Kreu i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, ka kritikuar kryebashkiakun e Beratit Ervin Demo lidhur me zjarret që kanë prekur territorin e kësaj bashkie.
Ai ndodhej në fshatin Velabisht të Beratit duke pohuar se gjendja me zjarret është jashtëzakonisht e vështirë në zonë, megjithatë flakët kanë mundur të vihen nën kontroll.
Lidhur me Demon, Çako se ai nuk i hap telefonin ndërkohë që gjysma e territorit po i digjet.
“Situata ka qenë jashtëzakonisht e vështirë dhe ka qenë një 24 orësh i vështirë për gjithë strukturat. Jemi në fshatin Velabisht të Beratit, së bashku me drejtorin e policisë dhe zjarri është vendosur nën kontroll pas punës intensive të pilotëve dhe helikopterit Cougar që nuk ka rreshtur punën.
Ka pasur një rrezik të shtuar në fshatin Starovë me forcat përkatëse që ishin përgatitur edhe për evakuimin e banorëve, por fatmirësisht nuk ka pasur nevojë për shkak të shuarjes së flakëve.
Nuk mund të pranoj se si një kryetari bashkie i digjet gjysma e territorit dhe ai nuk hap telefonin. Ka kryetarë bashkie që kanë qindra punonjës nën varësi dhe nuk organizojnë strukturat.
Jo vetëm në këtë operacion, por edhe në operacione të tjera. Kryetarët e bashkive nuk kanë qenë në nivelin e duhur, edhe pse jo të gjithë. Këtë e përcjell sepse më indinjon sepse kërkojnë direkt njerëz dhe helikopterin, kur nuk angazhohen” – tha Çako.
Po kush je ti zotrote që të të hapin telefonin?? Jepi drejtim o zotri me strukturat paralele. Pse duhet të flasësh ti me kryetarët e bashkisë? Mos të duket vetja sipër atyre. Apo se akoma të duket vetja drejtor policie dhe do të vijnë njerëzit nga mbrapa. O Haki, se mos t'u dogj ndonjë parcel andej gjë ty që të ka "djegur" kaq shumë. Sa për sqarim. Kryetarët e bashkive janë të zgjedhur nga njerëzit dhe atyre ju japin llogarri. Ty të kanë vënë aty... Kështu që jepi drejtim o Haki dhe leri vlerësimet, shiko se ti nuk je në krye të detyrës. Dhe vazhdo fol me shefat e zjarrfikseve. Mona është komplet buçe por me ty e ka goditur. Se nuk na e sqarove o Haki..... Pse të thoshte Haki-droga ajo.. Këtë n'a sqaro ti !
Thuaj çfarë deshe o Cako! Ndoshta te lexon dhe e ben.
Po ik takoje vet, nuk behen punet me telefon, ik takoje, ne Ksamil e ke!