
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se gjatë këtij sezoni turistik, 36.592 pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore në 30 qendrat shëndetësore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor.
Rama shton se 96% e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur pranë vendpushimit.
“36,592 pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbime cilësore, nga personel i kualifikuar, në 30 qendrat shëndetësore verore të hapura përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të turizmit malor gjatë këtij sezoni.
96% e pushuesve që kanë marrë shërbimet në këto qendra, nuk janë transferuar drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur dhe të kualifikuar në qendrën shëndetësore, pranë vendpushimit”, shkruan Rama.
Po mire more k/minister edhe keto njoftime ty te kane mbetur ti besh? Nuk po e ngarkon vehten si shume? Leru ca pune te bejne edhe ministrat a drejtoret e zedhenesat e tyre, apo ata jane te zene me korrupsionin e vjedhjet galopante?
Ka bere shtet kodoshi.Te pakten ky e beson kete gje ose ben sikur e beson!