Policia e shtetit ka shoqëruar në komisariat një gazetar nga Bulqiza pas protestës që u mbajt në këtë qytet. Bëhet fjalë për gazetarin Sami Curri, bashkëpunëtor me disa media në Tiranë.
Arsyeja e policisë ishte thirrja që ai kishte bërë në rrjetet sociale që qytetarët t’i bashkoheshin në një tubim kundër rritjes së çmimit të naftës.
Protesta është mbajtur në “Rrugën e Arbrit” në mënyrë paqësore dhe më pas është shpërndarë.
Ajo ka zgjatur rreth 1 orë ku kanë marrë pjesë disa dhjetëra qytetarë. Çuditërisht edhe pse kishte marrë leje në polici, gazetari Sami Curri është shoqëruar në komisariatin e policisë në Bulqizë.
Këta shajnë Putinin ndërkohë që bëjnë më keq se ai. Ndalojnë protestuesit, godasin gazetarët, mbështesin nxitësit e luftës dhe armatosin atë që po bie në humnerë në emër të Demokracisë. Putini ndoshta është demon por këta janë Djalli vetë.
Putinizem shqiptar!
Hahah ky gazetaruci ka ble nje mikrofon del ne rruge dhe thot jam gazetar,identik si kamikazet e salih osman bin ladenit dikur kur delnin ne rruge me kapele policie dhe thonin jemi polic, pasi te grabisnin thonin se eshte tax per salih bin laden
Eshte turp qe nje gazetar per thirrje per rritjen e cmimeve ta coni ne polici. Duhej arrestuar menjehere Ilir Meta, Sali Berisha per thirrjet e tyre te turpeshme per te rrembyer armet e per revolucion. Revolucioni duhet bere kunder pronave te tyre’hajdute me cizme’ qe te dy. Turp i popullit dhe politikes shqiptare.
PRIT SE NUK KENI PARE GJE AKOMA THA VELLAI I ERDOGANIT MERO APO HAROVE.
Po çduhet të prisni nga të perkedhelurit e bllokut? A Ka me skandal ? Si pergjigje duhet te solidarizohet gjith Shqipria kunder ktyre plerave që kan 30 vjet qe vetem vjedhin
Dikur ne vitet 80 pushtetaret thonin nga karriget e tyre se jemi me te miret si ne ekonomi dhe ne mireqenie .Por nga karrigija e tyre ama.Ja dhe keta sot po e njejta gjuhe si baballaret e tyre nga karriget e tyre ju duket jata vaj. Po zbrisni nje here ne popull o b… pambuker si jetohet ne periferi si jetohet neper lagje si jetojne keta njerez se tirana nuk eshte vetem liqeni apo bulevardi se deri aty e keni shikimin ju.
Mos e beni kaq te madhe.
Ky Sami Curri nuk eshte gazetar i thjeshte, eshte i tipit Klodiana Lala dhe Sonila Meço, eshte kamikaz i maskarenjeve qe duan te vijne ne karrige duke shfrytezuar dhe bere pakt edhe me djallin.