Ministria e Jashtme, njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi

19 Mars 2022, 15:25Sociale TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lëshuar një njoftim këtë të shtunë për të gjithë shtetasit shqiptarë në Rusi.

Për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter dhe për këtë arsye, ministria u drejtohet shqiptarëve të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter

➡️ Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit

+7 929 968 05 38

➡️ Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al

➡️ Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.

✅ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje”, mbyllet njoftimi i ministrisë”, mbyllet njoftimi i ministrisë.

2 komente në “Ministria e Jashtme, njoftim të rëndësishëm për shqiptarët në Rusi”

  1. Arjan says:

    republika e shqiperise jo vetem tu beje thirrje shtetasve shqiptar. te largohen nga rusia ,por edhe te largoje menjehere ambasaden shqiptare nga rusia.Nuk mund qe shqiperia te kete maredhenie me nje shtet fashist.

  2. Aqif says:

    Te quash veten shqiptar dhe te gjendesh ne kete luftë ne Rusland do te thotë qe sa me shpejt duhet te besh testin e ADN…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje