Tension në Tiranë: Urbanët goditen me gurë, Shoqata nuk pranon marrëveshjen me Bashkinë

10 Mars 2022, 17:45Sociale TEMA

Qytetarët e kryeqytetit sot ( 10 mars) janë gdhirë me shpresa se, mund të lëviznin lirisht përmes linjave publike të transportit pas lajmit të vonë dje, për arritjen e një marrëveshje të shoqatës së urbanëve me Bashkinë e Tiranës, por orët e para ishin një zhgënjim.

Në disa stacione urbani i radhës ka vonuar edhe 1 orë. Në mëngjes stacionin “Mapo” në Kombinat qytetarët e irrituar kanë goditur me gurë duke thyer xhamin e autobusit të linjës 15 “Kinostudio-Kombinat”.

I pyetur nga Gazetasi.al përfaqësuesi i kompanisë “Shega trans” Ervin Shijaku tha se, për shkak të kësaj situate të tensionuar ata po diskutojnë që të pezullojnë shërbimin ditën e premte. Megjithëse, duket një vendim drastik dhe i mundshëm, përfaqësuesit e kompanive të transportit urban ende nuk e kanë unifikuar vendimin.

Shijaku tha se këtë javë çmimi i naftës ka kapur rekorde dhe situata financiare e tyre është përkeqësuar. Sipas tij, për linjën Kombinat-Kinostudio-Tufinë, nga 20 autobusë që janë dispozicion, këtë javë kanë punuar me gjysmë kapaciteti.

Bashkia e Tiranës të mërkurën në mbrëmje njoftoi se, ka nisur disbursimin e subvencionit për transportin publik në kryeqytet duke paguar këstin e parë për muajin Janar.

Shoqatat e transportit do të marrin në total 120 mijë euro dhe pagesat do të bëhen çdo muaj në bazë të skemës së subvencionimit. Siç e ka njoftuar edhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj më herët, shuma totale e subvencionit e miratuar si paketë ndihme për operatorët e transportit publik do të jetë 1 milionë euro dhe do të merret përgjatë gjithë vitit 2022.

Por Rizhin Qoshja kreu i Shoqatës së Transportit i tha Gazetasi.al se kësti i parë i subvencionimit për muajin Janar 22 nuk ka kaluar ende.

“Edhe nëse kalon, i marrin automatikisht tatimet për borxhe të mbartura. Ai këst është llogaritur për çmimin e naftës 170 leke/litër, domethënë është i pamjaftueshëm”.

Shoqata konfirmon se, autobusët janë të reduktuar në numër dhe nëse nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me rritjen çmimi apo mekanizma fiskal lehtësues, ata do të mbyllen gradualisht, pasi operatorët nuk do të kenë mundësi për të paguar karburantin dhe pagat. Operatorët urbanë kanë sugjeruar uljen e taksës për karburantet ose rritjen me 100% të çmimin e biletës.

Të martën Shoqata e Transportit kërkoi rritjen e çmimit të i biletës në 80 lekë nga 40 lekë që është aktualisht.

11 komente në “Tension në Tiranë: Urbanët goditen me gurë, Shoqata nuk pranon marrëveshjen me Bashkinë”

  1. 1 says:

    Vetem ne shqiperi ndodhin keto.Ne te gjitha vendet transporti urban eshte shteteror.Ne greqi besoj nga viti 95 u privatizua sherbimi urban ne athine dhe e pane qe deshtuan dhe e kthyen prap publik.Le ta bejne bileten 80 leke dhe njerzit do ikin ne kembe.SHteti ben pazare me keta qelbesirat dhe prandaj nuk u tregon vendin

  2. Xxxxx says:

    Ne transportin urban te hiqen fatorinot. Ka ikur koha me leke ne dore. Te behet si ne gjithe boten. Ne tirane gjysma e lekeve vidhen nga fatorinot dhe natyrisht dalin me humbje.

  3. k says:

    Fshataret e kryeqytetit,jo qytetaret e kryeqytetit.

  4. Gent says:

    Keta komentues nuk dine cfare thone. Cmimi i naftes ne Shqiperi eshte me i shtrenjte se ne vendet europiane. Atje bileta eshte 2.5 euro, ketu te ne 0.35 euro.
    Varferia jone nuk eshte justifikim per cmimin e biletes. Ka vetem nje rruge, rritje e cmimit. Ose shteti te marre persiper te mbaje cmimin e naftes per autobuzat ne nivel te ulet.
    Vidhkan fatorinot! Po pse pronaret nuk mbrojne dot veten?

    1. Emigrant në Milano says:

      O Gent, në Itali bileta kushton 1.5 euro dhe zgjat 75 minuta, që të jep mundësinë të përorësh disa mjete (përfshirë metronë) deri sa të mbërrish në destinacion. Në Tiranë (nuk e di në rrethe) bileta zgjat derisa zbret, pra edhe për 1 stacion apo 2 dhe për të shkuar në punë duhet të presësh 2 apo 3 bileta. Pa përmendur kushtet e mjeteve, higjienën etj, që në Tiranë është për tokë.

  5. Jeronim Baze says:

    Te kaloje ne pronesi te shtetit . privatit futini nje shqelm bytheve. Te pangopur

  6. rexha 10 says:

    LUFTA PO BEHET NE UKRAINE ,PORE PER TU SHKATERRUAR PO SHKATERROHET KRYEQYTETI I SHQIPES,SE KAFSHET NGA TE DY ANET ,SI ATA TE TRANSPORTIT PRIVATE QE KOMANDOJNE AUTOBUZAT PUBLIKE ,PO KESHTU EDHE KOMUNARET QE BEJNE PAZARET ME PRIVATET NEN KURRIZIN E QYTETAREVE .MOSE TE PERDOREN LINJAT E AUTOBUZAVE PER NJE JAVE ,DHE DO TE SHIKONI SE DO TE JETE PRIVATI QE DO TI DORZOJE AUTOBUZAT SHTETIT ,DHE ME NJE BORXHE SAQE VELIAJ NUKE MUNDE TA SHLYEJ PER 10 VITE .NUKE ESHTE PROBLEMI I CMIMIT TE NAFTES ,PORE PROBLEMI I VJEDHJES SE FONDEVE PUBLIKE PER TE MBAJTUR GJALLE AKTIVITETIN E MAFIES SE TRASPORTIT .LE TI FUTEN NJE KONTROLLI DUKE FILLUAR NGA FATORINAT,E DERI KONTROLLIN E RRUGEVE TE LINJAVE PERKATESE .ATA AUTOBUZA PO PERDOREN SI TAKSI ,DUKE MOSE PASUR ASNJE ORARE TE CAKTUAR .LE TE NDERHYJE QEVERIA ,DHE DO TE SHIKOJE NJE MAFIE TJETER QE QUHET AJO E TRASPORTIT ,KU AUTOBUZET I GJENE RRUGEVETE TIRONES .

  7. Eugen says:

    kaq dine maloket e ardhur ne Tirane vetem te qellojne me gure Ata duhet ti cosh nga erdhen te flejne prap me dhite dhe lopen ne nje dhome me dru poshte kokes si jastik

  8. Emigrant në Milano says:

    Në Itali bileta kushton 1.5 euro dhe zgjat 75 minuta, që të jep mundësinë të përorësh disa mjete (përfshirë metronë) deri sa të mbërrish në destinacion. Në Tiranë (nuk e di në rrethe) bileta zgjat derisa zbret, pra edhe për 1 stacion apo 2 dhe për të shkuar në punë duhet të presësh 2 apo 3 bileta. Pa përmendur kushtet e mjeteve, higjienën etj, që në Tiranë është për tokë. Kurse në Gjermani çmimi varion sipas stacioneve që do të bësh.

  9. syçeluri says:

    KUR GJEN SHESH BEN PERSHESH THONE SHQIPTARET DHE KETA TE SHOQATES SE TRANSPORTIT MIRE BEJNE SE KY SHTET NE VEND QE TE MBROJE KONSUMATORINJ MBRON KETA QE RRJEPIN POPULLIN.SHTETI TI KONFISKOJE URBANET DHE TA BEJE SHERBIMIN NGA BASHKIA

  10. Tirona says:

    Si përher ktu në komente lexo gjona nga më të pabesueshmet. Njoni më lart tha që katunarët e kryeqytetit. Po mir mër ti qytetari i partisë ça do ti? Bileta 100 lek e nafta 300 lek?? Jena ven me burime marramendëse të naftës o k*ri. Un sjom aty se po të isha do i kisha q* ropt flakën do i veja ene jom nja 4 breza e më shumë TIRONAS. Juve ju ka zon syt RAMA O CARA. 2.2 € NAFTA në LANDIN nr 1 në Gjermani që ma Gjermanin me Bukë por ju dele partie jeni dilni e mroni RAMËN.Vk paskam bo gabimin e jetës që përveç votës time i dhash ene 100 vota kti KUR*E që quhet RAMA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje