
Kryeministri Rama ka njoftuar se është drejt përfundimit faza e parë e investimit në maternitetin “Koço Gliozheni” për rehabilitimin e Urgjencës, Qendrës së Gruas, si dhe ngritjen për herë të parë të Qendrës së Riprodhimit të Asistuar.
Përmes një postimi në “Facebook” Rama është shprehur se garantohet një standard të ri për nënat dhe të porsalindurit.
"Drejt përfundimit faza e parë e investimit në Maternitetin “Koço Gliozheni” për rehabilitimin e Urgjencës, Qendrës së Gruas, si dhe ngritjen për herë të parë të Qendrës së Riprodhimit të Asistuar, për të zgjeruar shërbimet, duke garantuar një standard të ri për nënat dhe të porsalindurit", shkruan Rama.
Tani doktoret nuk do te kerkojne me lek nga pacjentet.......