"Ndër më të varfrit e me çmimet më të larta"

13 Mars 2022, 09:29Sociale TEMA

Çmimet e karburanteve në Shqipëri llogariten si më të shtrenjtat në Europë. Rrogat ndër më të ulëtat. Mijëra qytetarë protestuan të shtunën kundër rritjes së lartë të çmimeve në vend.

Protestat në Shqipëri filluan nga mesi i kësaj jave, (09.03.) kur çmimi i karburanteve u rrit me më shumë se 40 përqind dhe qeveria deklaroi se tregjet europiane dhe ato ndërkombëtare të karburanteve kanë pësuar luhatje nga lufta në Ukrainë.

Protesta e së shtunës (12.03.) kishte një pjesëmarrje më të madhe se ato parë të tri ditëve më parë. Me parulla antiqeveritare si “Do dalim në rrugë me qindra dhe mijëra, po nuk ranë çmimet do bjerë qeveria”, “Taksoni oligarkët, jo qytetarët”, protestuesit mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”: Protestuesit morën fjalën para godinës së kryeministrisë me një kërkesë të njëjtë: ndalimin e rritjes së çmimeve.

Çmimet e karburanteve – më të shtrenjtat në Europë

Protestuesi Shkëlzen Margjeka, me profesion ekonomist thekson për DW se rritja çmimeve është abuzive.”Çmimi i naftës në Shqipëri, edhe pa rritjen për të cilën jam sot në protestë, ka qenë më i larti në Europë. Nëse në vendet e BE një litër naftë në janar ishte 1,3 euro, në Shqipëri ishte 1,6. Nëse krahasohen pagat në vendet e BE me ato në Shqipëri situata është sa qesharake aq edhe dramatike. Nga ana tjetër rritja është abuzive. Shqipëria ka importuar 120 mijë ton naftë kur në një muaj shpenzon vetëm 50 mijë ton. Deri në maj vendi ka rezerva dhe nuk ka pse të ngrihet çmimi. Taksat në Shqipëri janë më të lartat në Europë. Edhe rritja e çmimit të miellit është abuzive pasi ka rezerva për 3 muaj. Reagimi i institucioneve shtetërore ndaj rritjes së çmimeve është shumë i vakët. Për sa kohë shteti mbahet me taksat tona, qeveria duhet të përgjigjej menjëherë. Ka një reagim të fuqishëm qytetar në këtë protestë, kam besim se ajo do të ketë ndikim pozitiv”, thotë Shkëlzen Margjeka për DW.

Shtresat e varfra dhe pensionistët në zgrip për jetesën

Shtresat e varfra që marrin një mbështetje më pak se 100 euro në muaj dhe pensionistët me 150 euro pension nuk mund të përballojnë rritjen e çmimeve. Protestuesja Alketa Grepcka, pedagoge në Universitetin Bujqësor thotë për DW: “Rritja e çmimeve të shportës prek gjithë popullatën, por sidomos plotësimin e nevojave bazike të pensionistëve dhe shtresave në nevojë. Por edhe ne intelektualët prekemi nga çmimet e larta të shportës. Paga ime është 500 euro në muaj, taksat janë të larta, Lufta është në Ukrainë, qeveria duhet të marrë masa për të zbutur pasojat dhe jo një ditë të bukur zgjohemi me rritje stratosferike të çmimeve,” thekson ajo për DW.

Pasuria kombëtare zotërohet nga 3 përqind e popullsisë

Në protestën e së shtunës kishte një pjesëmarrje masive të rinisë. Protestuesja Flavia Osmani, aktiviste, studente në Fakultetin e Ekonomisë thotë për DW: “Unë dhe bashkëmoshataret e mi që jemi sot në protestë mendojmë që kemi një sistem të korruptuar, ku pasurinë publike, kombëtare e zotërojnë vetëm 3 përqind e popullsisë. Qeveria mbështet vetëm më të pasurit. Kemi ardhur në një pikë, ku çmimet janë dyfishuar, kur paga minimale është 250 euro. Në një ekonomi kaq të vogël sa kjo e Shqipërisë çfarëdo lloj ngritjeje çmimesh bëhet nga oligarkë të pasur. Kjo protestë nuk ka vokacion politik. Popullit i ka shkuar thika në kockë, nuk mban më. Një byrek që ishte 2,5 euro tani është 5 dhe ne studentët po mendohemi tani, ta marrim për mëngjes apo jo,” thotë për DW Flavia Osmani.

Protestat kanë shpërthyer edhe në qytetet e mëdha të vendit ku protestuesit kanë bllokuar rrugët kombëtare.

Qeveria miraton aktin normativ

Në kohën kur zhvillohej protesta në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përballë godinës së kryeministrisë, kryeministri Rama zhvilloi një mbledhje të qeverisë ku u miratua Akti Normativ, që vendos një normë dhe monitoron çmimet e shitjes së nënprodukteve të naftës për konsumatorët.

Protestuesit deklaruan se do ta vazhdojnë protestën e tyre në ditët e ardhshme. /DW

4 komente në ““Ndër më të varfrit e me çmimet më të larta””

  1. Bubuzhel Berati says:

    NJERIU PASUROHET ME PUNE
    SHQIPTARET NUK PUNOJNE JANE LYPSA DEMBELA
    CMIMI I KARBURANTIT NE TREGJET NDERKOMBETARE NUK BENE DIFERENCE VENDE I VARFER VENDE I PASUR CMIMI ESHTE UNIKE NJE PER TE GJITHE .
    CFARE DUHET BERE ESHTE ZGJIDHJA .
    QYTETET SHQIPTARE JANE TE VOGLA MAKINA NUK ESHTE E NEVOJESHME NJD BICIKLETE ELEKTRIKE APO NJE SCOUTER MOTORE LINJE URBANE APO NE KEMBE .
    CMIMI NAFTES NE SHQIPERI NUK ESHTE I LARTE POR SALI BERRISHA DHE META PERFITOJNE NGA INJORANCA E SHQIPTARVE TE ZBRITUR NGA MALET DREJTE QYTETIT .
    NE CMIMIN E NAFTES NE SHQIPERI ESHTE TAKSA E RRUGES DHE TAKSA KARBONE QE DUHET GJITHE EUROPA TA MARI SHEMBULL .
    UNE PAGUAJE NJE TAKSE RRUGE + CARBONE 282 EURO NE VITE SIPAS PUISSANCES SE AUTOMJETIT DHE BEJE 5000 KM NE VITE
    NDERSA NJE TJETER ME TE NJEJTEN MAKINE SI IMJA BENE 60 MIJE KM NE VITE DHE PAGUANE TAKSE NJESOJE SA MUA KJO NUK ESHTE E DREJTE NDAJ SHQIPERIA ESHTE SHEMBULL KUSH KONSUMONE ME SHUME PAGUANE ME SHUME .
    PENSIONET .
    PENSIONET JANE EKONOMI PARTICIPATIVE PENSIONET PAGUHEN NGA TAKSAT E ATYRE QE PUNOJNE KUR NE SHQIPERI 50% E POPULLSISE NUK PAGUANE TAKSA .
    – NE NJE INTERVISTE NJE STUDENTE DANEZE MERTE NJE NDIHME NGA SHTETI DHE PAGUANTE TAKSE .KUR GAZETARI I THA TI JE STUDENTE NUK PUNONE AJO U PERGJIGJE EDHE UNE DUHET TE PARTICIPOJE .
    – TE KERKOSHE RITJE PENSIONI KUR NUK PAGUANE TAKSA EHHH UNE KAM MBARUAR PER FINANCE BANKE PO VETEM NE SHQIPERI PO DEGJOJE .
    DIKUSH THOTE EUROPA EUROPA PO NUK FUNKSIONONE KESHTU EUROPA EUROPACESHTE NDERTUAR ME PUNE .
    NJERI THOTE MARIM 300 MIJE LEK PO KY I PA DALE NGA FSHATI A E DI SA E PAGUAJ UNE QERANE E APARTAMENT.
    JA U TREGOJE .
    QERA 2100 EURO MUJORE
    CHARGES 210 EURO MUJORE
    TELEVISION 180 EURO VJETORE
    76 EURO TÉLÉPHONÉ MUJORE
    ELEKTRICITET 40 EURO MUJORE
    ESSENCE 65 EURO ( SOT 85 EURO ) PER 45 LITRA DY JAVORE
    ASSURANCE ME E ULTA AXA ( BONUS MALUS 2 ) 750 EURO
    TAKSE RRUGE 282 EURO VJETORE
    PA LLOGARITUR RÉPARATION MAKINE MESATARE 3500 EURO VJETORE
    NDONJE GJOBE PER TEJKALIM SHPEJTESIE UNE KAM PAGUAR DY NGA 145 = 290 EURO PLUSE DY PIKE PER 3 VJET
    DHE QERSHIA MBI TORTE DUHET TE PAGUAJE CHARGES VJETORE PER SHPENZIMET E QE JANE BERE NE IMMEUBLE 610 EURO VJETORE.
    PUNA ESHTE 8 MENGJEZE DERI 8 TE MBREMJES
    DHE 42 % TAKSE NGA RROGA MUJORE + CÉLIBATAIRE .
    DHE NE THEMI SA ME SHUME TE RRITET RROGA ME SHUME TE TAKSONE SHTETI
    RÉSUMÉ
    JENI NE EUROPE SI VENDENDODHJE PO NUK E NJIHNI FARE EUROPEN JENI POPULL NUL
    RAMA KA DIFEKTET E TIJE PO SI SI RAMA SHQIPERISE NUK I VJENE ME AS PER 500 VJET

  2. bregdetari says:

    Dakort protesta, por jo bazuar te energjia negative në mashtrimin. E them këtë sepse këtu karburanti nuk është ritur 4o për qind, as cmimet, sikundër thotë një studente,janë dyfishuar dhe as paga minimale nuk është 250 mijë lekë. Te ne politika nuk besohet. Pse? Sepse ata që nuk i besojnë politikës janë vetë të pabesueshëm pasi janë ata që vihen në radhë të protestës nga politikanë që duan ti mbijetojnë ndëshkimit popullor, për të rrëzuar një qeveri, që nuk pranon të mbështes ,pikërisht më të kamurit dhe të panevojshmit, por të varfrit dhe më nevojtarët.

  3. Trapajane hesapi says:

    Ne sistemi socialista etatist ,shtetit vendost te tee gjithecka.Per cmimet e te gjitha mallrave,nga breket te nafta,per pensionetDilnin njerezit 60 vjec e me 75perqind te rroges.(Po sot).caktonte rrogat dhe shperblimet,nga puntori deri ne administraten me te larte.Vuanim shume,sepse ishim shume te ulta,ndersa qerate,dritta ,uji kushtonin shume.Ndaj ngordhim per buke dhe per te jetuar hanim bar.As nuk krahasohet me sot,te lumtur ,me rroga qe ,minimalja ne prill shkon 320mije.Pasanike te gjithe.Atehere 50 vjet jetuam ne krizen,sot ja dhe pak dhe kalon.Atehere vetem shtete qe na doni te mire ,por nuk i donim ne per te mos shkelur parimet.Sot,i duam ne por nuk na duan ATA.Ja…”arrestoni nje minister,Jo isha,dhe do t’iu duam”.Jetojme te lumtur.Ja ,shikoni,dalin parallinjte dhe protestoje per pabuksit,dalin vipat e protestoje per anonimet.pra ,dhe emer nuk kemi dhe ATA…na mbrojme…per nje cope kolltuk politiqeni.Nuk kemi ku i come parate.Aq shume eshte rritur niveli ,saqe Edhe ne hale dhe per kafe vemi me makine.Por duan te na minojne keta…socialistet.Duan te njollosin sistemi me human qe ekziston,kapitalizmin

  4. Goni says:

    Me sa shikoj un neve vetem Serbia mund te na shpetoj me grure.
    Kosova 70% te ushqimeve i mer nga Serbia keshtu qe do ka kaloj me kollaj.
    Keshtu qe po te ishte ne fuqi akoma bllokimi transportit nga Serbia ne Kosove atehere do kishim nje katatrofe ne Kosove.
    Do zdo Serbia ka grure per 11 muaj dhe me kete vit behen 4 fish me shume.
    Do e lusim Serbin po zjati ky problem,ne fakt po e lusim! Vucici tha, do ndihmojme vendet ne rajon!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje