
Ndonëse ngjajnë me varreza historike që koha i ka mbuluar me harresë dhe bimësi, në fakt këto janë varrezat publike të Elbasanit. Bimësia e cila arrin deri në lartësinë e trupit të njeriut, po mbulon gjithçka.
Në këtë situatë edhe njerëzit e kanë të vështirë të gjejnë varret e familjarëve të tyre, siç është rasti i kësaj zonje.
Sikur të mos mjaftojë bimësia, rreziku nga insektet e ndryshme e deri tek gjarpërinjtë është i lartë.
Edhe aty ku njerëzit pastrojnë vetë barishtet, mbeturinat lihen në rrugicat e varrezave, ndërsa bashkia që i ka në administrim duket se ka kohë që nuk dërgon ndonjë punonjës tek varrezat publike.
Madje zyrtarët e bashkisë nuk kanë mundësi as të përgjigjen në lidhje me këtë shqetësim të qytetarëve elbasanas.
Turp e faqa e zezë, nje bashki që flenë gjume ?
Nuk flene gjum jo , mos ua qa hallin , shkojne ne pune ku ka fitime … e cdo perfitojne nga pastrimet e varezave ?? Perfitojne nga rasti qe populli shqiptar ne pergjithesi haron shpejt dhe dorovitet me premtime ….. ne zgjedhjet e tjera jepuni dermen , kerkoini se ceshte bere , ose ske bere te te jap voten …asgje , e po ske bere asgje kap pak noc rokun , vec kujdes se e kam me gunga …..keto tu themi …te njejten gjendje pashe edhe ne varezat ne Sarande …..fera , bajga lopesh dhe plera , per uje sbehet fjale …turp
Kudo varrezat mbahen paster, eshte shenje respekti dhe tregon kulturen e vendit, por siduket administrata e bashkis se Elbasanit i paska harru traditat. Turp per bashkin e qytetit te Elbasanit
A ka bashki Elbasani?