Këngëtari Ermal Meta ka reaguar ndaj gazetarit dhe ish-senatorit të PD Tommaso Cerno, aktualisht drejtor i gazetës “L’Identita”, i cili sulmoi ashpër shqiptarët, pas bujës që bëri një faturë e papaguar e disa turistëve italianë në Berat.
“Gjest i bukur i Melonit për faturën e papaguar të një grupi hajdutësh italianë. Por nëse ambasada shqiptare do të dëmshpërblente Italinë për vjedhjet e kryera në 20 vitet e fundit nga shtetasit shqiptarë, ajo do të falimentonte”, shkruajti ai.
“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara drejt Perëndimit (i vetmi drejtim i mundshëm) i kanë mësuar disa të jenë të pandershëm dhe dashakeqës.
Shpesh njerëzit e zakonshëm maskohen nga ironia, por pikërisht kur vrenjten e tregojnë veten për atë që janë. Domethënë pak. Dhe më vjen keq sepse mendoj se je një njeri shumë inteligjent”, shkruan Ermal Meta.
Por sipërmarrësja, gazetarja dhe aktivistja shqiptare Anita Likmeta, që jeton në Itali, ka reaguar shumë më ashpër se Ermal Meta.
“Shqiptarët, sidomos ne fëmijët, kemi paguar një çmim shumë të lartë për atë që na ka bërë shtypi italian, pra atë që njerëz si ju na kanë bërë. Na keni bërë të ndihemi si asgjë e përzier me asgjë prej vitesh.
Ne ishim pa shtetësi, hije të tmerruara nga paragjykimi i parapaketuar që transmetohej çdo ditë.
Qeveria shqiptare nuk i detyrohet absolutisht asgjë Italisë, e cila po të hapim këtë debat, në vend të kësaj duhet të japë shpjegime për shembull për piramidat financiare dhe 103 shqiptarët që u përplasën dhe u vranë në kanalin e Otrantos në 1997. Të vdekurit që edhe sot nuk e kanë marrë kurrë drejtësinë.
Kryeministri Edi Rama bëri shumë mirë që e la kryeministren Giorgia Meloni të shijonte mezen e asaj urrejtjeje dhe paragjykimi, viktima të së cilës kemi qenë të gjithë ne shqiptarët në Itali dhe në botë. Dhe zoti Cerno, më lejoni t’ju them, ju jeni një idiot. Informohuni”, shkruan ajo.
Kjo eshte nje e vertete,ska racizem.Ne po i quajme leber,maloke etjjjj...dhe jemi 3 milion
Bravo
Italia duhet te dem-shoerbleje Shqiperine per 72 mije ushtare italiane te cilet Shqiperia i strehoi dhe i ushqeu Falas per me shume se 2 vjet ne vitet 1942-1944 duke ju shpetuar jeten nga Nazistet gjermane, te cilet i kerkonin kudo neper Shqiperi ushtaret italiane oer ti ekzekutuar me vdekje . Por populli jone i fsheu ushtaret italiane duke i mbrojtur nga hakmarja e Nazisteve. Kete akt madhor heroik te popullit Shqiptar , italianet nuk e permendin fare . Nderkaq Hebrejte gjithmone e permendin faktin qe ne i shpetuam jeten, por ata nuk ishin me shume se 4,000 vete . Ndersa Italianst ishin 72,000 vete dhe asnjehere media apo gazetat e tyre nuk e iermendin jete fakt , Ndaj duhet qe gazetat tona ta owrmendinkete fakt se nuk esht gje e vogel tu shpetosh jeten 72 mik veteve ne ato kushte aq te rrenda te terrorir Nazist. Kete fakt duhet ta permend in gazetat tona . Midis atyre qe strehuan italiane ishte dhe gjyshi im , por gabim ka bere . Te isha une do ja coja italianin Komandatures Gjermane duke i thene : “Na merre kete shkerdhaten dhe beje sapun per te lare tooet” lol
Edhe Italia, nëse do te dëmshpërblente gjithë qytetarët anembanë botës nga mafia italiane, Italia do kishte falimentuar si shtet.
Bravo zonja Likmeta, nuk heq asnje presje nga ato që shkruani . I kam hequr në kurris keto lloj fyerjesh .
Kjo likmeta qenka nje torollake Italiani ka thene te verteten
Niku torollaku.
o niku a te esht pjek fiku or tij,,,,,,
Kemi 30 vjet we vjedhim ter italine e na vika keq tani. Pika namuzqaret ne qe sna do as dreqi
Pa idjot si ky Cerno bota nuk ecen perpara,na duhen dhe idjotet.