STUDIMI: Gratë shqiptare vetëm këshillojnë në familje, vendimet i merr burri

19 Maj 2022, 16:11Sociale TEMA

STUDIMI: Gratë shqiptare vetëm këshillojnë në familje,

Sipas një studimi nga World Vision Albania, në Shqipëri, vetëm gati 1% e grave vlerësohen si të fuqizuara, duke llogaritur disa tregues si: mirëqenia mendore, roli i tyre në familje, mundësia për të qenë vendimmarrëse dhe koha që kanë në dispozicion për veten.

Fuqia vendimmarrëse e grave në familje është e kufizuar.

Të anketuarve iu kërkua të deklaronin se kush zakonisht merr shumicën e vendimeve në shtëpi. 56% e tyre kanë thënë se kanë vendimmarrje në familjen e tyre, kryesisht nëpërmjet vendimeve të përbashkëta me burrin e tyre dhe shumë rrallë i merrnin vendimet vetëm. Pjesa tjetër nuk kishin fare fuqi vendimmarrje.

Kur vendimmarrja lidhet me shpenzimin e parave, vendimi përfundimtar merret nga burrat të familjes, të cilët kanë gjithashtu të drejtën për të vendosur për numrin e fëmijëve, arsimimin, migrimin ose emigrimin e familjes ose të njërit prej anëtarëve. Në studim shkruhet se gratë luajnë një rol informues ose këshillues.

E drejta e grave për pronë është një tjetër çështje komplekse në Shqipëri. Edhe pse gratë njohin të drejtën e barabartë për tokë dhe pronë, vetëm një përqindje e vogël e grave zotërojnë tokë, sepse ligjet nuk zbatohen dhe gratë vazhdojnë të jenë të margjinalizuara në çështjet e trashëgimisë.

Sipas ligjeve shqiptare, gratë mund të blejnë dhe të kenë prona. Megjithatë, këto ligje shpesh injorohen. Një nga arsyet janë normat sociale/kulturore.

“Gratë tradicionalisht nuk kanë qenë në gjendje të nënshkruajnë si “kryefamiljare” në çështjet ligjore. Që nga viti 2018, vetëm 8% e grave shqiptare zotëronin një tokë”, shkruhet në studim.

Sondazhi ka nxjerrë në pah një ndarje të pabarabartë të aktiviteteve shtëpiake, pasi gratë bëjnë pothuajse të gjitha punët e shtëpisë, përveç punës së paguar, ndërsa burrat janë përgjegjës vetëm për punën e paguar. Si rezultat, shumica e grave të anketuara (68%) nuk kanë kontroll mbi kohën e tyre, pasi shumica e tyre punojnë shumë, shtrihen dhe pushojnë pak orë në ditë, duke përfshirë orët e gjumit. Përfshirja e meshkujve në rritjen e fëmijëve është ende e kufizuar me vetëm 9% të të anketuarve gra që thanë se mund t'ia delegojnë aktivitetet e kujdesit burrit të tyre.

Studimi i organizatës World Vision bazohet tek anketimet në 8 nga 12 qarqet e Shqipërisë: Dibër, Durrës, Korçë, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Shkodër, Tiranë.

Gratë pohojnë se nuk kanë një mjedis mbështetës dhe mbi 40 për qind e tyre fuqizohen vetëm përmes vetëbesimit personal.

Edhe pse liria e lëvizjes është relativisht e lartë (56%), vetëm 12% e grave jetojnë në komunitete ku mund të lëvizin lirisht për të kërkuar të drejtat e tyre qytetare dhe ndihmë ligjore.

Nga të gjithë treguesit, Organizata ka arritur në përfundimin se vetëm 0.7% e grave të anketuara në Shqipëri janë të fuqizuara.

3 Komente

  1. D
    Demo Krati

    Kjo gjë, që thuhet në këtë shkrim, qendron, por ky fakt, është për zonat rurale e veçanerisht fshatare të zonave malore, ku gratë merren vetëm me femijët, lopën dhe bahçen rreth sajë. Ndersa në qytetet e mëdha dhe sidomos në Tiranë, burrat vetëm kanë emrin tek dera e shtepisë (dhe tek kontratat e ujit e të dritave), por në shtepi sundojnë në mënyrë të plotë gratë, ndaç për vendim marrje apo çdo aspekt tjetër. Burrat vetëm duhet të sjellin rrogën në shtepi dhe të bëjnë çdo gjë që urdheron gruaja. Prandaj, ky shkrim, qendron vetëm për sa thashë më lart.

    Përgjigjjuni
    1. X
      Xha Jaho

      Eh shume meire ç'te keqe ka ketu ? Vendimin e merr BURRI dhe pike ! Kaq per sot.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sabrima_ehhhh

        S'ka force ne bote, t'na ndale ne grave sot, revolucioni marshon

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje