Deputeti socialist propozon çmim tavan për qiratë e shtëpive: Po e vuajnë studentët!

4 Shtator 2023, 22:00Sociale TEMA
Deputeti socialist propozon çmim tavan për qiratë e

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka hedhur idenë e vendosjes së një çmimi tavan për qiratë e banesave në Tiranë, të cilat kanë njohur një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit.

Braçe tha gjatë një interviste në “Report TV” se studentët janë shtresa që preket më shumë nga rritja e çmimit të qirave, teksa nga java tjetër ata do të jenë në kryeqytet për të nisur vitin e ri arsimor.

Ai solli shembullin e Austrisë, vend që ka vendosur çmim tavan për të frenuar rritjen e qirave, teksa aludoi se pronarët spekulojnë me çmimet.

“Javës tjetër kemi këtu studentët, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Pse rriten çmimet e qirave? U rrit uji? Jo! U rritën dirtat? Jo. 

Me këtë të merremi, me shtresën që preket më shumë. Pse kemi vendosur lehtësime për transaksionet imobilare, ndërkohë që rriten çmimet e qirave. Austria e vendosi çmimin tavan, ne pse jo”, tha Braçe.

4 Komente

  1. i
    ida

    O vogelush, shtetezoje me mire dhe vere qerane sa te duash!

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vlora.Vlora

      Propozim interesant,po pse nuk e fillojne nga gjerat baze ne fillim ,te maresh nje shishe uji ne lokal 1 euro kur shitet te shumica me 25cent?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqipetari-Gjermani

        Erjon Brace;Ne c´do vende te Botes Demokratike ka nje Cmim per m2...per sa i perket Qira-Marrje-Dhenje.. 1-Ne Gjermani:Qerate jane te Rregulluara nga Kodi Cicil(BGB)..si per Banesat si dhe per Bissneset..Hotelet-Restorantet...akoma edhe ato qe jane ne Zonat me te Kerkuara si Qendra e Qytetit apo Zonat Bregdetare apo ..ne Aferesi te Lumenjeve dhe Liqeneve qofshin.. 2@@TRani kur me krizen e COVID-19--:::DHE kRIZEN E uKRAINES:::u kerkua edhe Rritja e Qirase,per Banesat....POR KJO U BE EDHE ME RREGULLATOR TE QEVERISE dhe MaksimaLJA..ishte 20%.. .@@@Shqiperia i "Dashur" Erjon Brace..eshte Nje Shtet-Anarki..ose me then me ndryshe nje Rrumpalle Shtet...ku secili bene si do vete-..lol

        Përgjigjjuni
        1. b
          ben

          Shqiptari-Gjermani, ne cdo vend kapitalist, cmimin e vendos kerkese -oferta. Nese Gjermania eshte bere vend komunist, atehere qeveria vendos edhe se sa here do hash buke dhe sa here do pish uje.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje