Rama për kalimin e Kadastrës online: Volumi i shërbimeve është rritur. Noterët janë bërë nervozë, hienat që rrinin rrotull po ashtu

23 Gusht 2023, 13:35Sociale TEMA

Rama për kalimin e Kadastrës online: Volumi i shërbimeve

Kryeministri Edi Rama ka komentuar kalimin online në e-Albania të shërbimeve të Kadastrës.

I pyetur nga gazetarët për Kadastrën, Rama thotë se numri i shërbimeve të dhëna online është shumë më i lartë krahasuar me më parë.

Ai thekson se noterët e shumë të tjerë që qëndronin rreth e rrotull kadastrës si ‘hiena’ janë të nervozuar pasi tashmë nuk ka më korrupsion.

Pyetje: Kadastra e kthyer në online është një makth për qytetarët, për noterë, për real estate, nuk marrin dot shërbime dhe iu janë shtuar edhe kostot, ka qenë një nga nismat tuaja që ju e keni promovuar, por duket se dixhitalizimi në Kadastër nuk po funksion?

"Çudi sepse faktet flasin ndryshe, nëse shihni volumin e shërbimeve të dhëna nga Kadastra që kur ka kaluar në këtë sistem krahasuar më parë është shumë më i lartë, i shërbimeve të dhëna.

Natyrisht është një sistem që noterët i nervozon, patjetër. Shumë të tjerë që i kanë qëndruar rreth e rrotull Kadastrës si hiena janë jo të nervozuar, por shumë të agresivizuar dhe mbi të gjitha ky sistem kërkon pak punë në fillim kur fillon ta përdoresh", tha Rama. 

5 Komente

  1. A
    Aplikuesi

    Vertet per te ardhur keq. Minimumi konstatim pa piken e pergjigjesise. Aplikuesit po marrin çfaredo lloj pergjigje, vetem ate qe ju duhet jo. Aplikues qe prej 1 - 2 muajsh presin nje kartele pasurie, per te marre kredi dhe nuk ju vjen. Prej 2-3 muajsh presin ndarje pasurie, marrin kerkesa absurde, si nenshkrim elektronik te gjoedetit?!?!?! Ose harta duhet te jete si harta e zyres?!?!?! Pra sherbim: JO, Asgje. Ah hartova po aplikove FAST edhe te pergjigjen, me kosto dyfishe. Flm shume zoti kryeminister per “nervat” e notereve dhe hienat.

    Përgjigjjuni
    1. a
      abc

      Zoti Kryeminister, Ke 120% te drejte, megjithate, shikoje edhe nje here kete problem ne detaje, se mbase ndonjeri, padashur, edhe ka, paksa fare, te drejte. P.sh.: - Cdo procedure duhet te kete nje afat maksimal te pergjigjes. N.q.s. se shkelet, qytetarit t'i kthehen parate, sherbimi te jete falas. Rastet e shkeljes se afateve te shikohen nga shefat e kadastres, nje permbledhje te te shkoje edhe ty. - Qytetari te shkruaje nese eshte i kenaqur nga sherbimi per secilen kerkese. Aty te matet puna e kadastres. N.q.s. qytetari nuk eshte i kenaqur, ai te kete mundesi ta apeloje kerkesen ne nivele me te larta. Punonjesit e kadastres qe kane kryer veprime te gabuara te ritrajnohen e ne rast perseritjeje te hiqen nga puna. Kur populli te jete i kenaqur duke pare statistikat si me siper, atehere ju mund te flisni se keni arritur sukses me kadastren.

      Përgjigjjuni
      1. A
        ASTRIT SHBA

        Pershendetje z.Rama jam rezidendt ne usa me familjen,u gezova,per veprimet tuaja dixhitale per kadastren.Aplikova ne e albania per te mare gjedjen juridike te prones sot regj.ne vitin1995 ne zyren e hipotekes Durres,ne formularin qe cfaqet ne ekran per te vendosur nr.kadastrale etj pasi i vendosa prona del ne Korce ne fshatin kavaje!!!Nuk e kuptoj kete besim qe keni tek ata qe ju percjellin se kjo nisme po fuksionon mire,kerko llogari per keto coroditje te sistemit.Kadastra ka publikuar nje adrese emeli per ta perdorur qytetaret per ankesat E perdora kete me besimin tend dhe emeli me kthehet mbrapsht,provova disa here kjo perseri ndodhi.Sistemi nuk fuksionon ashtu si mendoni ju .Te regj .pronen ne1995 ne Durres te terheqesh disa vertetime pasurie dhe ne 2014 certifikaten e pasurise nga zvrpp Durres dhe sot te me dali prona ne korce eshte skandal.Kryeministri qe eshte ne detyre ka te drejten te kerkoje persosje te sistemit kadastres dhe te degjoje drejtuesit e saj por dhe te te kontralloje keto shqetsime qe kane qytetaret.Sistemi korigjohet per te punar sic duhet kur nuk punon duhet regulluar.Un jam qytetar pesionist dhe jam milje larg vendit tim nuk jam noter as nga ata qe i rri afer ketij institucionivqe me ka mare 30 vite te jetes,si thoni ju te vi atje oer tu ankuar!?Pres veprimet e shpejts te ASHK me Respekt.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          O koqe mos u bo picke dhie me bishtin perpjete. Administrata juaj ne te gjitha institucionet eshte ku therret kiameti. Duhen dhene me koncension te gjitha sherbimet, mundesisht edhe qeverisja.

          Përgjigjjuni
          1. r
            reti11

            E bëri online, por neper zyra jane prapë te njejtit çakej, ortakët e hienave. S'kane interes t'ua mbarojne juve punet shpejt. Shpresojne qe ke kaloni nje xhiro prape nga sektori i hienave. Jane mesuar duke vjedhur. S'heqin dore lehte nga parate e pitsta.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje