Fundjava e fundit e gushtit: Më shumë se 36 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri në 24 orët e fundit

26 Gusht 2023, 09:46Sociale TEMA

Fundjava e fundit e gushtit: Më shumë se 36 mijë qytetarë

Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën.

Me mijëra automjete e qytetare janë nisur që në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt bregdetit, duke sjelle ngarkesë trafiku në segmentin Morinë-Kukës,të Rrugës së Kombit.

Kolona e mjeteve kaloi më shumë se 6 kilometra deri ne afersi te Ures se Uzines.

Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.

 

Lini një Përgjigje