Bordi i Administrimit të Karburanteve ka vendosur çmimet për produktet e benzinës, naftës dhe gazit deri më datë 15 mars. Në këto tre ditë nafta dhe benzina do të shiten me vlerë 217 lekë/litri ndërsa gazi është përcaktuar me vlerë 93 lekë/litri.
Vendimi:
Në mbledhjen e tij të datës 12 Mars 2022 Këshilli i Ministrave, miratoi Aktin Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 8450, datë 24.2.1999 “për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës të gazit dhe nënprodukteve të tyre”.
Nëpërmjet këtij akti normativ normohen dhe monitorohen çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.
Në zbatim të këtij Akti Normativ u mblodh menjwherw Bordi i Transparancës dhe kufizimit të përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit,.
Në mbledhjen e tij të parë, dhe bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ vendosi:
1. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
2. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 217 lekë/litri.
3. Çmimi i shitjes me pakicë të nënproduktit gaz për periudhën 12 Mars-15 mars 2022, të jetë 93 lekë/litri.
Bordi i Transparancës do mblidhet përsëri ditën e martë, datë 15.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës, është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm, do të zbatohen penalitetet e përcaktuara në Aktin Nortmativ.
Nje gje nuk kuptoj si ka mundësi që të jemi në krizë nafte brenda 72 orëve?!! Ku sipas nje treguesi (worldmeter) kemi këta parametra
Oil Reserves in Albania 2016
168,332,000 barrels
Global Rank: 59th | Share of World: 0.01 %
17 vite rezerva të mbetura
(Me konsuminin në këtë nivel)
Bravo bordi, u “vratè” ne bythe…qesharake!
Protestat duhet të përshkallëzohen dhe çmimet duhet të ulen atsyeshëm jo vetëm për karburantet por edhe për bukën,vajin,vezët dhe fruta-perimet d.m.th për ushqinet e shportës. Qeveria duhet të heqë TVSH mbi shportën dhe taksat e importit mbi të. Derisa të arrihet kjo protestat duhet të vazhdojnë ose qeveria duhet të dorhiqet
U mblodh bordi per 5 leke.
Po me dasht me e shit me lire a mundesh??
U Mblodhen bushtrat e Rames te zgjidhin hallet e njerezve
O Tema perse nuk i jep te gjitha komrntet?
Protestat te vazhdojne derisa te arrihen marveshjet edhe per taksat e tvsh mbi produktet e dritherave te bukes ,qumshtit ,gjalpit ,djathit .pore me pare duhet q te largohen nga pratestat politikanet qe drejtuan e vodhen ate shtete .Atehere protesta mere rendesi te vecante.Cfare kujtoni ju se ministrja Balluku do te mendoje per juve ,kure i pushkatuan babane Beqirin ^ììì.