Sipërmarrësi që la SHBA dhe sot ofron paga për punonjësit shqiptarë mesatarisht deri në 2500 euro/muaj

24 Prill 2023, 09:39Sociale TEMA

Sipërmarrësi që la SHBA dhe sot ofron paga për

Emigrimi i të rinjve është kthyer në problemin kryesor ekonomik dhe social në vend. Shumë pak zgjedhin të rikthehen, pasi kanë gjetur suksesin në shtetet e tjera.

Një prej tyre është edhe Mirgen Hoxha, i cili, pasi u kthye nga emigrimi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, themeloi biznesin e tij, “Motomtech”, në fushën e teknologjisë.

Ai pohon për Monitor se ndonëse gjetja e fuqisë punëtore në vend mbetet sfidë, kompania e tij ofron paga mesatarisht deri në 2500 euro dhe me këtë çmim mund të gjenden njerëzit e duhur për të ndihmuar në projekte komplekse dhe speciale.

Si arritët të arsimoheshit në SHBA dhe pse pikërisht në atë vend?

Mbaj mend që pasi mbarova shkollën e mesme u përpoqa të hyja në një universitet këtu në Shqipëri.

Por nuk u pranova në asnjë prej tyre për shkak të rezultateve në gjimnaz. M’u dha një shans nga kisha ime, e cila është pjesë e një kongregacioni besimtarësh që kanë disa universitete në SHBA.

Ky ishte një shans i dytë në një nga këto universitete që i pranojnë të gjithë, dhe unë munda të studioja dhe të dilja me rezultate të shkëlqyera, sa fitova edhe bursën.

Bursat më paguanin shkollën, gjithashtu dhe jetesën. Sigurisht që kur shkova në fillim nuk kisha bursë dhe nuk më paguanin jetesën, kështu që gjatë viteve të shkollës kam bërë punë të ndryshme.

Puna e parë ishte mirëmbajtja e ambienteve të universitetit, pastrimi i dërrasave të zeza, klasave, sallave etj.

Puna e dytë ka qenë asistent mësuesi, mësoja studentët e tjerë, por gjatë verës bëja punë të ndryshme, si në restorante apo çdo gjë tjetër që dilte, sepse ishte e nevojshme për shpenzimet e mia, pasi nuk mund të mbuloheshin me një pagë të pjesshme studenti.

Më vonë, pas diplomimit, arrita të punësohem në një kompani bankare shumë prestigjioze në “Wall Street”.

Aty punova për shumë vite dhe kuptova se doja të bëja një ndryshim në kursin tim të karrierës, nga banka në sipërmarrje. Kjo ishte një nga arsyet kryesore të kthimit në Shqipëri.

Këtu fillova të eksperimentoj me sipërmarrje të ndryshme, ku në disa prej tyre edhe dështova, por e gjeta veten më shumë në fushën e teknologjisë.

Dhe në vitin 2018, pasi kuptova një nevojë të madhe të tregut amerikan, hapa “Motomtech” që sot e kësaj dite ka qindra punonjës.

Duke parë këtë nevojë në tregun amerikan, nisa të hap botëkuptimin tim për të parë sesi Shqipëria mund të përfitojë nga kjo nevojë e bizneseve, me të rinjtë që punojnë në vend.

Cili ishte momenti që ju bëri të mendoni për një pikë kthese në karrierën tuaj dhe ju dha guximin për të ndryshuar gjithçka?

Momenti ndriçues në jetën time erdhi nga një periudhë e gjatë në sistemin bankar, që më dukej sikur nuk kisha asgjë për të ofruar në atë fushë dhe nuk po bëja atë që doja.

Kjo më shtyu shumë për të bërë atë lëvizje të guximshme, që nuk më pëlqen sistemi dhe do bëj atë çfarë dua dhe aty ku dua të jem.

Mendova se sistemi bankar nuk është për mua, por në sistemin sipërmarrës mund të jem vetvetja dhe të krijoj strukturat e mia, në vend që të jem në një mjedis ku jam brenda një kornize.

Si ka qenë mbështetja e familjes suaj, e prindërve kur u larguat, por edhe kur u kthyet në Shqipëri?

Prindërit e mi ishin shumë të kënaqur dhe të lumtur që emigrova në Amerikë, duke e parë si një arritje të madhe për ta. Kur po mendoja të kthehesha, më luteshin të mos kthehesha, më mbushnin mendjen të mos vija këtu.

Në fakt ishte për të ardhur keq, pasi kjo u ndodh të gjithë atyre që duan të kthehen në Shqipëri dhe mungesa e mbështetjes nga familjarët e bëri kthimin të vështirë, por jo të pamundur.

Është për të ardhur keq sepse ka shumë raste të suksesshme të të rinjve që janë kthyer dhe kanë dhënë një kontribut për vendin.

Sa e vështirë ka qenë për ju të përshtateshit me Shqipërinë pas kthimit – dallimet mes vendit tonë dhe Amerikës, kultura e punës apo gjithçka tjetër?

Duke qenë se u formova në SHBA, aty mësova strukturën profesionale, në punë, në biznes dhe në shoqëri.

Sigurisht këtu gjërat janë ndryshe, por ndryshimi thelbësor është se atje kam qenë punonjës, këtu jam bërë sipërmarrës.

Sistemi atje është krejt ndryshe për sa i përket bashkëpunimit dhe komunikimit, por pas njëfarë kohe, pas një periudhe 6-mujore deri në një vit, jam përshtatur me strukturën këtu, megjithatë nuk jam përshtatur ende 100 për qind.

Për shkak se biznesi ka marrëdhënie me SHBA-në, këtu unë kam marrëdhënie vetëm me stafin dhe ende nuk kemi asnjë marrëdhënie klienti apo biznesi në Shqipëri.

Si nisi “Motomtech” dhe si operon në fushën e teknologjisë?

“Motomtech” lindi si nevojë për kompanitë në SHBA, me të cilat kisha krijuar lidhje, me shokë dhe me miqtë e mi që kanë nevojë për staf të kualifikuar me aftësi teknologjike dhe që merren me ndërtimin e platformave teknologjike dhe aplikacioneve në fusha dhe industri të ndryshme.

Fillova t’i ndihmoja ata të gjenin një ekip dhe ta menaxhoja. Në momentin që nisa ta bëja këtë për më shumë klientë, krijova “Motomtech” si rezultat i asaj nisme.

Që nga fillimi ynë ne kemi ndihmuar, asistuar dhe krijuar platforma për 12 kompani dhe kjo është bërë pa asnjë formë marketingu, por vetëm nga referimet e klientëve tanë. Kështu ka ardhur suksesi i “Motomtech”.

A ka qenë e vështirë gjetja e fuqisë punëtore, cilat kanë qenë disa nga kërkesat dhe pagat e kërkuara?

Është gjithmonë sfiduese të gjesh stafin e duhur, por çdo gjë ka një çmim. Ne ofrojmë paga mesatarisht deri në 2500 euro dhe me këtë çmim mund të gjenden njerëzit e duhur për të ndihmuar në projekte komplekse dhe speciale.

Edhe pse Shqipëria është përfshirë prej pak kohësh në fushën e teknologjisë, është befasuese cilësia dhe aftësia e të rinjve shqiptarë që kanë arritur t’i marrin këto njohuri në një periudhë të shkurtër.

Ata krahasohen shumë mirë me aftësitë e kolegëve të tyre amerikanë.

Edhe pse nuk është një numër shumë i madh, mendoj se pjesa dërrmuese ka cilësi në atë që ofron dhe kjo ka ndikuar shumë në suksesin tonë.

Sigurisht që ka vend për përmirësim, pasi stafi ka nevojë për ekspozim ndaj ndërtimit të platformave moderne me teknologjinë më të fundit, por është çështje kohe dhe ekspozimi, më shumë sesa aftësie.

Si mund të nxitet më shumë ky sektor në vendin tonë për bizneset e tjera?

Gjithçka po shkon drejt dixhitalizimit, çdo biznes në SHBA ose ka ekipin e tij ose kërkon shërbime nga një ekip i jashtëm për dixhitalizimin e shërbimeve të tij.

Kjo është më se e nevojshme që në Shqipëri, jo vetëm bizneset, por edhe të rinjtë ta mendojnë teknologjinë si një karrierë shumë shpërblyese.

Si në aspektin e përmbushjes, por edhe në aspektin e kompensimit për të ardhmen.

Jam optimist për aftësitë e të rinjve këtu, por rekomandoj që të synojnë që kurset profesionale, të zhvillohen dhe të jenë më produktivë në këtë fushë.

Cili do të ishte plani juaj B nëse nuk do të gjenit sukses në vendin tuaj, a do të ktheheshit në Amerikë?

Që kur u largova nga sistemi bankar e kisha ndarë mendjen se do të vazhdoja rrugëtimin tim në sipërmarrje dhe nuk kisha një plan B.

Plani im ishte të luftoja gjithmonë për të qenë në këtë fushë dhe për të arritur sukses.

Ende mendoj se nuk kam arritur suksesin që dua të kem. Plani im ishte që të përpiqem gjithmonë të kisha sukses në nismat që kisha në mendje.

Nëse një kompani dështon, provoni të dytën që mund të jetë më e suksesshme, dhe kjo është ajo që bëra.

Me kompaninë e parë dështova, me të dytën pata pak sukses, me të tretën pak më shumë dhe tani me të katërtën, “Motomtech”, shumë më tepër. Mendoj se ky ishte dhe do të jetë plani për të pasur më shumë për sukses.

Kthimi në SHBA është vetëm që të tërheqë më shumë klientë këtu, por jo për të jetuar përsëri atje.

Shqipëria ofron një jetë shumë të mirë si për sa i përket një jete të shëndetshme, ashtu edhe potencialit për rritjen e biznesit që ka.

Ka shumë hapësirë për zgjerim dhe rritje jo vetëm në teknologji, por edhe në fusha të ndryshme.

Habitem se sa shumë mallra dhe shërbime importojmë që fare mirë mund të plotësohen nga tregu vendas.

Këtu ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje. Shqipëria ofron një marzh fitimi shumë herë më të madh se ekonomitë e maturuara.

Vazhdoj të jem optimist për qëndrimin në Shqipëri.

Sa e kuptojnë të rinjtë potencialin që ofron Shqipëria dhe çfarë mund të arrijnë jo vetëm në fushën e teknologjisë, por edhe në fusha të tjera?

Problemi këtu në Shqipëri nuk janë të rinjtë, por prindërit e të rinjve, të cilët i ngulisin në kokën e tyre idenë për të ikur nga vendi.

E them ndonjëherë në mënyrë qesharake, që këta prindër që lejuan dhe e bënë Shqipërinë kështu, u thonë fëmijëve të tyre të ikin, është një bumerang shumë i shëmtuar.

Them se Shqipëria ka shumë potencial dhe mendoj që, në qoftë se zotëroni njohuritë e duhura, ju mund të arrini paga deri në 4000 – 5000 dollarë.

Sigurisht që do kohë, por jo 10 vjet apo 20 vjet, por po them që në 3-4 vjet kjo gjë mund të arrihet dhe mund të jesh zot në vendin tënd dhe jo diku tjetër.

24 Komente

  1. R
    Rypi

    Ky 1 është që i krijohet mundësia e kthehet, 100 ikin se nuk ka shans për të tërë. Eventualisht edhe ky do iki ne fund përsëri. Ky ofron rroga $3000 aty ku e di që s'ka punëtorë e jetë. Mos fol për prindërit se fëmijët e panë cfarë ndodhi me prindërit dhe nxorën mësimin e tyre.

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku

      O Haxhi i kishës !!!! Akuzon PRINDËRIT heronj që punuan nga 50 vjet sejcili pra 100 vjet punë për të marrë HIÇ pension. Akuzon ata prindër që paguajnë për 35 vjet mësues e pedagog për të mësuar fëmijët, si askund tjetër Prindi i deri i sotëm Shqiptar rroi për fëmijën.Turp të të vijë që i zënë gojë. Në sguxon mbylle , mbylle, po e lë me kaq s' s'dua të mallkoj se jam besimtar jo rrogtar .

      Përgjigjjuni
    2. S
      Servili

      Ju po thoni që ky është njësoj si ai që e la gruan për dashnoren e pasur dhe pas shumë vitesh e lë dashnoren dhe kthehet përsëri tek gruaja plakë tashmë, dhe i thotë gruas ku janë fëmijët? Pse i bëre dhe i rrite fëmijët vetë dhe i le të iknin? Unë do i paguaja deri $2500

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sot

        S'ka rëndësi ku je, preferoj Zot diku tjetër.

        Përgjigjjuni
        1. T
          TIRONSI

          OPTIMISTI Nje BRAVO te madhe per kete patriot te vertete Ky eshte shembulli qe duhet te ndjekin te rinjte tane dhe jo ku..vat e tik-tokut apo nacot me makina dhe ore te shtrenjta qe i kane siguruar duke i nxirre faqen edhe ketyre te tjereve qe meritojne vetem RESPEKT. Une jam ne moshen e prinderve te Mirgenit ose pak me i ri por kurre nuk i kam ushqyer femijet e mi me idene per tu larguar nga vendi megjithe pakenaqesite dhe kundershtimet e mija per menyren e drejtimit te vendit dhe punen sabotuese (DHE JO NE NDIHME TE QYTETAREVE)qe ben ADMINISTRATA

          Përgjigjjuni
          1. B
            Bravo

            Patrioti ahahahhahaah, ne Amerikë një specialist i punës që ofron ky patrioti kushton 15.000$ ne muaj, ky do të punësojë në Shqipëri me 2500. Ky dhe Edi Rama kanë ngel patriotë në Shqipëri. Karlon dhe Meron s'po i llogaris se po the Rama janë në paketë bashkë. Si saliu me atë të gazetës 55.

            Përgjigjjuni
            1. l
              latif.sharka@ yahoo .com

              Pershendetje Bravo punoj dhe jetoj ketu ne amerik e kam rrogen $6000 ne muaj po te keme nje pun me $2000 ne muaj e le ameriken qe sot se ketu o lum miku 1 kafe dhe 1 teke raki kushton $10

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Mire e thua,15000 usd ne Amerike,ne Shqiperi po flitet per 2500 euro,jo per 250,sic ndodh rendomt realisht,te duket skllavizem zotrote nje page 2500 euro ne muaj ne Shqiperi!!!???

                Përgjigjjuni
                1. A
                  Arturi

                  Qka të duhet ty sa fiton ky A pak rrog po paguan ai a veq të paguan ti mos u merr me të shiqo ti punëso dikënd edhe me 500 eur e lej të tjerët të punësojn

                  Përgjigjjuni
                2. J
                  Jonuz

                  Jo se e ushqeni ju largimin pore vete shteti i pa afte qe mbeshtet teke njerzit e pa afte dhe te puneve te pista .

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Tiranasi.

                    Hello Tironsi!. Je jashte orbite! Ketu nuk behet fjale per "patriotizem" por per bisnes. Ketu nuk behet fjale se sipermarresi "nuk eshte larguar nga Shqiperia", sepse ai u largua per jete me te mire... Bisnesi i tij nuk behet per Shqiperine, por per kompanite Amerikane ne rradhe te pare dhe bisnesmeni ka "ligje" te tjera ne koke qe e drejtojne dhe jo si ty qe mendon se cdo beje administrata me ty dhe femijet e tu. Bisnesmeni e "dhjeu" administraten sic e kane dhjere dhe shume te tjere dhe eshte ai qe di se cdo beje me vehtveten....Me nje fjale ti rrotullohesh ne nje orbite tjeter....

                    Përgjigjjuni
                    1. K
                      Keshtu do shpopullohet Shqiperia!

                      O Tironc,akoma nuk e ke kuptuar DJALLEZINE e ketij mashtruesi? Me biznesin e tij ketu AI PUNON PER KLIENTET NE SHBA ,qe e paguajne per cdo te punesuar ketu mbi 10 mije dollare ne muaj,kurse ky i paguan te mashtruarit ketu me 2500 dollare! Pra ky matrapaz i shfrytezon shqiptaret! Mbi te gjitha,a i vini re se nuk thote asnje fjale se cfare mbeshtetje i jep zhvillimit te ekonomise se vendit me punet e tij? Ai punon me boset ne SHBA duke shfrytezuar krahun e lire te fukarenjve ketu dhe ben propagande! Ky eshte nje lloj Call center mashtrues! Ky biznes i tij mashtrues propagandohet shume edhe nga Rama dhe Veliaj,me te ashtuquajturen teknologji informacioni qe do medohetctrk piramida por qe NUK DO T'I SHERBEJE ASPAK VENDIT! Nuk ka nevoje asnje i ri qe t'a ndihmoje qeveria per te mesuar IT dhe nepermjet kesaj te lidhet me boten! Pukerisht kjo forme biznesi do nxite te rinjte te largohen akoma me shume nga vendi!

                      Përgjigjjuni
                      1. J
                        Juli

                        More Shqiptarë KOKË TRASHË. Nuk ju dalin dhe 2500€ në muaj juve !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Ai mirë që nuk iku në Indi se atje janë Specialistët më të mirë për atë punë dhe i paguante shumë më pak se ke ne. Po cmutin keni ju se sa fiton ai !!!!!!!!! I lumtë,biznesmen, ju po e merrni rrogën e majme ?????? Apo doni rrogë 10000€ aq sa fiton ai !!!!! ROBT KU TI KENI,MORE PO GJITHË FISIN MË MIRË.

                        Përgjigjjuni
                    2. a
                      arben

                      Po ky ku do ta operoje apendisitin tek spitali ´´shteteror´´-privat i rames,qe e pret vec nje mjek dhe ai i partise ´´kundershtare´´,dhe a do te jape ndonje dicka nen dore,se ndryshe duhet te ringjallet-rilindet nga nuskat e rames.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Prec Ulaj

                        Po Bankersi, Shelli, apo Kompani te medhaja ku i bejne vizitat dhe operacionet? Ne Shqiperi vec sherbimit public, ka edhe disa Spitale Moderne te juaj, Spitali Amerikan, Gjerman Hygeja Greke. Kushtojne pak me shume, por me Insurancen Sigal..., merr sherbimin njesoj si ne Europe. Kur merr rroge $ 2,500 ne muaj, siguracionin e zgjedh vrete tek privati.

                        Përgjigjjuni
                      2. E
                        Emigranti

                        Problemi këtu në Shqipëri nuk janë të rinjtë, por prindërit e të rinjve, të cilët i ngulisin në kokën e tyre idenë për të ikur nga vendi - ke shume te drejte fatkeqsisht. Prinderit i rrisin shume keq femijet dhe jane shume naive dhe negative.

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqipo

                          E pra ,asnje vend i huaj s'mund te behet si shtepia jote sado te jete nje "kasolle" dhe sado "ç'bie jashte hyn brenda". Jane njemij arsye per t'u rrjeshtuar ketu dhe per te "rrezuar" kete djaloshin qe eshte kthyer edhe pse e pergezoj per guximin dhe inisiativen e tij. Une jam nga prindet qe ika dhe i çova femijet jashte dhe atje jane te suksesshem,paçka sakrificave pa fund per t'u ngjitur atje ku jane. Por vete u ktheva,sepse më pelqen "kasollja" ime. Por ama femijve nuk ia kam rekomanduar dhe nuk i rekomandoj te kthehen,per te vetmen arsye qe eshte dhe pergjigja ndaj djaloshit qe eshte kthyer,sepse më mire emigrant dhe me dinjitet ne dhe te huaj,se sa "patriot" dhe pa dinjitet ne vendin tend. Por,por ,kurre mos t'a harrojne vendin e tyre,por te mbajne nje sy e nje vesh hapur dhe te kontribuojne sa here eshte e mundur qe te lartesojne vendin nga vijne dhe te kthehen ne ura lidhese me boten e zhvilluar perendimore,ne menyre qe nje dite edhe ne kete vend te bukur dhurate e perendive,te kthehet buzeqeshja dhe qytetaret e tij te jene te vlersuar dhe te jetojne vertet te lire e me dinjitet.

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            Era

                            Bravo,duket që jeni injorant,në amerik ke taksa pa fund,vetëm dy taksa dua tju pëmënd;shko në spital,pa siguracion asnjë injeksion më të thjeshtin nuk të bëjn,shkollimi në universitet shumë i shtrenjtë.2500euro,në shqipëri janë për një jetes mbi normalen. Bravo more djalë, të ectë puna mbarë.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pensionisti i Porcelanit

                              Bravo Mirgen Hoxha, edhe une i shkollova femijet ne SHBA dhe Itali dhe u lutem te kthehen, se Shqiperia eshte nje treg i virgjer per intelktuale profesioniste ne teknologji dhe ka ushqime bio.

                              Përgjigjjuni
                              1. F
                                Fatmir Lohja

                                Kete fakt do ta pranojav nese e konfirmojne Zyrat e punes Tatimet e Taksat dhe sigurimet shoqerire, me dokumenta bsnkare.Dokumentat politik ne ekonomistet e vjeter nuk i pranojme per shahi!

                                Përgjigjjuni
                                1. E
                                  Etika e punes

                                  Histori interesante. Ilustron me se miri etiken protestante te punes. Nje njeri me rezultate jo te mira ne gjimnaz qe kerkon vokacionin e tij ne jete me pune dhe me kembengulje. Pastaj gjen nje pune te mire ne Amerike dhe nuk ndihet i plotesuar. Perpiqet perseri te gjeje “thirrjen” dhe kalon perseri oqeanin. Une per vete nuk besoj, por mendoj se sikur te kishim 20% te popullsise protestante, ky vend nuk do ishte me i varfer.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. E
                                    Erdogan

                                    Ka nje kenge Greke me titull Pote tin Mana min tin Dhernis. Kurre mos e rreh Nenen.Edhe vendi tend eshte si Nena. Me te Mirat dhe te keqijat. Emigracioni eshte shume i ftohte,i tharte,i vetmuar. Shikoni si e kane katandisur Anglo francezet Evropen vetem per aresyen e Colonizmit dhe te Identifikimit te tyre me keto Gjuhe. Cfare borxhi kane Ballkani ish Ilyria apo Epiri. Keto Fuqi Imperialiste kane futur ne lufte civile Rusine me ish Nova Rusine (sot ukrahine) gjoja te behet pjese e Natos! Keto fuqi jane kaile te shkaterrojne boten vetem per aresyen se nuk duan "te zbresin". Por Kina e tregoi fuqine e Saj me viziten e Makronit,Vanderlejenit,atij te Spanjes ne te njejten kohe. Emigracioni nga Atdheu i Epiroteve te percare nga keto Fuqi Imperialiste eshte krim i Madh.Njeriu duhet te rezistoi. Kjo tregon Dashuri per Veten,per te Paret e Tou,per Vendin. Ky Njeri Pozitive dhe me dashuri per Atdheun duhet te Vleresohet nga te gjithe ata qe jane shperndare qe nga Anglia deri ne Argjentine si Zogjt e Korbit.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. J
                                      Janullatos

                                      Gërqia

                                      Përgjigjjuni
                                    2. s
                                      sapa

                                      Ju mund te tregoni cdo dite njerez qe braktisin perendimin per te jetuar ne shqiperi por askush nuk beson me qe vendi me i korruptuar i planetit te behet ndonjehere shtet normal!Asnje lloj propagande nuk vlen!Ne shqiperi poshtersia qe ndodh cdo dite kalon cdo imagjinate njerezore!Jo vetem shqiptaret qe nuk genjehen me por as te huajt jo!

                                      Përgjigjjuni

                                      Lini një Përgjigje