
Prokuroria e Posaçme ka deklaruar sot se disponon kontratën origjinale të koncesionit të sterilizimit.
Në një sqarim për mediat, dy ditë pas publikimit të lajmit se kontrata origjinale nuk ekziston, SPAK thotë se e disponon kontratën origjinale e cila figuron në disa institucione.
Në fakt ishte Sali Berisha ai që përhapi lajmin se kontrata është zhdukur nga kasaforta e ish-ministrit Ilir Beqja.
“Zhdukja e origjinalit të kontratës së sterilizimit, por dhe kontratave të tjera nga kasaforta e ministrit, është një akt kriminal i shëmtuar, i ngjashëm me atë të një vrasësi, që për të fshehur vrasjen dhe zhdukur gjurmët e krimit të vet, djeg kufomën e viktimës së tij.
Me zhdukjen e kontratës origjinale dhe zëvendësimin e saj me një kontratë të falsifikuar, Beqja kërkon të fsheh të gjitha klauzolat e kontratës, në të cilat është bazuar vjedhja e hapur e parave publike nga koncesionari i tij” ,deklaronte Berisha pak ditë më parë duke ushqyer opinionin publik dhe mediat me fantazitë e tij.
Hahahaha . Hahahahah . RamKari e nxorri kontraten se e pa qe po i qihet Linda
Përfundimisht ti o Sali vuan nga gënjeshtropatia. Mjerë Shqipëria.
O SPAK, pse merreni me Berishen, kur edhe qytetari me i thjeshte e di se dokumentat, minimalisht behen ne dy kopje dhe te dyja jane origjinale e me vule te njome. Duket qe jeni te frustuar nga Berisha. Sa keq
Jo Shaqo,në dy kopje por në PESË kopje.
Sali Berisha ëshgë gënjesshtari dhe shpifësi më i madh në botë. Aty ku sulmon Berisha, gjihmonë është e vërteta. Ai sulmon të vërtetën, jo krimin.
Sikur ekziston një ligj për shpifjen . Apo "unë jam Sali Berisha or budallenj" Këtij vetëm zoti do ja mbyllë halen. Po deri atëherë idhtarët e tij do mbajnë shpresa se, ndoshta një ditë do vijnë në pushtet pa vota. As që më bëhet vonë për Ramën, aq më shumë për Beqja e aradha e tyre. Por ndjej kënaqësi me njerëz pa bosht por me bisht, që gëlojnë sa herë Doktor halja ka procesin fiziologjik të jashtëqitjes.