Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë. Me këtë thirrje qytetarët shqipatrë kanë nisur në orën 11:00 marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera.
Në ditën e katërt të protestës marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët për 3 ditë me radhe që nga e mërkura e 9 marsit, kur çmimi i naftës kapërcepu 260 lekë kanë protestuar në çdo qytet të vendit duke penguar qarkullimin dhe duke bllokuar akset rrugore.
Rritja e çmimit të karburantit dhe ajo e produkteve ushqimore ka nxitur reagimin qytetar të cilët janë mbledhur çdo ditë përpara kryeministrisë, mes tensioneve dhe kundërshtive. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin e makinave Ka pasur mbi 100 të shoqëruar dhe arrestuar nga policia.
Një numër i madh forcash policie janë planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët.
” Policia i ka bere thirrje protestuesve te mos bllokojne rruget ” !! Protestuesit duhet te bllokojne trotuaret.
Kane ardhe nga gjithe shqiperia?Shyqyr qe kane patur leke …per te mbushur makinat.Krize e thelle ,Jo shaka,Kane ardhe me leke borxh.
Mos e fajtoni Edi Ramen dhe qeverine e tij. Jo vetem ai, por te gjitha qeverite kleptokrate (kuislinge te Ramiz Alise) qe kane drejtuar Shqiperine keto 30 vjet (plot nje brez i tere njerezor ) nuk mund ta benin Shqiperine nje end me nivel normal jetese, sepse fatkeqesisht nuk kishin ne krye njerezit e afte por vetem militantet e partive perkatese.
Me pak fjale mos kerkoni permiresim te jetesese sepse ky stan keke dhe vetem kete bulmet ka.
Sapo pashe visione nga lart per pjesmarrjen.Jo me teper se 700 vete.Dhe te thuash qe Kane ardhe nga gjithe shqiperia?vetem Nese Jane delegate te zgjedhur me vote …Gjithsesi ,Edhe 10 beta te dalin eshte e drejte e tyre,Por te pengojne levizjes e lire te njerezve,te bllokojne trafiku,te shantazhojne drejtuesit e mjeteve ,te kundershtojne policin ne krye te detyres,keto Kane qene dhe Jane te renda.Te ishte Saliu dhe Policise e tij do kish patur te vrare
Qe te vish nga jasht Tiranes per te protestuar do te thote qe çmimi i karburantit nuk është mjaftueshem i larte që të udhetosh.