
Kryeministri Edi Rama inspektoi këtë të martë një nga centralet e sterilizimit në spitalin universitar ‘Shefqet Ndroqi’ për të parë nga afër se si bëhet procesi i sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
Kreu i qeverisë thotë se garantohet një standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke i kursyer shtetit miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve.
Kryeministri u shpreh gjithashtu se është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës, por shtoi se ata që kanë vepruar pas shpine është çështje e tyre me drejtësinë.
“Është bërë një konfuzion i madh për shkak të hetimit të procedurës dhe të kompanisë përkatëse, midis përfitimit të madh që ka pasur sistemi dhe çfarëdo qoftë individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine që është çështja e tyre me drejtësinë.
Por një nga gjërat më evidente sot dhe që e lexova nga një person që është shumë kritik me ne, një nga kalkulimet që bënte Irena konfirmon atë që kemi thënë, se vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimi total që është bërë për këtë proces dhe e gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar për procesin”, theksoi Rama.
Kreu i qeverisë shprehet se hetimi i SPAK-ut për abuzime të mundshme në procesin e ndërtimit të këtij partneriteti publik privat, nuk e cenon aspak suksesin e kësaj nisme të qeverisë
Nje nder proceset me te rendesishme qe tashme eshte i mundur fale kesaj qeveria
Mire sufllaqja te bodrumi ?
Nje nder proceset ku eshte vjedhur pa hesap. Rreth 50milion euro duhet ti kete marr vetem rama.
Vetem Rama e ka zhvilluar kete sektor te rendesishem
Cilin sektor ?
Ka zhvilluar sektorin: " Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka, të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!"
Po ku dine keta cilin sektor, shkruajne kot. Per ramin ky eshte nje sektor tjeter abuzimi.
Tjeter pune me rendesi nga qeveria Rama
Shendetsia ka marr zhvillim ne vend fale qeveris rama
Sterilizimi i pajisjeve mjekesore proces i rendesishem pasi ne kete menyre nuk marrim dhe infeksion
Hahahha, po ty ta derdh rama brenda dhe te imunizon, nuk ke me probleme. E kuptoni ca flisni per nje rroge? As vete nuk pajtoheni me ato qe shkruani.
Hajde tope hajde ketu njerzit po futen ne burg ky vazhdon me peralla,o Ramut nqs ne nje koncension ,hedh 5-se dhe vjedh 125 ku eshte suksesi ketu ,apo s ka gje ,le te vjedhin miliona keta se pensionistet e kalojne me 150$..RAMA 2,RAMA 3 qeverite e hajduteve dhe ordinereve,me e pakta duhej te dorehiqeshe fendurine e rilindjes
Large qofte te ishte ish partia ime PD ne pushtet per kaq vite mjekesia me min si N Ndoka do kishte shkuar si ne mesjete
Nard ndoka vertet ka qene nje minister tornitor?
standartet sa vine e rriten ne sektorin e shendetesise
Kam qene vete neper spitale, vetem rrethimi ndryshon dhe lyerja qe e shpelan shiu. Brenda cdo merite eshte e mjekeve dhe infermiereve dhe me pas kusur i pacienteve qe duhet te blejne cdo gje nga farmacite prane.
Rama po ben pune shume te vecanta dhe shume te rendesishme per te gjithe vendin
Mos mor burr.
Elio . Rrofsh se me zbukurove diten me ket koment. Per mua eshte komenti i dites: 10*
Qeveria sot eshte shume here me punnetore nga cdokush qe ka qen
Ky eshte nje inspektim i thencin, por kete e ben se vete ishte ai qe i beri reklame kesaj vjedhjeje duke bredhur tevizion ne television dhe duke na mbushur mendjen gjoja qe ti perdorim veglat e sterilizuar qe i kishte sjelle gjoja nga Italia hajduti Beqja. Po mos i merr per budallenje shqiptaret kur thua qe u shkurtuan kaq dhe aq dite qendrimet ne spitale nga efekti i kesaj vjedhjeje? Jo more hajdut jo. Asnje institucion nuk e ka nxjerre kete prfundim qe shkurtimi i dite qendrimeve ne spitale eshte si rezultat i kesaj vjedhjeje . Kush e beri ate studim apo mendja djallezore e hajnave te ripjelljes me ty ne krye. Ketu ka dicka qe ty personalisht po te djeg dhe duket se te ka nxjerre zbuluar ne kete afere dhe prandaj po ben gjithe kete mbrojtje te kesaj mega vjedhjeje. Ti je nje hajdut i neveritshem qe e ke vendin prapa hekurave.
Nuk thone kot qe krimineli kthehet ne vendin e krimit. Ja dhe rama u kthye te vendi i vjedhjes. Hajdut me te papermbajtur nuk do te njohi historia e Shqiperise.
Zoti KM. Ndonje numer per te justifikuar parate e shpenzuara ne kete program, a keni ??? Psh: Si rezultat i ketij program sterilizimi te organizuar, jane evituar 2500 infeksione dhe 35 vdekje nga infeksionet - krahasuar me dy vjet me pare...... Ne se nuk ke numra, kjo qe na thua eshte thjeshte nje opinion politik qe justifikon abuzimin...”In God we trust. All others must bring data.” ka thene nje njeri i mençur
"Kreu i qeverisë thotë se garantohet një standard i ri sigurie për ndërhyrjet operatore, duke i kursyer shtetit miliona euro nga ulja e ditëve të qëndrimit në spitale pas operacioneve."...Sa milione Euro u kursyen dhe ku shkuan keto miliona? Mund te na thuash ?, o "gjikand"...