Shtrohet rruga “Grigor Cilka” në Njësinë 2, Veliaj: Po sistemojmë zonat më në periferi të Tiranës. Investimet rrisin vlerën e pronës

6 Shtator 2023, 15:10Sociale TEMA

Shtrohet rruga “Grigor Cilka” në Njësinë 2, Veliaj:

“Grigor Cilka”, rruga që ndodhet në pjesën juglindore të Tiranës dhe shtrihet në një zonë informale me ndërtime të pas viteve ’90, po rikonstruktohet nga Bashkia e Tiranës, e cila po ashtu po sistemon edhe të gjitha kanalizimet, muret rrethuese të shtëpive e hapësirat përreth, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetesës së komunitetit të kësaj zone.

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi punimet dhe u shpreh mirënjohës për faktin se ato po kryhen në kohë rekord, ndonëse në temperatura të larta të gushtit që sapo lamë pas: “Jam shumë krenar për skuadrën tonë, që e kaloi verën në krye të punëve. Volumi më i madh i punës kanë qenë muret mbajtëse, muret ndarëse, shtrati i rrugës, kolektorët, që sistemojnë ujërat e bardha në një lagje, e cila s’ka qenë as pjesë e Farkës, as e Saukut, as e Njësisë 2, prandaj është bërë një punë jashtëzakonisht e madhe”.

Veliaj tha se periferia e Tiranës dhe sidomos zonat kufitare mes njësive, janë prioritet i këtij mandati të tretë. “Angazhimi ynë është se në këtë mandat do të punojmë për zonat kufitare, si zona mes Dajtit dhe Njësisë 4, mes Shkozës dhe Njësisë 1, mes Farkës dhe Saukut. Këtu jemi duke ‘qepur’ periferitë me lagjet kryesore të Tiranës, - Njësia 2 takohet me Farkën dhe Lundrën, ndërkohë një pjesë e madhe e trafikut që dilte në Rrugën e Elbasanit, një pjesë e madhe e trafikut që dilte tek Sanatoriumi dhe që ngushtonte atë rruge, edhe për ambulancat, edhe për nevojat spitalore, tani fare mirë mund të përdoret për rrugë paralele, që lidh një lagje me njerëz jashtëzakonisht punëtorë,” u shpreh ai.

Urbanizimi sjell zhvillim dhe rritje të vlerës së çdo shtëpie, tha më tej kryebashkiaku. “Nëse shikon ndërtimet e bëra këtu, qartazi janë njerëz që kanë sakrifikuar, kanë kursyer nga emigracioni, por kur vjen urbanizimi është një lajm i mirë për të gjithë. Ardhja e urbanizimit, jo vetëm e rrugës, por edhe ndriçimeve dhe kanalizimeve, e qep lagjen me pëlhurën e madhe të Tiranës. Ndaj, dua që të vazhdojmë me intensitet maksimal, për të kapur sa më shumë ditë dhe volum pune me kohë të mirë, që pastaj gjatë shirave të kemi mundësi të kemi një tjetër rruge, ku nuk të prek këmba në baltë dhe një tjetër lagje ku lëviz komunikimi dhe i është rritur vlera e pronës,” deklaroi më tej Veliaj.

Sot, shtoi kreu i Bashkisë, kemi një situatë ku në Tiranë vlera e pronës është rritur mbi tre herë në disa lagje, por sidomos në ato lagje që urbanizohen për herë të parë aty është dhe rritja më e madhe e vlerës së pronës.

4 Komente

  1. A
    Administratori i pallatit me dy tunele.

    Ok, sh bukur, te na, rrosh sa malet Kryetar. Na rrofte periferia,bëjmë legalizime në pronë te tjetri por edhe kanalizime dhe rrugë te reja. Meqe u hap ky muhabet, hidh një sy dhe ktej nga qëndra e Tiranës turistike si psh mu në kërthizë te qëndrës, pikërisht mbrapa selisë së Partise së Lirise, se bëjnë parti minjtë nate e dite, qelbet dynjaja. Na fal ë se fola pak si ashpër. Gjsesi juve e dini më mire Z. Kryetar se ku meret më lehtë vota, ktu në qender qe e ke badihava fare apo andej nga periferia. Edhe njëherë tu bëfte dita një mije se na ngazëllon e na mbron.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hyseni

      Po more kryetar, por rruget duhen perfunduar te plota e jo nje pjese e tyre. Rruga Hoxha Tasim eshte asfaltuar para - vjetesh, por akoma pusetat jane nen nivelin e asfaltit, rruga Njazi Meka ka mbetur pa u asfaltuar rreth 200 metrat e fundit (apo u mbaruan parate), etj. Pra z.kryetar rruget kur fillojne te behen te plota e jo copa copa.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Seni

        Ca i thua nga keto gjera veliajt se nuk besoj i plas trapi shume pasi del ne ate videon dhe fotot. Hahhahha

        Përgjigjjuni
      2. P
        Pronat

        “Rritet vlera e prones”, e degjojme shpesh te thuhet nga veliaj. Por ca te mirash ka kjo per shoqerine dhe qytetaret—asnje. U sherben vet ndertuesve te lidhur me lalin. Qytetaret jane me te njejtat te ardhura, madje me te ulta pasi cmimet e gjithckaje jane rritur dhe asgje nuk ngelet per te kursyer. Si do i blejne keto prona me vlere te rritur kur te ardhurat kane rene, si do marrin nje hyrje me qera kur qerate jane sa nje rroge?! Lali eri eshte i majte dhe socialist vetem per ceshtje orientimi dhe devijmi seksual, per ceshtje ekonomie eshte kapitalist i eger. Nxitesi dhe mbeshtetesi me i madh i oligarkeve dhe krimineleve te lidhur me politiken dhe fondet publike.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje