Universitetet publikojnë listat e maturantëve fitues

26 Gusht 2023, 18:57Sociale TEMA

Universitetet publikojnë listat e maturantëve fitues

Institucionet e arsimit të lartë kanë shpallur listat paraprake të fituesve në universitete. Maturantët, pranë faqeve të universiteteve, gjenë renditjen e në bazë të pikëve që ata kanë fituar në të gjitha programet e studimit.

Universiteti Politeknik, Universiteti i Tiranës dhe ai i Bujqësorit tashmë i kanë shpallur të plota renditjen e kandidatëve që garojnë, në programet e studimit që ata ofrojnë.

Fituesit janë ata deri te vija e kuqe. Në deklarat e universiteteve, njoftohen maturantët që të mos demoralizohen pasi shumë kandidatë janë shpallur fitues në disa programe studimi, dhe vija e kuqe do të spostohet, në ditët në vijim të regjistrimit. Ende të pa shpallura publikisht janë listat tek Universiteti i Mjekësisë.

Këtë vit Mjekësia futi për herë të parë testimin dhe kjo mund të ketë sjellë një vonesë në përllogaritjen e e pikëve për kandidatët që ishin në garë. Por afati për publikimin e listave nga unviersitetet është deri në mesnatën e 26 Gushtit.

Ditën e dielë më 27 Gusht, fituesit do të publikohen zyrtarisht dhe në faqen u-Albania, ku kandidatët mund të shohin renditjen e tyre në 10 preferenca që ata kanë garuar.

Regjistrimi i fituesve bëhet pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 29 Gusht deri më 11 Shtator.

Lini një Përgjigje