Afganët sjellin cricket-in në Shqipëri

17 Mars 2022, 20:27Sociale TEMA

Nga Ben Blushi

Këta djem afganë po luanin cricket dje në Shëngjin.

Deri më sot, ndoshta kjo lojë, ishte e vetmja që nuk ishte aplikuar kurrë në vendin tonë. Cricket, në fakt, nuk është sport i përhapur në Evropë me përjashtim të Anglisë, ku dhe është krijuar në shekullin e 16.

Që atëherë kjo lojë, që luhet me dy skuadra, secila nga 11 vetë, me një top dhe me shkopa, ka udhëtuar kryesisht në vendet e Commonwealth-it, pra të Kurorës Britanike.

Në Indi, Pakistan, Afganistan,Australi, etj cricket është një sport kombëtar.

Pas 5 shekujsh udhëtim nëpër botë, cricket mbërriti dhe në Shqipëri i veshur me fustan tradicional afgan.

Këta djem i kanë ikur rregjimit të talebanëve dhe që nga gushti i vjetshëm dhe strehohen përkohësisht në Shëngjin bashkë me disa qindra burra e gra dhe fëmijë të tjerë.

Dje, kur i fotografova, dukeshin aq te natyrshëm si lojtarë,aq të integruar si njerëz të lirë, aq të përshtatur si refugjatë dhe poaq të qeshur si myslimanë që po luanin cricket në oborrin e Kishës së Shëngjinit.

A nuk është fantastike, myslimanë afganë luajnë cricket në oborrin e një kishe në Shqipëri!

Në kontekstin e luftës ku jetojmë, paqja dhe harmonia e kësaj fotoje duket si e bërë në një kohë tjetër që na mungon.

Kurdo që të ndodhë,ikja e këtyre afganëve nga Shqipëria, do jetë një datë si gjithë të tjerat, por ardhja e tyre bashkë me lojën e dytë më popullore në botë,ndoshta do mbahet mend.

2 komente në “Afganët sjellin cricket-in në Shqipëri”

  1. Katunari says:

    Ndersa une kam pershtypjen qe loja me cingla eshte me e vjeter se kriket.
    Ashtu sic habitet Zoti Blushi nga loja kriket, ashtu dhe vjetersia e lojes me cingla do te habiste jo vetem gazetaret nga Afganistani por kedo tjeter ne Lindjen e Mesme.

    Fenomeni ku kishat hapin dyert per nevojtaret nuk eshte dicka qe ndodh vetem ne Shqiperi.
    Kultura e laicitetit ne Europe i ka kthyer kishat ne institucione bamersie.

  2. Poli says:

    Kur do ikin ne usa kta? Sikur ishin te perkohshem? Mos na thoni se paguan qeveria jone per ta…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje