Në bazë të informacionit të Institutit të Gjeoshkencës, gjatë 24 orëve që vijnë do të ketë reshje shiu në të gjithë vendin. Kështu, sipas njoftimit, në qarqet Shkodër, Lezhë, Tiranë, Fier dhe Vlorë mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malore dhe rrëshqitje të dherave.
Në zonat urbane do të shfaqen problem me përmbytje te lokalizuara, në varësi të gjendjes së kanalizimeve. Për sa më sipër, bazuar Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile” kërkohet rritje e gatishmërisë të të gjitha strukturave për përballimin e emergjencave të shkaktuara si pasojë e reshjeve të shiut.
Të ndiqen me prioritet çështjet si mëposhtë:
1. Raportimi në kohë dhe në vazhdimësi pranë Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile;
2. Vlerësimi paraprak i situatës si dhe planifikimi për mbështetje duke u bazuar gjithmonë sipas prioriteteve: mbrojtja e jetës së njeriut, pasuritë kombëtare, trashëgimia kulturore, infrastruktura kritike etj;
3. Rritja e vigjilencës dhe reagimi në kohë i strukturave operacionale;
4. Ndjekja në terren nga sektorët e emergjencave në nivel vendor;
5. Njoftimi i popullatës që mund të preket nga emergjenca dhe aktivizimi i planeve të evakuimit;
6. Emergjenca dhe aktivizimi i planeve të evakuimit në rast se është e nevojshme.
Besoj qe Anemiku shkencor nuk ben pjese ne komision!
Paskeni shku per lesh o Gjeofillozofet e Skender Gjinushit .Kur nuk jeni ne gjendje, te percaktoni fenomenet e natyres,u hidhni nje sy se cfare parashikojne te tjeret. Asnje here nuk ka ndodhur, ne fund te Gushtit e fillim te Shtatorit ,te kete shkarkime te atmosferes, sa te krijoje permbytje ne Shqiperi . Nuk di se kujti intereson nje lajm i tille. Ne fakte dote kete nje prishje kalimtare te kohers 2-3 oreshe qe dota freskoje pak klimen . Ne javen e pare te Shtatorit dote kete disa shira, te vegjel kalimtare, qe me shume do e ndezin atmosferen sesa dota ulin temp .Me pas vjen nje vere e dyte qe do te perfshije gjithe muajnin Tetore . Nentori do te jete muaji ku do fillojne te bijen tem pas dates 18 ,por jo me poshte se mesatarja e viteve te fundit . Kjo klime dote na shoqeroje deri ne dhjeteditshin e fundit te Dhjetorit ku dhe fillojne shirat e ererat e fuqishme .