Auron Tare, ish-drejtor i Butrintit, ish-drejtor i Agjencisë së Bregdetit, njëherësh i apasionuar dhe njohës goxha imponues i trashëgimisë dhe turizmit, shumë herët në pikëtakim e njohje me këtë të fundit, një fushë e re për shqiptarët, po shfaqet kritik këto kohë, me “kohën e artë” të turizmit në Shqipëri, duke mos qenë hiç dakort me prurjet masive turistike, gati të paimagjinueshme deri dje, më saktë deri para 15 viteve, si dhe me propagandën qeveritare.
Duhet thënë se Tare duhet dëgjuar vërtet, si meritor konkret në vite, ku më e fundit prej mendjes së tij është projekti i “100 fshatrave”, startuar me Nivicën, fshatin e njohur kurvelashas që shërbeu si model i një epoke të re të turizmit rural në Shqipëri. Butrinti, ndër të rrallat krenari shqiptare të mirëmenaxhimit trashëgimor, derisa pa pikë arsyeje po u kalohet amerikanëve, është po ashtu meritë e tij, duke e bërë atë të famshëm në interesin turistik botëror ahere kur askush s’ja hidhte sytë Shqipërisë për turizëm.
Rruga me kuaj e Lord Bajronit është po ashtu prej tij, si dhe ardhja në bregdetin shqiptar, posaçërisht atë të jugut e sa e sa figurave VIP nga bota, dje dhe sot, është për aftësinë e tij. Së fundi, dy vjet më parë, ai do bënte i vetëm dhe atë që nuk ka mundur ta bëjë deri më sot asnjë institucion akademik shqiptar: nxjerrjen të pafajshme të Shqipërisë për incidentin e Korfuzit, provuar para një auditori në Harvard, për të cilin Shqipëria është dënuar në Hagë.
Me gjysmën e jetës në Sarandë që në fillimvitet ‘90-të, ai ka parë nga afër paradoksin zhvillimor të këtij qyteti simbol, që tani e sheh të pushtohet nga ai lloj turisti të cilin ai nuk e do, nuk e preferon, pasi më shumë se i lë gjë Shqipërisë, i merr asaj, e dëmton në perspektivë.
Por ajo që çalon në kritikën e Tares, si në shumicën e kritikëve në Shqipëri mbi Shqipërinë, janë referencat.
Tare nuk ka referenca në kritikat e tij. Më saktë nuk sjell modele krahasimore e për rrjedhojë nuk jep as propozime.
Nga Tare duhej të mësonim se cilat janë ato vende që e kanë pësuar nga një turizëm i ngjashëm me këtë në Shqipëri, si e kanë pësuar dhe ku gjenden. Duhej të mësonim precedentë nga bota e turizmit të sukseseve afatshkurtëra e dështimeve afagjata, të cilave ai u trembet në rastin e Shqipërisë, ose e kundërta.
Duhej të mësonim mbi strategjitë e atyre vendeve të cilat sot shkëlqejnë në tregun global të turizmit, pra se si arritën deri aty. Dhe në finale, pas kritikave duhej të ofronte ide e propozime se ç’modele duhej të ndjekë Shqipëria në këtë stad që është. Fjala vjen, a ka ç’të mësojë nga Greqia fqinje? Po, duhet pranuar: Greqia është një traditë e gjatë turizmi prej së cilës ke ç’mësosh dhe Tare e ka potencialin njohës që t’ja hapë sytë gjindjes, tregut turistik dhe vendimmarrjes shtetërore duke u ofruar modele zhvillimi të mençura.
Ai po ashtu mund t’i tregojë opinionit, por dhe vendimmarrjes qeveritare pjesë e së cilës ishte në katër vjet, se si duhet menaxhuar vija bregdetare sipas x model nga x vend, në ngjashmëri me Shqipërinë. Sikur kritikat e tij të shoqëroheshin dhe me këtë lëndë ndihmëtare për njohje më të thellë të realiteteve të turizmit, kjo lloj metodike do e shfaqte dhe më bindës, ç’është më e rëndësishmja edhe më atdhetar, një lloj atdhetarie që i mungon dhe shqiptarit më atdhetar në këtë vend, i cili nw vend të ideve zgjedh të bëjë kritikun, pa i kombinuar të dyja.
Auron, trego se ç’duhet bërë, me një turizëm ku tregun e diktojnë dhe rrjetet sociale, të panjohura deri dje, të cilat sjellin realitete krejt të reja. Trego duke sjell referenca nga bota…(Tesheshi.com)
Cfare ka bere Tare ne Nivice? Nje ndertim qe nuk kaperfunduar ,me parate e AZHBR
I nderuar ne qe jetojme ne kete fshat e dime mire se cfare ja bere Auron Tare. Zona hyri ne hartat turistike. U bene 3 rruge. U be qendra. Erdhi uji. U hoqen plehrat. Vijne turiste. Cmund te bente me shume?
Shkrimin tuaj po e pëlqej, shkrimi i Tares ishte si punë tarje. Vetëm bardhë dhe zi, më shumë i zi.
idete e Tares qendrojne por ne nje situate ekonomike ekstreme per keq e ke te veshtire te ndalesh luften e qytetareve te ketij vendi per nje çape buke e cila sjell pashmagshmerisht demtime te natyres tone si ne bregdet ashtu dhe kudo qe mund te nxirret para. Shembuj ka pa fund.
Na fal Tema por keta problemet i nxjerin kur bien nga fiku,sa per 100 fshatrat do te thoja se kur je naga Nivica duhet te besh per Nivicen dhe per peranteze pyesni nivcjote se cfar thone.
Ku “ Çedojne”?!?!?! Vetem perdorimi i kesaj fjale, na tregon se je nje plehre!!
Mese e drejte!
I kam lexuar auronit te gjitha kritikat per turizmin , dhe ka mese te drejte , vizioni i auronit eshte pertej , pertej turizmit masiv, , ketu qendron edhe i gjithe sekreti per suksesin e metejshem, tani eshte koha per te zgjedhur cilat linja duhet te ndijeki turizmi ne shqiperi, ndoshta fjala turizem duhet shuar , por ky eshte vetem nje opinion i imi, mendon njeri se cilen natye do u leme brezave ne vazhdim me kete rritje te turizmit ?… une po, ndoshta edhe ndokush tjeter mund ta mendoj si une, ndoshta, ….deshira me egersi per te pasur turizem, dhe epshi per te bere sa me shume te ardhura duke shkelur te gjitha normat per ruajtjen e mjedisit qe sot e kemi akoma!…. Kush nget avionin tani me kaq shpejtesi mund te bej ulje te detyruashme per te shpetuar meekulline qe disponojme qe te gjithe e dime ! Nuk mund te shitet peisazhi me i bukur i shqiperiae pak njerezve per vilat e 100 app 1000 personave, nuk duhet!!
Bravo kampi...dhe mos te harrojme se turizmi masiv rrit cmimet per shqiptaret e varfer...ne treg nuk ke asgje me pak se 1000 lek
Juve more mik i ngaterroni ca gjera. Se pari, kur je i ri ne nje biznes, nuk mundet te dalesh ne treg me cmimet maksimale. Greqia, Italia, Kroacia apo vende te tjera te degjuara per turizmin, nuk kane filluar qe diten e pare me cmimet qe kane sot. Dale ngadale, me rritjen e kushteve, cilesise se sherbimeve dhe sidomos infrastruktures, jane ngritur edhe cmimet atje. Shqiperia, deri dje e panjohur, duhet te futet ne tregun e turizmit sic po futet, me cmime konkuruese dhe pastaj te ndjeke trendin rrites ne perputhje me rritjen e cilesise. Problemi tjeter qe ngrini juve, eshte ai i kostove te pushimeve te vendasve. Sigurisht qe jo te gjithe do kene mundesine qe te bejne pushime ne hotelet lloksoze, por do kete zona dhe vende per nje shtrese te popullsise qe nuk kane mundesi te paguajne lluksin. Edhe sot, ke shqiptare qe shkojne e i bejne pushimet ne Mikonos, ishullin grek te miljardereve, por kjo nuk d.m.th. se te tere shqiptaret duhet te kene mundesi te shkojne atje. Kapitalizmi e ndan shoqerine ne shtresa te ndryshme dhe Shqiperia nuk ben perjashtim nga ky rregull universal. Sejcili do shtrije kembet sa ka jorganin sic ben e tere bota. Perse ne duhet me qene ndryshe?
Ku "çedojne"??? Dmth???!!!
Shume mire e ke kapur thelbin. Ne ne perendim e dime se mesojme nxenesit ne Kolegje qe kur te bejne ndonje shkrim duhet te perdorin referencat per te mbeshtetur mendimin apo kendeveshtrimin. Kjo eshte baza e klasave te Anglishtes- English Composition or Literaturature. Ne Shqiperi or mik te thone "ky eshte mendimi im dhe pike" pa e care trapin per te mbeshtetur ate qe thone sikur jane profete. Keshtu shkruajne te gjithe, nga me i vogli deri te me madhi. Ka ngelur qe ne kohen e komunizmit me duket.
ja dhe mero hidhet ne mbrojtje te sulltanit ,ik o mero bej gazetarin jo eruditin .......
Ai ksamili eshte skandal. Nese je be trafik ne oren 9, atehere ne 12 do dalesh prej tij. Plazhe 00000 Shezlonge te qelbur qe sot ti liron pronari per 15 mije, neser per 20 mije dhe dt tjeter per 30 mije. Ne nje pellg me uje lahen 50 vete. Pjesa tjeter e jonit eshte shume mire, plazhe pa fund shezlonge me cmime te perballueshme dhe me e rendesishmja nuk e ke komshiun ngjitur qe te duket se je ne nje krevat me te dhe te duhet te rrish ulur nga sikleti. Nuk e kuptoj propaganden per ksamilin e saranden por ate qe shkruan Auroni e kuptoj.
Sa I gja bab Isait , tyc complet
Zoti Tare,ka të drejtë.Shikoni si po shkatrroet DHËRMIU perla e shqipëris.
Cedojne ? Fjale shqipe eshte kjo apo ndonje majmunizem gjuhesor ?