Pamje nga lart: Ja pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e pestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë

13 Mars 2022, 11:57Sociale TEMA

Vijon për të 5-ën ditë radhazi protesta përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimit të naftës dhe produkteve të tjera të shportës.

Ndryshe nga protestat e para, sipas pamjeve të siguruara vihet re se pjesmarrja e qytetarëve ditën e sotme është më e ulët.

Ndonëse ditën e djeshme pati një ulje të çmimit të naftës dhe u prezantua një paketë ndihme nga kryeministri, protestuesit janë ende të pakënaqur me këtë reflektim duke e quajtur minimal.

 

Ashtu si një ditë më parë, protestuesit janë nisur nga sheshi “Skënderbej” për t’u pozicionuar përpara Kryeministrisë, ku shumë aktivistë dhe qytetarë mbajnë fjalimet e tyre.

7 komente në “Pamje nga lart: Ja pjesëmarrja e qytetarëve në protestën e pestë kundër rritjes së çmimeve në Tiranë”

  1. ZHEJI koke pa lari says:

    Shume shume pak mbeshtetes te foltores Meta -Berrisha haaa sa qesharake .
    Ka nje jave qe Rama fitoje 5 bashki ne 6 do te thote qe ka nje ritje te besueshmeris nuk i kuptoje keta analfabete as opozite nuk dine te bejne

  2. Bato says:

    Paketa e ndihmes eshte minimaliste. KM e prezanton ndihmen per rimbursimin e energhise elektrike sikur osshe importon 100% te energjise kur kjo shifer eshte diku 70-80%. Nese e marrim per te vertete qe cmimi be burse eshte 7 here me i larte atehere kjo shifer perkthehet ne 2.2- 3 jere me e larte e fatures faktike te energhise qe vjen per konsumatorin. Nga ana tjeter rimbursimi per rritjen e cmimeve ushqimore bazohet ne rritjen prej 7% e indeksit te cmimeve te shportes per,muajinshkurt. Goditja me e madhe e cmimeve ka filluar ne mars ku cmimet jane rritur mbi 30%. Indeksi i shportes ne vetvete nuk eshte i besueshem pasi ne shiperi i bie qe cmimet jane rritur me pak se gjysma e vendeve te rajonit ne nje kohe qe prodhimi i brendshem ne sektorin ushqimor eshte i papperfillshem krahasuar me fqinjet. Ulja e cmimit te naftes bazuar vetem ne uljen e marzhit te fitimit te tregtareve eshte zgjidhje afatshkurter qe nuk garanton qendrueshmeri. Km duhet te mendoje me shume per shtresat ne nevoje. Nese jemi ne lufte dhe qeveria eshte ne lufte dhe duhet te zgjidhe qesen dhe te rialokoje buxhetin duke ulur shpenzimet e luksit dhe jo te rrise borxhin publik

  3. Salikoqja says:

    cdoni te thoni, populli eshte i kenaqur dhe nuk del ne protesta?

  4. Jimi says:

    Po ti Sali si thua, qe kjo proteste behet nga populli dhe per popullin, prandaj ka pjesmarrje kaq te madhe ?

  5. Monika says:

    Eshte populli i dy marsit,mbajne edhe distance nga njeri tjetrit per te respektuar masat ndaj covid 19

  6. Drini i BardhE says:

    Proteste qesharake e nje indinjimi te legjshem deshmon qe foltorja e Saliut eshte shperngulur ne rruge… çfare rrugaçi! çfare rrugaçesh!!

  7. mik says:

    Nese tema nuk do na konsideronte budallenj nuk do e nxirrte kete foto.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje