FOTOT: Mbërrin në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga mbreti Zog

21 Gusht 2023, 16:12Sociale TEMA

FOTOT: Mbërrin në Shqipëri makina e fundit e përdorur nga

Makina e fundit që Mbreti Zog përdori në Egjipt dhe në Francë përpara vdekjes me në fund kthehet në Shqipëri. Ka qenë Autoriteti Portual i Durrësit që ka ndarë disa foto, teksa makina që ka përdorur mbreti Zog është futur në vendin tonë përmes Portit të Durrësit.


Makina e llojit Rover, prodhim i limituar i vitit 1949, e përdorur nga Mbreti Zog deri në vdekjen e tij në Paris më 1961, erdhi në vendin tonë pak ditë më parë nën kujdesin e Ambasada Franceze në Tiranë dhe koleksionistit pasionant, Renis Bodinaku.

Kjo makinë do të jetë pjesë e muzeut që Bodinaku do të hapë në Tiranë. Makina që përdori Mbreti Zog në Egjipt dhe në France përpara vdekjes ishte prej shume dekadash pronë e një koleksionisti francez, por tashmë ajo ka mbërritur në Shqipëri, me të gjitha dokumentet origjinale.

11 Komente

  1. i
    iliria

    Hajde shqipe,filloni garën se kush do të shajë e përgojojë më shumë! Filloni...

    Përgjigjjuni
    1. s
      sapa

      Cili hajdut shteteror e bleu me parate e vjedhura te ketij vendi ?

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Ram Berisha

        ZOT SHYQYR! Me ne fund.

        Përgjigjjuni
        1. H
          Himarioti

          O festë të madhe, o ka sot Shqipëria/na erdhi karroca, e mbretit mavria.

          Përgjigjjuni
          1. s
            shqip

            sakte. Se kujt i duhet te dije se cfare makinash perdori i veteshpalluri "Mret i shqiptareve", vetem keta te TEMAs e dine. I ashtuquajturi "Mreti Zogu i pare", qe fatmiresisht ishte edhe i fundit, ishte nje sharlatan, qe mori persiper te ishte lideri i vendit, por kur lidershipi i tij u vu ne prove, mori kembet ne krahe dhe ja mbathi duke sabotuar mbrojtjen e vendit nga falangat e Musolinit, por para kesaj vepre "trimerore", nuk harroi qe te vidhte tere arin e shtetit te varfer shqiptar.

            Përgjigjjuni
          2. Z
            Zogu fluturues

            Ky po që është lajm. Ore kontrollojeni mirë se mos ka mbetur e harruar ndonjë lingotë nga ato që morri me shumicë kur iku si hajdut katnari i Burgajetit (vetë shpallur mbret).

            Përgjigjjuni
            1. x
              xyz

              Unë nuk kam interes të mbroj Zogun, se nuk kam simpati për të, por dua të mbroj të drejtën dhe të vërtetën. Zogu u largua nga vendi që të mos e pësonte si Sadam Huseini në Irak, apo dikur mbreti Gent. Është e vërtetë që mori edhe një pjesë parave të bankës, por t'i thua që do ishte më mirë tua linte italianëve?! Ndryshe ato paratë që na i mbajti Anglia për 45 vjet për të ashtuquajturin "aksident të Korfuzit" a nuk iu kthyen shtetit shqiptar?!

              Përgjigjjuni
              1. s
                shqip

                xyz-kur merr persiperte besh liderin, sidomos te nje vendi, atehere merr persiper te drejta por edhe pergjegjesi. Vetem Ahmet Zogolli, e la vendin para se italianet te zbarkonin ne Durres e Vlore. Te tere monarket e tjere te rrajonit, duke nisur nga Serbia e Greqia, organizuan mbrojtjen e vendive te tyre dhe u larguan atehere kur ato rane dhe armiku perparoi duke pushtuar tere vendin, por te pakten treguan korrektese ne detyren qe kishin para popujve te tyre perkates. Ky palacua jone, jo vetem qe ja mbathi, por vodhi edhe floririn e shtetit shqitpar, po ashtu te varfer. Italianet, mbase do ta vidhnin kete ar, por kur te jepnin llogari, sic dhane, dhe do detyroheshin qe ti paguanin deri ne centin e fundit, bashke me interesat. A e dini se perse britaniket e nderojne edhe sot nenen e Mbretereshes Elizabete? Kur parlamenti dhe qeveria Britanike mori vendim per te derguar familjen mbreterore britanike ne ishujt koloni te Karaibeve, ajo deklaroi se nese eshte shkruar qe kombi yne te shfaroset nga faqja e dheut, atehere le te filloje kjo nga familja ime. Ne kurre nuk do ta leme vendin per te shpetuar koken, por do qendrojme ketu duke ju nenshtruar fatit qe perendia ka rezervuar per ne. Keto jane fjale te sovraneve te vertete qe i dine dhe i zbatojne obligimet qe kane marre perpara se te ulen ne fronet e mbreterive qe drejtojne.

                Përgjigjjuni
              2. k
                km

                Tamam,eshte makinat qe i dhuroi Adolf Hitleri me rastin e marteses.Makine "Benc"

                Përgjigjjuni
                1. C
                  Cuni

                  Makinen ta mare nipi i tij ta mbaje ne dhome te gjumit se me kete makine qe vodhi banken po lundron ne luks dhe ky sporshjak i tij. Popullit nuk i duhet mjeti i nje hajduti e tradhetari.

                  Përgjigjjuni
                  1. h
                    hyseni

                    Cojeni ne Elbasan per skrap se per gje tjeter nuk vlen.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje