Eshtrat e Qazim Mulletit vijnë në Shqipëri, Shkëlqim Hajdari: Nuk ka qenë e lehtë, por ia arritëm kësaj dite

25 Gusht 2023, 11:28Sociale TEMA
Eshtrat e Qazim Mulletit vijnë në Shqipëri, Shkëlqim

Shkëlqim Hajdari i pranishëm Portin e Durrësit për të pritur arkmortin me eshtrat e ish-prefektit të Tiranës, Qazim Mulletit u shpreh se për të mbërritur deri tek kjo ditë rruga nuk ka qenë e lehtë, por fatmirësisht u realizua. 

“I jemi bashkangjitur vullnetit të familjes Mulletit për të ndihmuar sadopak, ka qenë jo e lehtë, por sot kemi arritur këtë ditë. Është një ditë e lumtur për familjen në radhë të parë, por për të gjithë komunitetin. Shqiptarët nga sot do të kuptojnë që Qazim Mulleti ishte një figurë e madhe, patriotare, i gjithë komuniteti i Tiranës dhe të gjithë shqiptarët do të kenë një ditë të gëzuar për to”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, nipi i Qazim Mulletit, ka shprehur falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët që ndihmuan më mbërritjen e eshtrave të Qazim Mulletit.

“U bashkua ideja e Lef Nosit, Mustafa Krujës, Koliqit. Jam shumë i gëzuar, vuajtëm, por ia arritëm kësaj ditë. Shqipëria do të shkojë në Europë. Do të jetë më e fortë bashkë me Kosovës. Fëmijët e mi do të shohin Europën e bashkuar. Treni ka hipur në shinat e NATO-s. Kemi një jetë që e presim këtë moment”, ka thënë ai.

17 Komente

  1. k
    kacidhja

    Po ky Cim gamori ka ndonje lidhje fisnore me te ,apo shkon per ndonje lemoshe nga IL Mulleti.

    Përgjigjjuni
    1. a
      agushkari

      çojini ne vorrezat e dedhmoreve krahas azemit kontrabandistit

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbri

        Shkëlqim Hajdari paske qenë një idiot i madh. Turp të keshë që vlerëson figurën e një bashkëpunëtori të fashizmit.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shaqo

          ...pse habiteni, a eshte HAJDAR?

          Përgjigjjuni
        2. N
          Nard Noka

          Merini e çojini te shtepia juaj !

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kroi Bones

            Ideja Mustafa Krujes ? Nje ide qe e luftoi Koalicioni Antifashist Botnor SHBA,Rusi,Angli,Kine,France,Turqi sepse u tmerruan nga Kampet e Boshtit.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi i Vjetër

              Mendje dhe punë Hajdarësh. Ky mubndohet të na e shesë aleatin e nazifashizmit, terroristin e popullit, Qazim Mulletin, si patriot.

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cuni

                Shqiperia ka vend per sa me shume hale. Mungojne wc publike.

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Valona e rindertua

                  Shume drejte , mulleti duhet te varroset tek deshmoret dhe keta te largohen andej.ishalla nuk behet ndonje lufte se nuk do kete djale zhqiptari te derdh me gjak per kete toke.

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Hajdari

                    Cim HAJDARI.Fol per vete ,jo ne emer te qytetareve te Tiranes ,sepse je nje nano tirons.Ose je nje m... qe ta hash.Bashkepuntoret e pushtuesve nuk jane heronj.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zyraja e rilindme

                      ‘Bravo’ që më në fund ia arrite t’a sjellësh! Tash komedia ‘Prefekti’ do të plotesohet ma mirë dhe ne kena me u zgerdhi s’qeshmi ma shumë ! Ho Mono thuje ne tina noi llaf,se je burr zamoni!

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        AFERIMI

                        Nuk ështëmirë të thuash të gënjeshtra.Mos thuaj që në kuadër të fesë nuk ke përftuar.Parimi 1 për ty dhe2 për mua nuk qëndron?Sa isheusht;prokuror ishe i mirë.TANI?.AFERIMI

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Shqiptari

                          Çdo shqiptar,i larguar nga kjo bote,pavaresisht qendrimeve politike apo arsye te tjera,meriton te kete nje varr ne kete toke ku ai ka lindur. Nga ana tjeter kane kaluar afro 80 vjet nga ndarja e madhe komuniste-ballisto -zogiste dhe duhet lene ne dore te historiografise te beje punen e saj ne vleresimin dhe kontributin qe kane dhene per vendin te gjithe aktoret e kohes Persa i takon meritave te Q.Mulletit,kontributit dhe aftesive te tij si njohes i 4-5 gjuheve etj,duhet pare me kujdes dhe me realizem.Ai lindi ne 1893.Ne moshen 7-8 vjeç e çojne me Manastir ke kryen arsimin fillor.Ne 1901 shkon ne gjimnazin “Zosimea” ne Janine.Shkon ne Stamboll ku studion ne kolegjin Gallata Saraj.Punon pak kohe si adjutant prane princ Wide. Largohet me te ne Austri ku qendron deri ne vitin 1920.Kthehet ne Shqiperi dhe punon per qeverine e Lushnjes e cila u vendos ne Tirane deri ne qershor 1924.Ne vitet 24-31 qendron ne ne Zare,Kroaci dhe disa kohe ne Austri.Ne vitin 1929 martohet me Behije hanemin.Ne vitin 1931 akuzohet se bashku me Nok Gjeloshin,Aziz Çamin,Sejfi Vllamasin,Rexhep Mitrivicen,Kole Tromaren i bene atentat Zogut ne operan e Vjenes duke vrare Llesh Topallajn dhe plagosur Ekrem bej Vloren.U denua me vdekje ne mungese.Per shume vite deri ne vitin 1939 jeton ne Paris dhe ne Itali.Kthehet ne Shqiperi dhe 1vit emerohet kryetar i bashkise Tirane dhe 1942-44 punon si Prefektvi Tiranes.Largohet bashke me shume “Nacionaliste” ne Itali ku vdes ne vitin 1956. Kontributi i tij ishte se u ul ne disa karrige te shtetit per te marre nje rroge te majme pasi tere jeten e kaloi pothuej te gjithe jashte vendit Ai jetoi si person i rritur me pak se 9 vite ne Shqiperi,duke hequr femijerine 1893-1900.Persa i takon gjuheve te huaja ai jetoi gjate ne Manastir,Janine, Stamboll,Rome,Zare Kroaci,Vjene,Paris dhe ne keto vende ai u detyrua te mesoje gjuhen se duhej te komunikonte.Dihet historia e mijera zyrtareve para viteve 1940 qe mesuan,punuan dhe jetuan jashte vendit.Ata paten mundesine se kishin shkolle te zinin karrige ne mbi 30 qeverite e dobta shqiptare nga 1912 deri ne Nentor 1944.Edhe sot ka qindra mijera shqiptare ne mos mbi 1 milion qe dine 3-4 gjuhe gjermanisht,greqisht,italisht,frengjisht,anglisht,pse jo dhe kinezçe,koreance dhe japonisht. Lereni te ndjerin te prehet ne token e tij ne Tirane.Çdo hiperbolizim dhe martirizim nuk ia shton vlerat.Vuajtjet,internimet,burgjet dhe persekutimet i kaloi familja,Reshiti,Behija dhe familja e vellait te tij.Qazim Mulletja 45 vjet jetoi dhe brodhi neper Europe duke u bere cope per Shqiperine ku jetoi vetem 9 vite.

                          Përgjigjjuni
                          1. F
                            Fiqo FIRRËS

                            Ky është shkrim KAPAK .

                            Përgjigjjuni
                          2. timo

                            Qazim Mëlletja qenka bërë pas vdekjes anti fashist!!!Per kundër kësaj, patriot i madh. Nuk është çudi. Në kohët moderne edhe kjo ndodh. Për shëmbëll, Sali Berisha ,pikërisht në këtë kohë, është bërë anti komunist. Madje në të gjallë. Dmth me dëshirën e tij. Kurse Zimi(Qazimi) me dëshirën e familjarëve pasi, ndjesë pastë, ka kohë që ka ndruar jetë si fashist. Hajt, me hajër...

                            Përgjigjjuni
                            1. O
                              Olsi1974

                              Nuk ma ha mendja qe qenkeni kaq patriote saqe po ju dhimbsen deshmoret.kur Qazim Mulleti dinte te fliste gjuhe te huaja ju qe komentoni as shqip nuk dini tamam.edhe sa i perket komenteve per zotin Shkelqim qe as nuk e njoh nga afer dhe as nuk e kam takuar kurre ne jeten time kini kurajon thojani ne sy ate qe mendoni per te por nuk jeni burra.Ne vend qe te thoni faleminderit qe kontribuan qe nje korife i vendit tone do prehet i qete ne vendlindje vetem vrer nxirrni.o zot sa plage te pasherueshme ka lene komunizmi.mos kujtoni se jam i djathte qe po shkruaj Jam njeri i thjeshte,mbase me i thjeshte se ju por kam fatin e mire qe lexoj.

                              Përgjigjjuni
                              1. t
                                toni

                                Fakti qe ke mundesi per t'u shkolluar nuk te ben intelektual. Kete e sheh rendom kudo dhe kurdo. Ne nje periudhe kur 90% e vendit ishin analfabete kush do verifikonte njohurite e kujt per kulture? Edhe te degjoje 4 fjale te huaja do te dukej sikur tjetri bente namin. Te kishte qene burre Qaizimi, kishte siguruar njehere familjen e tij, se ishte i vetedijshem se cfare i priste pas lufte familjaret e nje kolaboracionisti. Por u tregua bythec, se mendoi per koken e vete. Te kishte bere ai internim dhe familja te jetonte ne Itali. Kete do bente cdo burre me k..ellqe. Por nuk ishte rasti ne fjale. Cdogje tjeter eshte e tepert. Perderisa u aprovua sjellja e eshtrave te tij, asnje nga komentet tona nuk e zhben dot kete vendim. Por te pakten ketu shprehim opinion tone. Mjafton te shohesh surratin e Cim Hajdarit ne foto dhe te levizin zorret. Besoj eshte misherimi i perkryer i nje "korifeu modern"!

                                Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje