilsine as qe diskutohet qe eshte super krejt e kunderta ajo qe thote ky zotria qe kerkon te mbuloje korrupsionin duke diskrimnuar mishin vendas
    Ky spo shan pulat e kalbura te brazilit e jo te shaj mishin tone

  7. P says:

    Shteti I ramut karagjozit sali gerrdecit bashk me like floririn ktyre te mesipermve nuk I leverdis te kontrollohet cdo gje se duan ta bin vet nga jasht pi***t e kurvave dobica komonisti

  8. Taulant says:

    Per cfare mishi flitet ne Evrope … per fermat e derrave ne kushte skandaloze apo per pularite tmerr qe prodhojn vetem viruse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje