VOA: Muzeu i krimeve të komunizmit në Shkodër, shfaq interes për turistët

20 Gusht 2023, 20:32Sociale TEMA

VOA: Muzeu i krimeve të komunizmit në Shkodër, shfaq interes

Në guidën turistike të qytetit të Shkodrës, përveç Muzeut Historik, Kalasë “Rozafa” apo Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, përfshihet edhe Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës. I hapur në mjediset e ish degës së punëve të brendshme të periudhës komuniste, ky muze, thotë Xheraldo Nikjari, është unikal në Shqipëri, pjesë e identitetit të qytetit më të persekutuar gjatë viteve të regjimit komunist.

“Është një muze tipologjik, që nuk gjendet në asnjë vend tjetër të Shqipërisë dhe, gjithashtu, ka një vlerë mjaft të madhe didaktike dhe pedagogjike për brezin e ri, për të mësuar çfarë realisht ka qenë komunizmi dhe cilat kanë qenë pasojat”.

Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës janë ruajtur qelitë e ish të burgosurve, vendet e torturave dhe marrjes në hetuesi, por edhe vuajtjeve dhe qëndresës së elementëve antikomunistë të qytetit të Shkodrës. Në pavionin e dytë të muzeut janë ekspozuar fotot e qindra ish të burgosurve politikë si dhe të pushkatuarve gjatë viteve 1944 deri në vitin 1990, kur edhe u rrëzua komunizmi në Shqipëri.

“Shkodra ka patur një numër që i afrohet 3 mijë të burgosurve politikë, ka pasur të ekzekutuar, me ose pa gjyqe, 620 persona, ku 61 prej tyre kanë qenë klerikë të të gjitha feve”, thotë Xheraldo Nikjari i cili shton se në burgjet e shumta të qytetit, sipas kërkimeve, kanë vdekur, gjatë marrjes në pyetje apo torturave, 138 persona, kundërshtarë politikë të regjimit.

Muzeu është një nisëm lokale e 8 viteve më parë, por me përmasa kombëtare përsa i përket përmbajtjes dhe qëllimit të tij, çka e bën atë mjaft të vizitueshëm nga vendasit dhe të huajt, thotë përgjegjësi i Muzeut, Pjerin Mirdita, i cili shton se janë vetë qytetarët e Shkodrës konservuesit dhe pasuruesit më të mirë të muzeut.

“Muzeu është mishëruar me qytetin dhe të gjithë ne kontribuojmë për ta mbrojtur, pasi është identitar për vetë qytetin e Shkodrës. Në një të ardhme të afërt, muzeu besoj se, me ndihmën e Bashkisë së Shkodrës, do të ketë një projekt të ri”.

Si të gjithë muzetë, edhe Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër sjell pamje nga e kaluara, thotë Pjerin Mirdita, por nga një e kaluar që nuk duhet harruar për të mos u pësëritur.

4 Komente

  1. t
    taras bulba

    Une cudeitem pse te huajt japin kaq shume rendesi krimeve ne kohen e komunizmit ne Shqiperi ....pse nuk shikojne se sa krime ka bere nje nder shtete me demokratike ne Bote si Franca me Gillotinen e tyre te famshme ....qe funksionoi deri ne ditet tona diku andej nga vitet 60-70 ....apo gunga e tjetrit shikohet me lehte, kurse jona eshte mbrapa ......kerkoni se ckrime jane bere nga qeveri demokratike qe sot te japin literetura dhe mesime mbi demokracine , merni te dhena mbi dhomat e bardha ne Gjermani qe cuan ne vdekje me mijra , Gillotinen ne France , kariken elektrike ose vaksinen kokteil ne USA , pushkatimet me mijra ne Siberi .....sot pak a shume keto ishin situatet dhe ligjet e nje shteti , keta pse habiten me Shqiperine ??? Merni shembull nga Rusia, USA , Franca , Gjermania Kina ...lereni Shqiperine e vogel rehat atje ku eshte .....

    Përgjigjjuni
    1. t
      toni mavrija

      Ashtu si SPAK-u qe merret me keta te sotmit dhe ju pasqyroni ne kete muze dhe krimet e kryera nga pushteti keto 32 vjet postkomuniste.Qe te kemi mundesi te bejme krahsim qe nxjerr me mire ne dukje vlerat e pushteteve

      Përgjigjjuni
      1. G
        Gurabardhi

        Krimet e komunizmit në Shkodër, janë krimet e atyre që e mendojnë veten shkodranë por, që nuk bëhen kurrë të tillë. Gjatë kohës së diktaturës, Shkodra ka qënë vendi i rreaksionit më të madh shqiptarë. Këto tri dekada e vërtetuan nivelin e barbarizmit të atyre që e mendojnë veten shkodranë. Nëse ndërtohet një muze, me krimet e shkodranëve në kohën e diktaturës dhe të këtyre tri dekadave, do të ishte muzeu më interesant në Europë.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Free mind

          Ndofta mungesa e kurajos për të parë të vërtetën në sy dhe folklorizmi ekstremist e bëri Shkodrën të venerojë si profet prej 30 vjetësh një rrugaç mesjetar tribal , që e nisi karrierën nga shtëpia e Enver Hoxhës dhe po e përfundon si ushtar i MAVit, labit Ferid Bejleri, Agimit të Artë dhe Vorio Epirit në kurriz të Shqipërisë që vodhi familjarisht, që shiti dhe përcëlloi, i shporrur nga Perëndimi si rrugaç halabak e hajdut. Shkodra antikomuniste është një hipokrizi antihistorike. Shkodra është qyteti me lëvizjen më të madhe komuniste të Shqipërisë pas viteve '30. Aty lindi komunizmi shqiptar dhe letërsia revolucionare. Ishte një përgjigje e bijve të Shkodrës që po luftonin pushtetin 500 vjeçar të krimbur të prindërve të tyre që bazohej në shfrytëzim feudal, në gjakmarrje, në mizerje, në injorancë dhe përçarje mesjetare klerikale, në rrënim të gruas, në shërbim të çdo interesi antishqiptar nga republika e Shkodrës, Vorio Epirit dhe Mirditës deri tek puthadorët Vatikanit e Musolinit që shtronin pushtimin e Shqipërisë. Shkodra është qyteti që i dha PKSH jetë dhe më shumë dëshmorë nga çdo qytet tjetër i Shqipërisë. Shkodra është qyteti me përfaqësimin më të madh në PKSh, biles edhe vetë Sekretari i Parë i PPSHsë, Ramiz Alia ishte shkodran. Shkodra është qyteti që përfitoi më shumë në komunizëm me numrin më të lartë të industrializimit, punësimit, përfaqsimit në organet e sigurimit, ushtrisë dhe artit. Shkodra ashtu siç ka merita në lindjen e së majtës, në gjakun që derdhi për liri dhe artistëve të paarritshëm si Migjeni që dënonin pushtetin mesjestar të feudalizmit klerikal dhe zgjonin ndërgjegjen qytetare dhe lirinë e gruas nga vargonjtë e mesjetës, ka merita në ndërtimin e socializmit por edhe përgjegjësi në shumë nga ato krime që denoncon si krime të të komunizmit aljen, a thua se nuk ishte komunizëm shqiptarësh? A thua se komunistët nuk ishin bijtë e shkolluar dhe emancipuar të atyre klerikalëve, bejlerëve, pushtetarëve, tregtarëve, që së bashku me historinë rrëzuan dhunshëm nga pushteti si të korruptuar, feudalë, satrapë, fashistë, turkoshakë, grekofilë, hajdutë, të prapambetur, kolltukofagë. Nuk ishin të varfërit që rrëzuan të pasurit injorantë, por rinia, bijtë e tyre të shkolluar në Perëndim. Njësoj si pas 45 vjetësh kur pushtetin tashmë të kalbur të komunistëve nuk e shkërdhyen të persekutuarit, por bijtë e komunistëve në universitete, bijtë e komunizmit të shkolluar në Paris bashkë me të privilegjuarit, fëmijët e bllokmenëve, puthadorët dhe zvarranikët e bllokut e deri tek karrjeristët e PPSHsë, dhe 1200 e sigurimit të shtetit. Është kjo lloj antikulture folklorizmi, ekstremizmi, klerikalizmi, venermi, profetizimi, përtacie mendore, që Shkodra përfaqson sot me pompozitet, që çdo lloj revolucioni, ndryshimi epokal, sakrifice, gjaku të derdhur e ka degraduar në një dështim dhe degjenerim të madh. Është kjo lloj antikulture që shumë nga lëvizjet më të mëdha të këtij në historinë e këtij vendi që lindën si nevojë e ndryshimit epokal, emancipimit, lirisë, pavarsisë, zhvillimit dhe përfunduan në mëshirën e një klani të paskrupullish, mizerjen e varfërisë, ekstremizmit, injorancës, hajdutërisë, vasalizmit, tribalizmit, profetizimit të copave të mutit që pjell barku i mizerjes. Koherenca, ndërgjegja qytetare, ndershmëria intelektuale, patriotizmi, kultura e shtetit dhe jo e klanit, toleranca, kultura e ligjit, mendja e hapur, reflektimi i thellë, vetë përgjegjësia etj, etj janë pikërisht ato virtyte që i kanë munguar shoqërisë sonë që të përfundojë me sukses ciklet që historia sjell. Dështuan shtetformuesit e parë që nuk arritën dot të çrrënjosin kulturën tribalo feudale, dështoi mbretëria, dështoi socializmi, një gropë e madhe haleje tranzicioni dhe forcat politike përparimtare që lindën nga rinia si shpresa të lirisë, Europës, zhvillimit, demokracisë dhe përfunduan në gjirize hajdutësh, tribalësh, mesjetarësh, përdhunuesish, shitësish territoresh, zjarrvënësish, ushtarësh të Vorio Epirit, halabakësh psikopatë, copa mutërish të profetizuar, antikomunistësh të rremë nga llumi i llumit të komunizmit.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje