Shqiptarët që jetojnë prej shekujsh në Ukrainë, por dhe ata që janë në qytetin e Kharkovit dhe 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes në Ukrainë, qytete që prej më shumë se një jave janë në qendër të sulmeve të ushtrisë ruse, nuk mund të evakuohen drejt Shqipërisë.
Lajmin e bëjnë të ditur burime për Gazetasi.al pranë Ministrisë sonë të Jashtme, të cilët thonë se për shkak të numrit të madh të anëtarëve të familjeve shqiptare, shihet praktikisht e pamundur lëvizja e tyre.
Deri më tani, thonë burimet, të vetmit që janë larguar janë 15 shqiptarë që punojnë në organizatat e OSBE në Ukrainë.
Burimet e Gazetasi.al thanë se megjithatë, kontaktet me komunitetin shqiptar në Ukrainë po mbahen përmes konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Ukrainë, Shahin Omarov, i cili i ka ndihmuar dhe për strehim edhe për ushqime.
Kryetari i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës, Aleksandër Dermentli, në profilin e tij në “Facebook” ka bërë thirrje për më shumë ndihma nga ana e atdheut, Shqipërisë në drejtim të komunitetit shqiptar në Ukrainë.
Ai ka kërkuar më herët dhe ndihmë për evakuimin drejt Shqipërisë, por nga ana e Ministrisë së Jashtme përgjigja ka qenë negative, për shkak të një mungese të informacionit zyrtar se sa është numri real nga ky komunitet.
Burimet në Ministrinë e Jashtme thanë se ndryshe nga vendet e tjera, ku është kërkuar regjistrimi i shqiptarëve pranë konsullatave tona, komuniteti shqiptar i Ukrainës ka refuzuar të japë informacion për numrin e tyre dhe kontaktet.
Ndërkohë, vetë kreu i shoqatës “Bashkimi i Shqiptarëve të Ukrainës”, shkruan në profilin e tij në “Facebook” se i kërkon të gjithë shqiptarëve të bashkohen.
“Ndihma humanitare është e nevojshme për qytetin e Kharkovit, ku ndodhet Konsullata e Nderit e Republikës së Shqipërisë në Ukrainë dhe për 3 fshatra të rajonit të Zaporozhyes ku jetojnë në mënyrë kompakte shqiptarët”, shkruan Dermentli/ SI
Mire se vini ne Shqipni ose ne Kosove !!
Qeverria Shqiptare duhej menjiher te Organizonte Evakuimin e gjithe Shqiptareve te Ukraines
ne Shqiperi duke bere te pamunduren me nji Ekip Special Shpetimi ,
qe duhet te niset menjiher drejt Odeses .
Ndryshe jeni nji shkerdhate shtet se ngelet cdo dite duke ber bla bla per Ukrainen .
Ja ku eshte Rasti me tregu se cilet jeni te te vertete .
Njoftim!
Per te ndihmuar shqiptaret e Ukraines, Ministria e jashtme do te paraqes ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Ministrave propozimin e meposhtem:
1. Kryeministri do bej dy postime ne FB ne lidhje me kushtet e veshtira qe po perjetojne shqiptaret e Ukraines.
Postimet do te pozicionehen me kujdes midis lajmit per rritjen e naftes edhe lajmit per rritjen e cmimit te energjise elektrike.
2. Nje postim nga ministresha Balluku edhe nje postim tjeter nga Lali Fiku.
3. Nje puntate e vecante nga rubrika Opinion e Bledi Toptan Fevziut ku e ftuar speciale do jete Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj.
3. Ngarkohet Rudina Xhubra te niset urgjent ne Paris edhe te xhiroje nje dokumentar ne lidhje me shqiptaret e Ukraines. Nese Rudina nuk eshte dakort per shumen e alokuar per trasportin (tollonat e naftes etc) te therritet Marin Mema.
4. Pika e fundit per nga rradha por jo nga rendesia. Duhe pasur parasysh qe Ukraina ka shume vajza te bukura te ngarkohet Tigri, Arben Ahmetaj te organizoj nje fushate per mbledhje ndihmash. Gjithashtu Tigri ngarkohet edhe me perzgjedhjen nje me nje te modeleve ukrainase qe do te marrin strehim tek rezidenca qeveritare ne bllok apo te resortet e Irfanit ne Golem.
Ngarkohet Endri Fuga qe te hapi menjehere pyetesorin edhe te pyesi pensionistet a jane dakord me masat e mesiperme
Apo KM i Shqiperise s’ka pas kohe me bo llogje medieve e parlamentit
me byrhcin basha e kokbreshken presidente !!!!!!!!!!!!!
Situata te tille ven ne prove Qeverrite dhe tregojn surratin e vertete te paraziteve ose Shtetareve .
–
Shqptaret e Ukraines duhen ndihmuar menjiher Shteti Rama Ministria e Jashteme duhe menjiher te levizi bythen
dhe veproje duke vene gjithcka ne dispozicion per t’i shpetuar Shqiptaret tane ne Ukraine
ndryshe zhdukuni nga Qeverria menjiher (pordhace te qelbet mediesh qe kerkoni vetem vemendje)
Palloshi i gjate na pruni bythzinjte e afganistanit dhe per kto nuk ka mundesi qe jane shqiptare
Ja pra momenti i se vertetes !
Nese lajmi eshte i sakte ,qeveria eshte para proves,te tregoje sa duam vehten mes njeri tjetrit.
Te huajt i duam ,po gjakun tone ?
Zoteri ndaj rusis ti si shqiperi duhet te jesh mjaft i matur ne shprehje dhe me te drejt u shprehet se ruasia per shqiperin eshte nje vend mik sepse na lidhin nje sèr faktoresh .Per vellezerit tane shqiptar ne ukrahin shteti nuk duhet te hezitoj por te formoj menjher nje grupe pune ne ministrin e jashtme dhe ti sjelli te gjith shqiptaret,ose tani o kurre.Ata i kane syt nga memedheu,erdhen ne shqiperi nga gjith vendet arabe dhe shume mir qe i pranuam por vellezerit tane mes bombash dhe ne çfar bejme,presim nga nje konsull nderi,.Konsull nderi eshte nje titull qe jepet falas ose ka edhe nga ata qe shikojn interesin personal pranda e perseris shteti sebashku me Kosoven Maqedonin Malin e Zi te nderhyjn sa me shpejt te jet e mundur.