Stuhia "Ciara" që përmbyti Firencen dhe Toskanën, përfshin Tiranën, Veliaj apel qytetarëve: Tregoni kujdes dhe minimizoni lëvizjet në 24 orët në vazhdim

3 Nëntor 2023, 14:29Sociale TEMA

Stuhia "Ciara" që përmbyti Firencen dhe Toskanën,

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj u ka bërë apel qytetarëve që të minimizojnë lëvizjet pas stuhisë së shiut, që ka përshirë vendin orët e fundit. Përmes një postimi në Facebook, Veliaj siguron se ekipet e Bashkisë janë terren për çdo emergjencë, ndërsa bën thirrje që për çdo emergjencë të telefonojnë në numrin 112.

“KUJDES - MOT I RËNDUAR. Orët e fundit Tirana është përfshirë nga një stuhi e fortë me reshje të shumta shiu, e ngjashme me stuhinë Ciara që ka goditur Firencen dhe Toskanën gjatë natës. Ju lutem tregoni kujdes në 24 orët në vijim dhe ulni lëvizjet e panevojshme gjersa situata të normalizohet! Ekipet tona janë aktualisht në terren për çdo emergjencë. Ndihmoni fqinjët e moshuar në rast nevoje. Mirënjohje për mirëkuptimin! Tel: 112 për emergjencat. Bashkë. Pa panik e me solidaritet”, shkruan Veliaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj)

1 Komente

  1. p
    pilo Lala

    Permbytjet ne keto permasa ndodhin ne cdo qytet te madh. Shpresojme qe kjo e keqe qe zuri Tiranen, te shperblehet me ca reshje per te mbushur digat e Fierzes e Komanit.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje