Shpronësime në “Rrugën e Arbrit”: Rritet vlera e kompensimit për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit

28 Gusht 2022, 21:45Sociale TEMA

Shpronësime në “Rrugën e Arbrit”: Rritet vlera e

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në Fletoren Zyrtare është bërë me dije se Këshilli i Ministrave, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë ka vendosur të bëhen disa ndryshime dhe shtesa “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit ‘ndërtimi i segmentit rrugor ‘Rruga e Arbrit”

Është vendosur që vlera e mëparshme prej “… 1 768 919 (një milion e shtatëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëmbëdhjetë) lekësh zëvendësohet me vlerën “… 6 244 373 (gjashtë milionë e dyqind e dyzet e katër mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre) lekë …”.

Vlera shtesë e shpronësimit prej 4 475 454 (katër milionë e katërqind e shtatëdhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekësh përballohet nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.”.

Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë do të përballohen nga buxheti i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Është ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë,  Autoriteti  Rrugor  Shqiptar,  Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë, si dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Dibër për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

1 Komente

  1. G
    Genjeshtra mediatike

    Genjeshtra jane, qeveria nuk po shproneson ne tirane, ska leke si ka dhene akoma pronareve ne tirane, duke genjyer se do i japin. Dalin kot me lajme, me rruget po pastrohen parate qe vjedhin ne buxhet me kompani fantazma, ku jane ortak qeveritaret ose (te afermit e tyre deri miqte), ju tregon bashkia e Lalit (ku merr taksave qytetareve dhe bizneseve), plehrat jane plot ne rruge. Jo me ne rrugen e Arbrit (te ajo rruge fusni hotele, resort, piste sporti te pastroni parate e droges) se Shqiperia keshtu komentohet ne bote. Duke kapur kriminele droge ne bote, Rama me shoket e politikes i pastron ne AL. Gjithashtu edhe Meta me Berishen jane ne nje tave bashke me Ramen duke bere show mediatik per popullin ne 30 vite sikur zihen e pajtohen, por shpejt do ju cirret maska e juaj e te ndershmit ne hajduter.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje