
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me lajmin që Greqia refuzoi ndihmën nga Shqipëria.
Peleshi me anë të një postimi në rrjetet sociale, shkruan se Shqipëria nisi 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare duke iu përgjigjur kështu kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Mirëpo janë njoftuar nga pala greke se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.
''Të tronditur dhe të shqetësuar për situatën e rëndë që Greqia fqinje po përjeton nga zjarret masive, të cilat nuk kanë kursyer as jetët e njerëzve. Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave të kësaj tragjedie!
Shqipëria, përmes Ministrisë së Mbrojtjes dhe nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka treguar gatishmërinë e menjëhershme pas kërkesës për ndihmë të dërguar nga Greqia në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.
Një ekip me 58 efektivë dhe 10 mjete nga Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera operative të Sistemit të Mbrojtjes Civile Shqiptare, më konkretisht, strukturat zjarrfikëse nga Bashkia Korçë, Dropull, Maliq dhe Gjirokastër u dislokuan në afërsi të shtetit fqinj, në ndihmë të kolegëve grekë, në pritje të konfirmimit nga pala greke për ndërhyrje në zonat ku ata kanë nevojë.
Ndërkohë, pas kësaj, nga pala greke jemi njoftuar se nuk është më e nevojshme ndërhyrja me modulet tokësore të ofruar nga Shqipëria për shkak se ato janë plotësuar nga vende të tjera.
Ministria e Mbrojtjes uron që situata e rëndë në vendin mik të kalojë sa më shpejt dhe sa më lehtë dhe mbetet e anagazhuar për t’iu bërë krah miqve, partnerëve dhe fqinjëve në çdo rast kur kërcënimi bën të nevojshëm riafirmimin e parimeve që na bashkojnë'', shkruan Peleshi.
Mend per tjeter here....
Ju lumte ndimes qe ju afrua Greqise,,, Turpi i ngelet Indivitit te Greqise per refuzimin... Populli Grek si cdo Popull tjeter ne te tilla raste,do te kishte nevoje dhe per ndima sado te pakta..Kete refuzim per ndime Populli Greke tjua kerkoje Politikaneve te tyre qe pse e refuzuan per tju shpetuar nga zjarret ! Ja si vjen puna kure Politiaknet zgjidhen nga gjiri i tyre,,dhe kure jane ne nevoje per ndime ! pranojne te digjen njerezit e tyre ! duke treguar kokefortesi ..
Edi me keto levizje, ka per ta diskredituar komplet Micon e Greqise. Refuzimi nga fqinji per ndihme, eshte nje gjest i nje lideri te vogel, inatci, pa nivel, ndjenje inferioriteti. Edi po ja nxjerr bojen pak nga pak Grekut. Megjithate djallezia Greke , eshte e ndjeshme, po e kupton ku po e con Edi, dhe do organizoj nje takim mes dy Kryeministrave perpara takimit zyrtar ne Tetor ne takimin ne Shqiperi.
sduan ndihme? le te digjen bythqirat grek. u shofshin fare e mutit
Na plasi rroçka.
Le te digjen,sa mire qe nuk pranuan,e treguan fytyren e tyre te urryer e te vertete,keqardhje per popullin grek
Na plasi trapi ,pune jevgjish...
As qe na plasi fare
Ju i niste pa biseduar me pare Niko! Edhe ju beni nga keto pune. Sic shkonim tek miku qemoti pa e lajmeruar edhe ju Ju supozuat pa biseduar me pare se ata do pranojne. Dakord turp per greket por edhe ju duhet te mos beni gabime te tilla sepse jane para qe shpenzohen kot per dislokimin
Le te fiki peleshi zjarret ne vend..se greku meret me te vetet