e-Transport, platforma që ofron informacion në kohë reale për udhëtarët! Rama: Zbuloni online itinerarin, vendodhjen e stacionit, orët e nisjes dhe mbërritjes

26 Gusht 2023, 14:14Sociale TEMA

e-Transport, platforma që ofron informacion në kohë reale

Udhëtarët e huaj apo shqiptarë do të kenë mundësi të orientohen në vendin tonë nëpërmjet platformës e-Transport.

Nëpërmjet një postimi “Facebook”, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video informuese mbi këtë platformë, e cila e bën më të lehtë transportin në çdo cep të vendit.


Informacioni orientues ofrohet në porte, aeroport e pika kryesore të mbërritjes së qytetarëve e turistëve.

 “Ju mund të zbuloni online itinerarin, vendndodhjen e stacionit, orët e nisjes dhe mbërritjes si dhe kontaktet e operatorëve”, shkruan në Facebook.

Qytetarët do të kenë mundësi që t’i presin biletat online përmes telefonit me QR code, të shohin vendndodhjen e stacioneve, oraret, kryqëzimin e linjave. Nga ana tjetër, tregu i transportit ndërqytetas do të përdorë platformën për të monitoruar burimet e veta në terren, për të aplikuar online për licensimin e shoqërive dhe certifikimin e mjeteve.

Ky projekt është nisur nga Ministria e Infrastrukturës, Energjisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, i cili jo vetëm do të ndihmojë turistët dhe qytetarët, por dhe do të formalizojë tregun e transportit në vend.

 

6 Komente

  1. X
    Xhezo Smokthina

    Hajdut i lindur, ngele duke vjedhur vlerat dhe aftësitë e të tjerëve. Shkon takon Ronaldon dhe del në foto me të si adoleshent; thërret Dua Lipën dhe ngele pas saj për një çik famë; vjen e bija e Trampit me të shoqin dhe shkonë për t'a takuar duke bërë rolin e ciceronit, SHELL po lufton për të nxjerrë naftë dhe ti vë saçin në kokë e gati sa nuk thua se ky zbulim është në sajin tënd; e ç'të të radhisë njëmijë shëmbuj. Por fakti që takohesh me t'a, nuk të bënë të barabartë me t'a. Edhe platformat e programet elektronike nuk janë shpikje jotja, ti s'di nga lidhen brekët, ndaj mos u mundo me propagandë ti paraqesësh si implementime të gjenialitetit tënd menaxhues.

    Përgjigjjuni
    1. Q
      Qyteti

      Po ku eshte ky transporti publik se nuk e dinim qe e paskemi po na paska munguar platforma per ta pare!!!!

      Përgjigjjuni
      1. A
        Autobusi

        Keto platforma i ka bota qe prej 30 vjetesh. Ata qe duan te dine itineraret i dine me kohe. Turistet i dine nga zyrat e udhetimit ose marin informacion ne internet

        Përgjigjjuni
        1. k
          k

          Majmunët,shpresojnë që me imitime surrogato,të japin idenë e rremë të një shteti të përparuar. Nuk funksionon asnjë platformë rrangalle ,ky mashtron për ata që nuk e njohin. Transporti publik eshte per tu qarë me llahinga.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Po ik o kar se vërtet le nom!!! Pse ore rrobota jemi ne që çdo gjo ta lidhim me teknologjin!!! Mjafton tek stacionet e autobuzave një harte e linjave dhe orarin kur mbrrin linja ne stacion! KAQ!,Osh mo e thjesht se çe komplikon ti! ( apo duhet me vjedh nai lek edhe ndonje patronazhist tjeter me kto platforma të kota???? E kupton që shumica atyre që përdorin transportin publik mbase nuk kan një celular smart dhe mbase nuk e mbushin dot me internet???)

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sefer Daja

              Ti e ke pranuar se nuk i jep dot makinës se nuk ke patent dhe të duket pak e sikletshme, ama bytha në sedilje të makinës të ngeli! Po ata që nuk din me përdor këtë platformën tënde on line se u duket e vështir, nuk duhet të përdorim transportin publik???

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje