Votimi për dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të RTSH është shtyrë për javën e ardhshme.
Ndonëse votimi i Albert Mingas dhe Edmond Tullumanit ishte parashikuar të bëhej në seancën plenare të kësaj të enjte, ishte mazhoranca socialiste ajo që kërkoi shtyrjen për votimin e kandidaturave, me argumentin se u nevojitej më shumë kohë për shqyrtimin e këtyre dy emrave. Kjo kërkesë është pranuar edhe nga opozita.
Edmond Tullumani dhe Albert Minga do të zëvendësojnë Petrit Rukën i cili u nda nga jeta më 6 korrik të 2021-shit, dhe Thanas Gogën që ka dhënë dorëheqjen, i propozuar nga opozita.
Shpallja e dy vendeve vakante në mars të këtij viti ka sjellë debate në komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik mes mazhorancës dhe opozitës.
Kjo e fundit ka kërkuar që dy anëtarët e rinj të këshillit drejtues të RTSH t’i lihen opozitës, për shkak të mungesës së përfaqësimit në kuvend në legjislaturën e shkuar, por kanë hasur në kundërshtinë e socialistëve të cilët kërkuan që ndarja të bëhej e barabartë.
Në maj 2021 u plotësuan katër vakanca, të zgjedhura në një parlament të dominuar nga mazhoranca socialiste dhe një opozitë parlamentare e kontestuar pas largimit të PD-së nga Kuvendi.
Më herët opozita ka shfaqur rezerva sa i përket funksionimit të Këshillit drejtues të RTSH, pasi institucioni sipas tyre përfaqësohet vetëm nga mazhoranca socialiste në një kohë që duhet të jetë larg ndikimeve politike.
Hiqni mor ate pijanecin 80 vjeçar Leka Bungo nga kryetar i Keshillit drejtus se lat nom. Zhdukni dhe Gezim Podgoricen qe eshte shefi i grupit te gazetareve shqiptar ne sherbim te kinezve.
Or Genc ! Nese vertete te dhimbset rtsh,duhet te thoshe; hiqeni mor ate debil qe kini cuar per Drejtor...dhe meqene se rama e ka mik; çojeni mor atje ku ka edhe te vjedhe edhe t ja mbushe bythen Olsit dhe Edit
Or, Genc, nuk kaq nevoje ta heqin, te kalojne Bungen nepermjet AIDSSH per pastertine e figures. A po bejne ligjin per bashkepuntopret e sigurimit?
E ndriti me ate oligarkund qe beri drejtor Rama dhe i ka ngelur Bungo...ah pika ju kur s dini sec flisni ! A kini pyetur ndonje punonjes te rtsh se c far marke eshte bashkeaksioneri i ramushit ? - nje idjot qe gjithe kopetencat ja ka kaluar Sueles...ngryset e gdhihet me te dhe s takon askend...Ah po;- po ben tenderat per filmat qe iu paska mbaruar kontrat ! O Edi rama ! O pis e shkaterove edhe kete institucion , si gjithe shqiperine...e kishe cuar drejtor dogane ne vent te spiropidhit te bente ca leke, se ketu ua mbylle deren atyre njemije punonjesve...por e shkaterove edhe ate institucion qe mbahej si publik. Shteti i halese me nje funderine ne krye, si ty...Enkel duhet te ishte prapa hekurave, per gjemat qe ka bere ne QSU-te, ti e con per te plackitur akoma...sepse e di vet ti sec ke bere e ben me të