Protesta dhe psikologjia e kundërt, të bëhesh me Putin-in pa e ditur

14 Mars 2022, 16:01Sociale TEMA

Inflacion në rritje, mungesë produktesh themelore, rënie e fuqisë blerëse… kjo është bota pas invazionit rus në Ukrainë. Rusia është superfuqi ushtarake, por është edhe një shtet i shtrirë në njëmbëdhjetë zona kohore, një eksportues i madh i hidrokarbureve dhe grurit, por edhe një ekonomi që importon në sasi të mëdha pothuajse gjithçka që sot ka vlerë në tregun botëror.

Thënë këtë, nuk duhet shumë mend për ta kuptuar që çrregullimi në ekonominë globale dhe rrjedhimisht edhe në ekonominë shqiptare, nuk do të jetë i vogël dhe as nuk do të jetë i përkohshëm. Dhe, nëse bota nuk ka fat, kjo krizë mund të jetë vetëm fillimi i diçkaje edhe më të keqe.

NATO nuk i ka shpallur luftë Rusisë dhe as Rusia NATO-s, por situata faktike është që sot në mes të NATO-s dhe Rusisë mungojnë vetëm betejat dhe sulmet e ndërsjella ushtarake. De fakto, sipas secilit përkufizim që ofrojnë teoritë e konfliktit, NATO dhe Rusia janë në gjendje lufte. Dhe lufta sjell vështirësi, sjell telashe, sjell uri e mungesa të tjera, sjell pasiguri, nxjerr në sipërfaqe përfitues dhe matrapazë që synojnë të pasurohen, dhe gjëra të tjera nga kutia e Pandorës.

Thënë këto, gjëra që shqiptarët, historikisht, i njohin dhe i dinë shumë mirë, nuk duhet hezituar që protestat e fundit në Tiranë t’i cilësojmë me emrin e vërtetë: ato janë të turpshme dhe të neveritshme.

Theksojmë: është tërësisht legjitime që, edhe në kohë krizash të mëdha, t’i bëhet presion qeverisë që të jetë më aktive, që të lodhë kokën dhe të përpiqet të gjejë lehtësime për situatat e reja të krijuara. Por, të organizosh protesta, të shfrytëzosh telashet që sjell lufta dhe të ftosh njerëzit në revoltë qytetare, kjo është pothuajse gati tradhti kombëtare.

Shqipëria është pjesë e NATO-s, ndërkaq NATO është de fakto në luftë me Rusinë. Pra, edhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Jo, vetëm për shkak të obligimit që rrjedh nga aleanca, por edhe nga fakti që, nëse nuk mposhtet Putini në Ukrainë, shqiptarët në Ballkan do të jenë caku i tij i radhës. Për shqiptarët dhe Shqipërinë, kjo luftë është jetike.

Sot, kudo në botën demokratike, liderët kanë vetëm një mesazh: liria ka çmim, mbrojtja e lirisë ka çmim. Pas tre dekadash rehatie dhe fokusi vetëm në zhvillim dhe të mira ekonomike, bota e lirë po ia rikujton vetes sakrificën e brezave të mëhershëm.

Pra, nëse bota demokratike nuk shtrëngon rripin, nëse bota demokratike nuk heq dorë nga disa prej rehative të mëhershme, rrezikon vetë ekzistencën e vet. Por, çfarë po ndodh në Tiranë? Në Tiranë është aktivizuar kolona e pestë e Putinit, një veprimtari e sofistikuar me qëllim të rrënimit të rendit demokratik.

Një ndërmarrje e ulët për të shfrytëzuar mjerimin e njerëzve në mënyrë që të arrihet një qëllim primitiv, ai i ardhjes me çdo kusht në pushtet. Dhe kjo është shumë e rrezikshme, material i gatshëm për makinerinë propagandistike të Rusisë, një brumë për ta përdorur në vendet e tjera dhe për ta gërryer NATO-n nga brenda.

Nuk do të habiteshim nëse dikush nga këta kuazi-revolucionarët të dalë dhe të thotë: çfarë na duhet NATO, apo të thotë që Shqipëria duhet të tërhiqet nga sanksionet kundër Rusisë. Nuk do të habiteshim fare, sepse shpirtrat e shitur nuk njohin limite.

Dhe mos u mashtroni, njëjtë si profiterët me mallra, ekzistojnë edhe profiterët që bëjnë tregti me shkronja. Këto ditë do të shihni jo pak njerëz që shkruajnë, duke thirrur argumente krejtësisht periferike, për t’i bërë qendrore në luftën për pushtet.

Por, fatmirësisht, sot ekziston mundësia që të bëhet një prerje e qartë pa përdorur fare argumente të botës së vogël shqiptare.

Mos dëgjoni asnjë dhe asgjë nga ato që thonë shqiptarët – të gjithë e kanë një qenë në këtë luftë (“a dog in this fight”). Kërkoni argumentet diku tjetër, jashtë hapësirës së kontaminuar shqiptare.

Kërkoni argumente në demonstrimin prej 30 mijë vetash në Berlin. Edhe atje janë rritur çmimet, por protesta ishte për tjetër gjë – për vetëdijesimin se çfarë çmimi do të paguhet po e fitoi Rusia këtë luftë.

Kërkoni argumentet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe atje janë rritur çmimet, por në politikën e super-polarizuar amerikane të dekadës së fundit, ky është momenti i vetëm ku unitetin politik e kombëtar e prishin veç zëra irracional si ai i Donald Trump.

Kërkoni argumente në Poloni. Atje, jo veç çmimet, atje është shkaktuar parehati nacionale nga vala milionëshe e refugjatëve ukrainas. Por, as politika e as qytetarët nuk kanë asnjë protestë tjetër, pos dëshirës për t’u përfshirë edhe më shumë. Siç ishte propozimi vullnetar që ta ndihmonin Ukrainën me avionë luftarakë.

Nuk u ndodh shpesh vendeve të vogla si ky i yni të kenë platforma për të marrë anë. Dhe nuk është çmimi i naftës në pyetje, është çmimi i pozicionimit historik.

Por, me dhimbje, disa shqiptarë keqdashës, që kanë manipuluar disa të tjerë, duan ta kallin këtë shans në litrin e benzinës. /Albanianpost.com

 

11 komente në “Protesta dhe psikologjia e kundërt, të bëhesh me Putin-in pa e ditur”

  1. Enea says:

    Ja faktet Pse protesta eshte organizuar nga Rama:
    Cdo proteste merr nxitje apo përshkallëzim nga veprimi apo mos veprimi i qeverise:
    1.Rama ishte i vetmi lider qe tha se”Rusia nuk eshte armikja jone…” keshtu I tregoi rusise besnikerine e tij
    2.Rama tre minutave pas mbylljes së votimeve, ne OKB, doli si zedhenes i Vuqiqit dhe tha “Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin.”
    3, Rama thote të gjitha rrugët çojnë drejt “Ballkanit të Hapur” dhe nuk ka ndermend te largohet nga kjo tradheti kombetare
    4. Kur gjithe vendet e Evropes po merrnin masa per krizen nga pasojat e luftes ne Ukranine Rama fliste per formularin e keshillmit kombetar per legalizimin e kanabisit
    5. Te gjitha vendet e Ballkanit dolen me masa konkrete per zbutjen e pasojave te krizes qe ne ditet e para te sulmit ne Ukraine vetem qeveria shqiptare heshti sikur te ishte nje ishull paradise.
    6. Ministrja Edona Bilali deklaroi se Edi Rama është në rrugën e duhur për t’u bërë Zeus… dhe forma që qeveriset Shqipëria ndoshta te kthehet në një Monarki, duke shkaktuar keshtu reaksion dhe neveri ne gjithe shoqerine
    7. Edi Rama, perdori propagandën e qeverisë per ti paraqitur protestat si anti amerikane, pasi ato organizohen dhe mbështeten nga kundërshtarët e tij të shpallur dhe të pashpallur non grata. ( pasi shpresonte se me fillimin e protestave berisha dhe opozita do i bashoheshin) keshtu vete ndezi zjarrin dhe hiqej si zjarrfikes//
    8. Edi Rama me keto protesta hoqi vemendjen nga megaskandalet si inceneratoret, kanabizimi, mafja shtetrore, dhe askush nuk flet me as paratë për koncesionarët dhe as pagesat për bosët në arrati të incenerarorëve apo skandalin Xhacka and company
    9. Edi Rama është krejtësisht i ndërgjegjshëm për arsyet reale të kësaj proteste dhe prandaj ai flet sot ër pakete rezistence apo për ngritjen e mekanizmave kontrollues që i kishte me detyrim ti bente para fillimit te pasojave te luftes ne ukraine.
    10.Edi Rama para se te ikte ne dubai paralajmëroi rritjen e çmimit të karburanteve, dhe ne orët e mbrëmjes , nafta u shit me më shumë se 2600 lekë për litër,
    11. Ministrja Balluku u tall me shqiptaret gjate konferences me Ramen kur tha “Duhet të konsumojmë më pak…. dhe të ecim me këmbë” ,,,kjo sigurisht qe irritoi qytetaret
    12, I bindur se mllefi kishte filluar te dilte nga Facebook, kryeministri fluturoi për në Dubai bashke me gjysmen e qeverise duke u lënë shqiptarëve peshën e rëndë të çmimeve të larta. Kjo nxiti revolten e qytetareve…
    13, Rama tha se nuk ishte qeveria që i vendoste çmimet, por privati. dhe nuk nderhyj dot, por sot pas tre diteve nderyri madje si ne vendet komuniste duke vendosur cmimin e ndaftes.
    14, Reagimi i vonuar pas 17 ditesh I kryeministrit dhe institucioneve ishte papergjegjsmeri (I qellimshem) e ka lënë perkeqesimin nga kriza në mëshirën e fatit.
    15. Një ministre 20 vjecare, që nuk e njeh as kryeministri u tha gazetarëve se “e ka me detyrim të lëvizë me makinë, [per te vajtur ne parlament.
    16. Arroganca ne komunikim e pushtetareve/kryeministrit: Cmimet janë rritur ndjeshëm thuajse në të gjithë botën si rrjedhojë e Luftes së Rusisë me Ukrainën, por me indiferencën e treguar ndaj qytetarit të zakonshëm, me arrogancën ndaj kritikave, me mungesën e vizionit për të parë larg dhe më kryesorja, me qasjen për t’iu fshehur përgjegjësive përherë pas një krize që edhe kur nuk ka ekzistuar, është shpikur artificialisht.
    17. Tre mandate genjeshtra dhe mashhtrim: Në fillim artikulohej arka bosh e lënë pas nga qeveria “Berisha”, pastaj papërgjegjshmëri nga koalicioni “Meta”, më tej nga tërmeti, më vonë nga pandemia dhe së fundmi, nga lufta e cila solli revoltën për “naftën” që i bëhet zërit të qytetarëve.
    18. Nuk është turp të protestosh, por turp është të thuash jemi në luftë dhe të shkosh në Dubai.
    Edi Rama me mbështetjen e sherbimeve sekrete po luan kalin e Trojës së Serbisë dhe Rusise për përçarjen e faktorit politik shqiptar në Ballkan.
    Ky është misioni dhe kjo është puna më e mirë që di të bëjë Edi Rama: Përçarja e Shqiptarӫve!

    1. realist says:

      Ja dhe dikush qe shkruan nga pavjoni psikiatrik .

      1. Prap un says:

        Ti me siguri je kurvaEramës ose meroBaze Dora vet

  2. Elo says:

    Kush I Ben keto artikuj mo Aman.
    Ne Europe apo SHBa Nuk protestohet akoma se pasojat spo ndihen aq shume si ne shqiperi Ku njerzit skan kursime dhe kur rriten cmimet me NGA 20 perqind normal qe do kete reagim.
    Kur dhe ne Europe dhe SHBa do arrijn ne kete pike si me shqiperi ather do flasim si do reagiojn njerezit dhe atje.
    Pastaj kur.flet artikullshkruesi qe ju prishet rehatlliku shqiptareve po cili rehatllik o shoku apo shoqe artikullshkrues?
    Keta te thon qe vdisni ju me shqiperi ,komplet si njerez ,Mo’s Hani e Mo’s pini ,vdisni qe neser se ne na duhet populli ukrainas ,se per shqiptaret sna rruhet trapi.
    Keta te thone,hapni cadrat ne tirane se bie shiu ne Kiev

  3. cccp says:

    O Enea, kete shkrim duhej ta kisha firmosur me emrin tend , sepse ka vlere per gjithe median boterore!?
    Hyyyyyyyy debil qe ke humbur kohen kot duke shkruar keto traplliqe.

    1. Enea says:

      jane renditur faktet nese di vertete te lexosh

  4. nord.al says:

    Enea qenke rrote….

    1. Enea says:

      nord di vertete te lexosh… lexo se kthjellohesh

  5. Komentuesi anonim ‘Enea’, i pari komentues, shkruan nga kafenet e “SHTËPIA E VDEKJES” (Shtëpia e Lirisë), që krahas Kafes me “bisht” që i japin herë pas here e nxjerrin shpesh nëpër komente në Rrjetet Sociale. Enea shfryn duke bërë sikur rreshton pika të përpiluara nga SHTËPIA E VDEKJES, që mendojnë se ju ka ardhur *Fanti spathi* në dorë me krizën e çmimeve, që vërtetë janë të dhimbshme, por harron se Shqipëria nuk prodhon pothuaj asgjë prej 3 dekadash, por dhe ato pasuri natyrore që do ndihmonin mbi 60% të buxhetin, i ka dhënë me koncesione të Huajve, krye-krimineli i Shqipërisë post Komuniste dhe Non Grata familjerisht Sali Ram Berisha. Prandaj pa u zgjatur edhe më duhet të kuptojë Enea dhe të gjithë sa janë në krye të pseudo Protestave nga Shoqëria Civile, totalisht është SHTËPIA E VDEKJES nga pas me para të bollshme dhe 95% të Medias që është totalisht e kapur nga Berisha e Meta dhe bandat e tyre politike dhe ekonomike. MOS harro kurrë Ti Enea anonim, që padiskutim dhe Edi Rama dhe të Tijtë në qeveri e parti kanë boll defekte e gabime, por nuk janë SHTËPIA E VDEKJES. Situata e luftës në Ukrainë është shumë e rrezikshme dhe mund të zgjas dhe gjatë, gjë që ka mbi 1 javë që ka tronditur gjithë tregjet financiare, tregtare, prodhuese, rezervave në Perëndim dhe po fillon të kap pothuaj shumicën e shteteve në Botë. Shqipëria është një vend i vogël, por që situata Ndërkombëtare aktuale ndikon jashtëzakonisht shumë në çdo element. Prandaj Ti Enea dhe Ata që të përdorin për të rreshtuar mori pika anti Edi Rama, jeni as më pak e as më shumë dashnorë të VDEKJES, këtë dëshironi çdo ditë e orë për popullin, ndaj ulurisni, shani, shpifni, kërcënoi prej ditësh si pjesë e Foltores së SHTËPISË SË VDEKJES; Berisha+Meta. Vazhdoni se vetëm M… do përfitoni.

    1. Enea says:

      jane renditur faktet edhe pse ste pelqejne… merru me faktet jo me Enean !!

    2. nje qytetar i botes se trete pare nga ata qe na duan shume ....Europianet says:

      Per Denad Tresken ………. te me falesh ore njeri por dhe ti vete nuk ben ndonje ndryshim te madh nga Enea, porje ne pol te kundert . Dmth je sinonim i Eneas por 180 grad ne sensin tjeter . E kuptoj qe Enea e ka “dhjere” fare me brroçkullat qe shkruan por ama dhe ti me llojin e “avokatis” qe i del ne mbrojtje Edi Rames e ke “pshurrur” fare !!!!! Nuk kam ndermend te rreshtoj “pikat” ketu te mirat apo te keqiat e Rames dhe qeverisjes por nje gje eshte e sigurte ( nuk jam aspak dakort me Eneun ) qe Rama ( ti leme budallalleqet e peçarjeve e tradhetive) me nje “palo” shtet qe nuk prodhon asgje ,te varfer nga pasurite tokesore e ujore , pa industri dhe bujqesi e thene thjeshte pa ekonomi nuk ka asgje ne dore te tij por eshte ne dore te zotit ……dmth ne dore te ameriqeneve dhe perendimoreve qe i’u duhesh vetem per te lehur kur duan ata . Kjo eshte politika driteshkurter e gjithe politikaneve te ketij vendi (politika e bythelepirjes ndaj me te fortit ) . Rama e pa situaten por me vonese dhe filloje te levize si psh me ” ballkanin e hapur ” pra duke u kthyer nga fqinjet e duke forcuar marredheniet reciproke e theksoj reciproke si ne levizjz te lire apo ekonomi etj ( panvaresisht divergjencave politike religjioze e etnike ) por e keqja e Ballkanit ne pergjithesi e shqipetareve ne veçanti eshte se ndjenja e urrejtjes ndaj fqinjeve eshte shume e stimuluar dhe eshqehet vazhdimisht nga brenda dhe jashte . Nga brenda jane maskarenjte veshur me petkun “patriotik” dhe nga jashte ” ata” (no coment) qe i’u intereson nje Ballkan i perçare ,konfliktual dmth “fuçi baruti” e telekomanduar nga “ata” !!!!!! PS….. dua te te kujtoj se ndoshta je i informuar me mire se une se kendej nga perendimi kur ju thua qe je nga shqiperia ta kthejne menjehere me nje ndjenje pak perçmuese : Ah ju jeni nga lindja , sikur ballkani nuk eshte ne Europe por larg tutje ne lindjen e larget . Kam pershtypjen qe me shume vleresojne afrikanet sidomos ata te veriut se sa ne nga ballkani !!!!! Ka shume por po e mbyll …..per sot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje