
5 muaj pas nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë dhe 1 vit pas rritjes së çmimit të miellit, qeveria ka vendosur të mbështetë prodhimin vendas të grurit.
Të gjithë fermerët, të cilët mbjellin një sipërfaqe më të madhe se 1 hektarë me grurë, do të përfitojnë 30 mijë lekë për hektarë.
Aplikantët duhet të paraqesin një dokument që vërteton pronësinë e tokës, aktin e marrjes në pronësi të saj apo kontratën e qirasë, të jenë të pajisur me nipt dhe të kenë fatura të fiskalizuara për blerjen e plehrave kimike.
Subvencion do të përfitojë edhe sektori i peshkimit. Kjo industri do të marrë mbështetje 40 lekë për çdo litër të karburantit që përdor periudhën korrik dhjetor të këtij viti.
Edhe bletaria do të përfitojë 1 mijë lekë për çdo zgjua nëse ferma ka më shumë se 50 të tilla.
Edhe për këto dy sektorë kush është pajisja me nipt dhe mbajtja e faturave që vërtetojnë ushtrimin e aktivitetit për të cilin përfitojnë ndihmën.
Vendimi i qeverisë u miratua në fillim të muajit, ndërsa pritet që gjatë shtatorit Këshilli i Ministrave të detajojë edhe rritjen e subvencionit të naftës për të gjithë fermerët.
Lini një Përgjigje