“Kadastra nuk punon”, noterët: Vetëm 1 nga 5 aplikime merr përgjigje, askush nuk mban përgjegjësi

20 Gusht 2023, 19:00Sociale TEMA

“Kadastra nuk punon”, noterët: Vetëm 1 nga 5 aplikime merr

Nga muaji korrik, sportelet fizike që funksiononin për dhënie informacioni në kadastër u mbyllën, duke kaluar çdo gjë online. Paralelisht me sistemin e ri të ofrimit të shërbimeve nga rezultati i shortit, tregu është paralizuar, pasi shumë aplikime janë pa përgjigje. Ky realitet shqetësues konfirmohet nga edhe shifrat e aplikimeve nga zyrat e noterëve, si hallka kryesore mes qytetarit dhe kadastrës.

“Mund t’ju konfirmojë që nga data 1 korrik e deri në 10 gusht janë kryer 5655 aplikime, por vetëm 1300 prej tyre kanë marrë përgjigje. Shifrat nuk janë pozitive, por ne themi se jemi në fazën e parë të këtij proces dhe shpresojmë se situata do të ndryshojë në vazhdim. Ndërkohë që ka një ecuri më pozitive aplikimet me procedurë të përshpejtuar, të cilat kushtojë edhe më shumë”,- sqaroi Fatmir Lacej nga dhoma kombëtare e noterëve

Sistemi i ri i miratuar parashikon që një aplikim në Tiranë mund të shqyrtohet nga një zyrë kadastre e një tjetër qyteti, duke shmangur kështu mundësinë  e korrupsionit. Por pavarësisht qëllimit pozitiv të këtij sistemi, noterët thonë se, që revolucioni digjital të ketë sukses,  duhet që zyrtarët të mbajnë përgjegjësi deri në ndjekje penale.

“Ne jemi të mendimit se punonjësit e kadastrës duhet të jenë më të përgjegjshëm. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për mos kthim përgjigjesh në kohë. Deri më tani problem kryesorë mbetet fakti që nuk respektohen afatet e përcaktuara  nga vet ligji duke sjellë zvarritje të shërbimeve”, – thotë Lacej

Sipas noterëve duket se është kthyer në praktikë pune që për një aplikim të kërkohen dokumente shtesë të panevojshme duke i zvarritur procedurat pa limit.

Nga muaji maj 2022 qeveri vendosi të ofrojë 90% të shërbimeve publike online, duke e konsideruar këtë vendim si revolucion digjital në çështjen e pronave. Por deri më tani, shifrat tregojnë se zyrat e kadastrës kanë dështuar ta meritojnë këtë emër.

4 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Personeli i Kadastrave është nderruar dy here. Të dy heret, ne punë jane vendosur njerez qe kane kontribuar ne zgjedhje, dhe jo per merita profesionale. Të dy palet e njerezve u turren si të babezitur per të marrë ryshfete. Nuk i kontrollon njeri, sepse pushtetaret kane detyrime ndaj tyre. Prandaj atyre u pret shpata ne të dy krahet. Do bejme shtet. Nga shteti i rrumpallisteve tek shteti i patronazhisteve. Megjithese po u bie kot ne qafë patronazhisteve, sepse ata Jane vetem djem të rinj dhe vajza të reja qe angazhohen ne politikë, si.kudo ne botë qe bejne "canvassing". Këta të Kadastrave jane ata qe angazhohen ne shtitblerje votash, dhe pastaj duan perfitimin mbrapsht.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Patriot

      Sherbimet shtyhen per te perfituare ne kohe sekseri deri sa te gjeje klientin. Cdo punojes kadastre per vece pergjegjesise ligjore duhet te kete nje norme per dokumentat qe duhet te shqyrtoje dhe ky numer duhet te kontrollohet nga drejtori cdo jave. Drejtori raporton 1 here ne muaje te ministri perkates ose te skenderbeu yne qe aprovon ligje pa pasure infrastrukturen. Punojesi dhe drejtori kur nuk arrijne normen ne tre mujorin e pare, lerojne vendin nje tjetri qe eshte me I afte. Dergo ca drejtore e puntore ministrie ne USA per te pare se si kinezet dhe indianet qe punojne ne kompjuter edhe ushqimin e hane perballe kompjuterit duke punuar sepse per ndryshe nuk realizohet norma dhe ne fund te tremujorit te qisine ne rruge. Puneso disa te tille ne administaten publike, mos I jepe urdhra bisneseve te punsojne bangladesha. Filloje nga vetja, jepe shembullin personale ku ne administrate te punsohet te afte nga e gjithe bota. Sa mire na vjene ne kur degjojme qe shqiptaret jane integruar ne te gjithe boten ne te gjitha profesione. Nuk te le nepotizmi te pundosh te huaje sepse te del boja. Nqs do te hyshe ne Europe kopjoje ate edhe ne administaten tende jo vetem per ligjet e pederastave, kanabis, amnisti fiskale per hajdutet e tu. Je buthe e zgjuar zotrote sepse ligjin e kanabis e bere per te shpetuar vete oasi tu qepen per te bete analizat e droges dhe ti nuk pranove. Tani ti e ke te justifikuare perdorimin ne emer te stresit si 10 KM. O bagetia shqiptare qe e shtyte gjithe jeten duke duartrokitur udheheqesit kur ja u fusin ss me shume.

      Përgjigjjuni
      1. P
        Patrioti

        Ky sistemi i ri ka dështuar pa filluar. Kam dy muaj që kam bërë aplikimin te noteri dhe nuk jep përgjigje kadastral. Është bllokuar i gjithë transaksioni i shit-blerjeve të pasurive të paluajtshme dhe për pasojë as buxheti i shtetit nuk vjel tatim fitimin mbi shit-blerjen e pronës. Çmenduri që ndodh vetëm në Shqipëri!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Ai qe s'lut.

          Ky sistem eshte i deshtuar qe ne nisje . Por e keqja me e madhe nuk jane vonesat ne pergjigje por me kete sistem kadastra eshte shkaterruar plotesisht . Akoma nuk ka dale as maja e ajsbergut e demeve qe jane shkaktuar ne pasurite e shqiptareve . Dhe e bukura eshte se qytetaret kujtojne se eshte faji i atyre punonjesve te thjeshte . Ta gezoni makinerine dixhitale qe thote Km . Do ja shifni sherrin me vone .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje