“Grup pune për inventarizimin”, Artan Lame: Ja çfarë do ndodhë me zonat bregdetare në Durrës

30 Mars 2022, 11:04Sociale TEMA

“Grup pune për inventarizimin”, Artan Lame: Ja

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, në një konferencë për mediat bëri me dije së drejtoria e Durrësit ka ngritur një grup punë për të bërë inventarizimin dhe për ta shkëputur hipotekën nga kthetrat e atyre që e kishin kthyer si shtëpinë e tyre.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Lame, tha se muajt e fundit është ndërmarrë një aksion nëpërmjet të cilit është bërë i mundur edhe zhvendosja e drejtorisë së Durrësit nga ambientet e qendrës tregtare ku ishte prej kohësh.

"Prej 32 vjetësh Shqipëria ka hyrë në rrugën e kundërt të periudhës kolektive, në atë të rishpërndarjes së pronës. Në këtë proces, për fat të keq, zonat bregdetare janë ato që më tepër se rishpërndarjes i janë nënshtruar plackitjes.

Kemi vendosur kontrollin në Bregdetin e Jugut dhe në Vlorë. Tashmë i ka ardhur rradha Durrësit.

Tradicionalisht Arkivi i Drejtorisë së Durrësit është konsideruar si më i keqtrajtuari dhe ku është vënë dorë më shumë ndër vite. Por përtej fjalëve, asnjëherë nuk ishte bërë një kontroll për situatën reale të atij Arkivi.

Por pse Durrësi ka qenë edhe më i keqtrajtuar se Vlora dhe, edhe më herët në kohë? Sepse zhvillimi ekonomik në Durrës filloi më herët se në Vlorë dhe interesat për pronën në Durrës u ndjenë shumë më herët, që në mes të vitete ’90.

Siç jeni në dijeni, për shumë vite zyrat e ish-ZRPP Durrës kanë qenë brenda ambjenteve të një qendre tregtare private.

Muajt e fundit të vitit që shkoi, pasi ky arkiv u transferua në Tiranë dhe u vendos nën kontroll, u ngrit një grup pune që kreu inventarizimin dhe kontrollin e Regjistrave Pronësore të këtij Arkivi.

Tashmë kemi në dorë Raportin e këtij kontrolli (rreth 600 faqe raport).

Situata që paraqet Raporti e tejkalon çfarëdolloj imagjinate. Mjafton të të them vetëm disa shifra:

Nga 1063 regjistra, vetëm 152 rezultojnë pa dëmtime.

Të tjerët, (908 regjistra) rezultojnë të dëmtuar me grisje, heqje fletësh, ndërrime faqesh, etj.

-  730 faqe mungojnë tërësisht (janë grisur dhe nuk janë zëvendësuar fare);

-  243 faqe të zëvendësuara (pra kanë hequr faqen e vërtetë dhe e kanë zëvendësuar me një tjetër);

-  569 faqe të dubluara (pra e njëjta pasuri ekziston 2 herë. Këtë e bënin për të punuar me dy linja për të njëjtën pasuri);

-    25 faqe të grisura (pra është grisur faqja, por ka mbetur pjesa e qepjes);

-1548 faqe bosh (faqe që liheshin bosh herë pas here, me qëllim per t'u përdorur me data te mëparshme).

Sa më sipër janë dëmtimet që duken, pasi ka edhe pafund ndërrime fletësh që janë bërë me art dhe nuk kuptohet që jane zëvendësuar. Kjo sepse regjistrat janë të shqepur dhe mund të heqësh e të shtosh pa hesap.

Regjistrat e dëmtuar më shumë, natyrisht që janë ata që kanë të bëjnë me pasuritë përgjate zonës bregdetare: Plazh, Spitallë, Lalëz, Draç, Rodon, etj.

Po e kujt është përgjegjësia e gjithë kësaj situate? Mjafton të them se asnjëherë nuk ka patur rregullore dhe përgjegjësi të qartë se kush i administronte regjistrat. Kjo bën që kushdo mund të merrte prej tyre, mund të hiqte e të shtonte. Edhe kur kalohej arkivi nga një punonjës tek tjetri, kjo bëhej pa inventar dhe pa asnjë kontroll.

Vlera e parë e këtij inventari, është që të paktën vendos një ditë “0”, pra që pas kësaj dite nuk ka më rrëmujë dhe ndryshime të pakontrolluara.

Arkivi është me sistem kamerash dhe sistem alarmi. Ka një person përgjegjës për çdo hyrje – dalje dokumentacioni dhe personi.

Ky material do të përcillet zyrtarisht edhe në KM dhe në MD, të paktën për dy arsye:

-Kushdo prej strukturave kontrolluese të mund të vijojë hetimet mbi bazën e këtij Raporti.

-Për t'iu shmangur presionit të lloj-lloj banditëve që sapo të marrin vesh për këtë raport, do fillojnë presionet për të plotësuar gropat e identifikuara.

Nga ana jonë, do të bëjmë bllokimin e të gjitha pasurive që identifikohen si me probleme.

Zgjidhja përfundimtare e kësaj situate, do të vijë përmes procesit të nisur sivjet me mbështetjen ne Qeverisë: Projekti i Skanimit dhe dixhitalizimit të arkivit.

Gjithashtu mendoj që gjetjet e Raportit ti bëj publike, pasi kjo do ti shpjegonte publikut se nga gjeneron pjesa më e madhe e halleve dhe sherreve te njerëzve ne zonën e Durrësit.

3 Komente

  1. V
    Vito kermilli, shoku i Nikos

    Merri nje e nga nje Lame. Ne fillim inceneratoret pastaj te tjerat. Nuk i ha njeri keto shantahet me hipotekat kur po dalin skandale njeri pas tjetrit. Kush vjedh fukarane eshte legen dhe nje prej tyre je ti.

    Përgjigjjuni
    1. m
      minushe

      Artan Lame i paafte! nuk di te zgjidhe asnje ceshtje ne hipoteka. Nuk eshte as jurist dhe nuk kupton. Ndoshta legalizimet per efekt zgjedhor i beri mire, ja dhuroi shtepite , i tha ti gezoni por harroi" se toka eshte e tjerkujt. dhe eshte arrogant. Sot ASHK e ketij eshte si ish hipotekat dikur. Asgje ska ndryshuar :(

      Përgjigjjuni
      1. N
        NV

        Si mund të thuash sot pas kaq vitesh të nisim me 0 ,je në të apo jo. Dokumentacioni kryqezohet shteti ka arkiva por edhe qytetaret apo fshataret kanë dokumentacionin e tyre ndersa rregjistrimi i viteve 1950 - 1952 për tokën eshte një burim reference i përdorshem . Sa për përgjegjësinë ,kur nuk t'a mban t'a përcaktosh lere vëndin e pullumbave apo strehimin në bunker ose kërko mbeshtetje nga shteti në gjithë Shqipërinë nëpër kadastra ka patur përgjegjesa kadastre ,dhe rregulloret qe thua nuk ka ,po mund të mos ketë tani por që ka patur dhe ka patur edhe çeçua biçak për ata që e shkelnin ,rregulloret e vjetra përderi sa thua nuk ka aktialisht nuk çfuqizohen pa u hartuar te rejat. Kjo eshte edhe përgjegjësi e juaja sepse nuk keni pak në krye te institucionit ,puna e pare e një frejtuesi eshte zbatimi i ligjit dhe rregullave ,kur nuk ka kujt i ankohesh ?! Por neglizhimi është mos veprim që ka shkaktuar pasoja nga vartesit tuaj dhe ju vete

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje