
Një raport i ISHP-së i vitit 2013 bëri të ditur se situata infektive në spitale është aq alarmante, sa kërkoi mbylljen e disa sallave operatore.
Raporti i plotë:
Ekipi i Kontrollit të Infeksioneve Spitalore gjatë periudhës 25-28.05.2013 kreu vlerësimin mbi ngarkesën mikrobike dhe sterilitetin e sallës operatore, në kliniken II të Urologise, klinikën Kirurgjikale III,, klinikën e Kardio - Kirurgji dhe Urgjencën e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza".
Gjatë këtij vlerësimi u morën një sere mostrash në sipërfaqet, orendite, qarkun e tubave te aspirimit dhe te oksigjenit, solucionet fiziologjike, shishen e aparatit te oksigjenit, maskat me nje perdorim, ambune dhe shtratin e te sëmurit, cistinat sterile, kompletin e mjekimit dhe ne dhomen e reanimacionit. Po keshtu u vleresua menyra e larjes se duarve dhe u moren mostra si kulture fyti apo hunde nga personeli i sallave, kyesisht inferimere.
Mostrat jane marre ne momentin qe eshte kryer larja, pastrimi dhe dezinfektimi i ambjenteve kirurgjikale dhe bllokut operator.
1. Ne kliniken II kirurgikale te Urologjise nga totali i 44 ekzaminimeve vetem ne 11 eshte gjetur nje nivel shume i ulet ndotjeje, asnje shtam patogen, brenda normave te lejuara ne baze te protokollit te kontrollit te infeksioneve spitalore dhe rekomandimeve te OBSH. Nuk kishte mangesi te sapuneve dhe te solucioneve dezinfektante dhe per me teper kishte solucione dezinfektante specifike per siperfaqet, per instrumentat si edhe per larjen e duarve. Ketu zbatohej me perpikmeri protokolli klinik per dezinfektimin dhe sterilizimin, si dhe mirembaheshin ashtu si duhet medikamentet dhe mjetet me nje perdorim dhe protokolli i larjes se duarve.
2. Ne kliniken kirurgikale nr. III nga totali i 35 mostrave : 9 (25,7 %) prei tyre jane mostra me kontaminim te mesem dhe te rende; 2 (5,7 %) kane rezultuar me Staphylococcus aureus. U evidentuan problem ne lidhie me daljen e avujve te autoklavit, mungese e detergenteve, sapuneve, soluconeve me baze klori ne sasi shume te vogel, mungese te lavamanit specifik per larjen e paketave kirurgjikale te bllokut operator, amortizimi i mureve, pajisjeve , Ilampave operatore, cistinave etj.Nderkohe qe triazhi aktual i pacienteve rende nuk kryehet ashtu si duhet gje e cila mund te sjelle rritjen e numrit te infeksioneve.
- Rekomandime: Kjo klinike nuk permbush standartet e kontrollit te infeksioneve gysh ne vleresimin mjedisor. Keto te dhena dhe sidomos kontaminimi me S. Aureus tregojne se keto mjedise mund te vene ne rrezik jeten e pacientit pas nderhyrjeve operatore.
Gjithashtu per te permbushur misionin duhet te kryhet edhe nje vleresim i nivelit te hasjes se ndotjes mikrobike te plageve post operatore, dhe infeksioneve te tjera ne kete klinike per vitin 2012 dhe 6 mujorin e pare te vitit 2013.
Rekomandohet pezullimi i perkohshem 10 ditor i nderhyrjeve kirurgjikale, kohe kjo e nevojshme sipas mendimit tone per te permiresuar situaten. Ky pezullim i menjehershem rekomandohet pasi kemi nivele kontaminimi te rende dhe jane izoluar shame patogene, ne mjediset e kesaj klinike.
3. Ne kirurgine e Urgences se QSUT nga totali i 31 mostrave rezultoi: 21 (67,74%) prej tyre jane mostra me kontaminim te shkalles se rende dhe mesatar; 3 (9.7%) e mostrave paragesin E. Coli. Ketu ekzaminimet u moren ne momentin qe salla ishte vetem e pastruar dhe pa u kryer larja dhe dezinfektimi. U konstatua nje ngarkese mikrobike me predominim te E. Coli ne lavamanet e jane per larjen e duarve dhe nje kontaminim te shkalles se rende ne te gjithe ambjentet e sallave operatore dhe perdorim i dorezave, maskave dhe kapucave me shume perdorim (keto veshje perdoreshin pasi kalonin ne procesin e sterilizimit) sepse mungonin veshjet me nje perdorim. Tubat e intubimit dhe te aspirimit ishin me nje perdorim por u evidentua mungese e gargeve te tubave te intubimit. Kishte mungese te theksuar te detergjenteve, sapuneve dhe solucioneve dezinfektante.
Rekomandime: Evidentimi i E.Coli ne keto mjedise i ben ato teper te rrezikshme, po keshtu ketu mungon menaxhimi i duhur konform standarteve te protokollit te kontrollit te infeksioneve te lidhura me kujdesin shendetesor: Gjithsesi duke qene se mundesia e mbylljes se menjehershme duket e pamundur rekomandojme :
- monitorim te rrepte te situates per 2 jave ne Urgjencen kirurgjikale te QSUT per vleresimin hap pas hapi te ndotjes mikrobike para dhe pas nderhyrjeve operatore,
- sigurim i menjehershem i detergjenteve sapuneve dhe solucioneve dezinfektante.
- sigurim i menjehershem i dorezave, maskave dhe kapucave me nje perdorim.
- vleresim i metodave te dezinfektimit dhe parandalimit te infeksioneve.
- permiresim i organizimit sipas protokollit te kontrollit te infeksioneve te lidhura me kuidesin shendetesor
- riveresim me pas te gendrimit qe do te mbahet ne lidhje me kete sherbim per te rritur sigurine e sherbimit per qytetaret.
- Trajtimi i personelit bartes te S. beta hemolitik nga infeksionisti dhe riekzaminimi I tyre
4. Ne kliniken kirurgjikale te Kardio-kirurgiise, salla vaskulare u ekzaminuan 18 mostra nga te cilat 3 (16.6%) e tre rezultuan me Staphylococcus aureus; 7(38.9%) kane rezultuar me kontaminim te mesem dhe te rende.
Kontaminim i nivelit te rende dhe mesatar u vu re edhe pas procedurave te pastrimit dhe dezinfektimit. U evidentuan mangesi te cistinave sterile de veshjeve me nje perdorim dhe mangesi e theksuar ne furnizimin me detergente dhe sapune. Dezinfektanti ne perdorim ishte vetem solucioni I Clorit te lengshem.
Rekomandime: Evidentimi i S.aureus dhe kontaminimit te rende ne keto miedise i ben ato te rrezikshme per jeten e gytetarit ag me teper ne nje klinike ku kryhen nderhyrie krurgjikale vaskulare.
Per kete aresye rekomandojme si me poshte:
- pezullim te perkohshem 10 ditor te nderhyrjeve kirurgjikale, kohe kjo e nevomjshme per permiresuar situaten
- sigurim te menjehershem te dezinfektanteve, detergenteve dhe cistinave sterile
- rivleresim i situates pas 10 ditesh dhe pasi te jene siguruar mjetet e mesiperme.
5. Rekomandime te pergjithshme
- Zbatim i perpikte te Protokollit te Kontrollit te Infeksioneve Spitalore i cili ne mase te konsiderueshme nuk njihet dhe po neglizhohet ne menyre te papergjegjshme nga drejtuesit e sherbimeve te klinikave te QSUT,
- Njohja e ketij protokolli nga i gjithe personeli ne QSUT,
- Njesia e kontrollit te infeksioneve ne QSUT te marre rolin e saj dhe te monitoroje situaten konfrom ketyre rekomandimeve
- drejtoria ne bashkepunim me shefat e klinikave te kryeje sigurimin e dezinfektanteve, detergenteve, sapuneve de te marre sa ge te siguroje plotesimin e nevojave sipas mangesive te vena re.
-Te ndryshoje menjehere menyra atuale e triazhit te pacienteve rende nga klinikat kirurgjikale per ne Reanimacionin Qendror ne perputhje me Protokollin e Kontrollit te Infeksioneve Spitalore
- Te zbatohet nje rregullore per hyrje - dalje te presonelit jashte mjediseve te salles
Lini një Përgjigje