Histeria e mediave britanike me shqiptarët/ Studiuesi: Mashtrime të mallkuara! Nisi me një artikull në “Daily Mail” dhe vazhdon me propagandën e Priti Patel

28 Gusht 2022, 12:04Sociale TEMA

Histeria e mediave britanike me shqiptarët/ Studiuesi: Mashtrime të

Shkrimtari dhe studiuesi i mirënjohur britanik Kenan Malik thotë se histeria e mediave britanike me emigrantët shqiptarë që kalojnë Kanalin me gomone, është krejt e ndryshme nga realiteti që tregojnë shifrat.

Ai thotë se vrulli i mediave britanike nisi nga një artikull në “Daily Mail” që supozonte se kishte në dorë një raport sekret të inteligjencës ushtarake, ku pretendohej se 40% e atyre që kalonin Kanalin ishin shqiptarë.

Sipas tij, nga ngjarja përfitoi sekretarja britanike e Punëve të Brendshme, Priti Patel, duke e përdorur si propagandë për qëllimet e saj politike.

“Shikoni panikun e fundit për shqiptarët. Filloi me një artikull në Daily Mail , duke u mbështetur në një “raport sekret të inteligjencës ushtarake”, duke pretenduar se 40% e emigrantëve që kalojnë përmes Kanalit ishin shqiptarë. Programi “Today i Radio 4” të enjten pohoi se “zyrtarët e qeverisë besojnë se shumica” e njerëzve që mbërrijnë me varka të vogla ishin nga Shqipëria, një pretendim i paraqitur pa sfidë si fakt. Po atë ditë, Home Office zbuloi një marrëveshje me Tiranën për të “përshpejtuar” largimin e shqiptarëve, të cilët me sa duket nuk kërkojnë azil sepse vijnë nga një “komb i sigurt dhe i begatë”, shkruan Malik në një artikull të publikuar në The Guardian.

“Statistikat tregojnë një histori tjetër. Sigurisht që numri i shqiptarëve që kalojnë Kanalin është rritur, por në gjashtë muajt e parë të këtij viti ka qenë rreth 17% e totalit. Është e mundur që shifrat të kenë ndryshuar në mënyrë dramatike që nga fundi i qershorit, por ne kemi pak prova për këtë, përveç burimeve të paverifikuara të Home Office dhe një dokumenti sekret nga inteligjenca ushtarake”, shkruan më tej Malik.

Intelektuali indiano-britanik thotë se edhe pretendimet për refuzimin e azilit pasi “Shqipëria është vend i sigurtë” janë të pavërteta. Sipas tij plot 53 për qind e shqiptarëve kanë arritur të marrin azil që me kërkesën e parë, dhe një pjesë tjetër më e madhe në apelin e dytë.

“Pretendimi se shqiptarët nuk kanë nevojë për azil sepse vijnë nga një vend i “sigurt” është gjithashtu i kundërshtuar nga të dhënat. Në vitin që përfundon këtë qershor, 53% e kërkuesve shqiptarë iu është dhënë azil, ose forma të tjera leje qëndrimi në vend, me vendimin e parë, dhe një përqindje më e lartë në apel. Në periudhën janar-qershor të këtij viti, shifra arriti në 385 persona; më pak se gjysma e kësaj shifre u refuzua zyrtarisht. Se çfarë ndodh me shumicën e shqiptarëve që përndryshe mund të kishin marrë azil kur vendosen në një korsi deportimi “të shpejtë”, askush nuk do ta thotë”.

“Statistikat e Home Office ekspozojnë zbrazëtinë e propagandës së Home Office, në të vërtetë gënjeshtrën e saj. Megjithatë, në vetvete, ata nuk do të ndryshojnë mendjen e askujt për këtë çështje. Kjo nuk është për shkak se njerëzit janë irracionalë ose sepse janë indiferentë ndaj fakteve, por sepse faktet kuptohen gjithmonë brenda një kornize të caktuar, si pjesë e një narrative ose historie”, përfundon ai.

Artikulli: There are lies, damn lies, and then there is Home Office propaganda about migrants

16 Komente

  1. A
    Anglezi

    Kjo tregon se sa nivel miserabel jane gazetaret tane duke filluar me Metin e Top Channel qe nuk le artikull te Daily Mail per te nxitur histerine.. gazeta dhe media shqiptare qe thjesht perkthejne artikuj denigrues ndaj shqiptareve pa bere asnje analize apo kerkime te thjeshta. Lere me ti kerkosh nje amabasadori apo nje fuksionari te ministrive te bejne punen e tyre. A thua se jane kinez dhe nuk kane lidhje me shqiptaret qe zbarkojne brigjeve te Anglise.

    Përgjigjjuni
    1. U
      Une menace pour leur mode de vie criminel, de grin

      Mashtrimet e PPSH me ne krye Edrahmanin per Shqiptart e shkrete, mbeshtetur nga Zeri i Popullit, TemA ================================================================ LOL

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mati

      Kam komentuar dhe here te tjera, ndjese nqs ju besdis. Nje gje kuptojeni o bashkkombas, UK i duhen shqiptaret per punet e renda qe bejne. Vetem ne londer jane mbi 30.000 firma e subjekte private me pronare shqiptare. Por daily mail dhe portale te tjera rraciste ka 25 vjet qe vetem na sulmojne.ata jane ne borxh me komunitetin shqiptare. Thjesht duan te keijohet idea qe ata po i bejne nder shqiptareve, uk eshte dhelper e vjeter. Ne fakt eshte e kunderta. Ne po i japim Uk pjesen me ensrgjetike te jetes tone. I rriti djemt shqiperia, i arsimoj, i shkolloj, shqiperia, i merr gati Anglia.

      Përgjigjjuni
      1. A
        AC/DC

        Ja fusin kot! Albanisanist e shkrete s'bejne gje!Vetem vrasin,vjedhin,perdhunojne,trafik,njezish droge,etj. Vetem vendin e pare per te burgosur ne vendet e B.E, dhe jo vetem.Vendin e pare per emigracion ilegal(duke ja kaluar dhe Sirise dhe vendeve te tjera ne lufte) dhe mbas 30 e ca vjetve "demokaci". Vetem hapen nje cike bythesh,megjithse pa buke dhe breke. I shajne kot.Albanistanasit vetem duhet te lavderohen

        Përgjigjjuni
        1. j
          jam grekqiri gabel

          AC DC Ehh more grekqir, nuk ju rrihet ju grekqirave pa ngrënë mut shqiptari. Kaq shumë ju pëlqen muti jonë?

          Përgjigjjuni
        2. A
          AC/DC

          Ja fusin kot! Albanisanist e shkrete s'bejne gje!Vetem vrasin,vjedhin,perdhunojne,trafik,njezish droge,etj. Vetem vendin e pare per te burgosur ne vendet e B.E, dhe jo vetem.Vendin e pare per emigracion ilegal(duke ja kaluar dhe Sirise dhe vendeve te tjera ne lufte) dhe mbas 30 e ca vjetve "demokaci". Vetem hapen nje cike bythesh,megjithse pa buke dhe breke. I shajne kot.Albanistanasit vetem duhet te lavderohen

          Përgjigjjuni
          1. D
            David

            Ku është komuniteti bythac I gjoja intelektualëve në UK, që janë vetëm për pordhë dhe festa idiote? Se për fshesaxhinjtë që u thoni gazetarë e dimë të gjithë që hanë mut kot në punën ku janë vendosur.

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tani

              O Mati,po kur nuk kishte shqiptare kush ia bente keto punet e renda ketyre,Apo i linin pa bere te kane thene ty.

              Përgjigjjuni
              1. H
                Histeriku ??

                histeri, thot!!! te plaste ndonje lufte ne evrope, shqiperia do ishte vendi i pare qe do ta zhduknin nga faqja e dheut, per sa te piset e mafjoz qe jemi si popull! Populli me i urryer i evropes, qe nga portugalia der ne rumani.

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Goni

                  Ne londer 60% te ndertimit e mbulojne shqiptaret, Duke filluar nga punet e vogle e deri te projecte te medha ku perfshihen numri me I madh I komunitetit shqiptar kjo nuk llogaritet dhe nuk reklamohet nga njerzit dhe shoqatat qe na nje fond e marin per te rrugulluar veten e tyre, dhe bejne na nje perkthim te na nje gazete raciste per shqiptaret

                  Përgjigjjuni
                  1. M
                    Mati

                    Tani pytje me vend. Ta them une, ishte komuniteti Irlandez qe punonte shume ne ate kohe. Tani ai brez ka dale ne pension, brezi i ri Irish nuk punojne ne ndertim. Besome te vetmit qe punojne jane shqiptaret, rumunet dhe nje pjese e vogel east Europe

                    Përgjigjjuni
                    1. m
                      muçua I tanes

                      o z.histerk, te kam thene mos e hiq nga goja.....se ja çfare je duke thene.

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        ABC

                        Daily mail. Vetëm ky emër dhe mjafton të kuptosh se çfarë gazete është kjo. Për të tjerat le të bëjnë gam gam kot njerëzia.

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Julian Laci

                          Histereku. Shqiptaret jane populli me I dashur ne Europe. Asnje nuk I urren Shqiptaret. Une jetoj vete ne Angli 24 vite. C'do brez emigrateve ka nga ato qe bejne gjera jo ligjore, si Greket, Pakistan, Indian, Jamaica, Italian irlandez etc. Shqiptaret kane numrit me te madh te azile te approvuar, Qeveria Britanike e di qe Shqiptaret jane azilante economike, por ka nevoje per brez te ri sidomos te punojne ne ndertim.

                          Përgjigjjuni
                          1. Y
                            Yea

                            Priti Patel, indiania me pashaporte britanike si e kolonizuar nga britaniket, sillet dhe eshte me raciste se vete britaniket verdhakë dhe barkfryrë. Keto e thone shumë anglezë! Ndoshta pretendon të banojë një ditë ne Nr 10 të DS!!!!!

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Bashke pen mbajtes

                              Mire gaxetari, qe kerkon skupe….Po mnistri i brendshem, pse na urren? Artikulli thote qe e ben per “intetesa politike”…dmth po luftove shqiptaret giton vota??? Kush mund te na spjegoje? Ne jemi aleatet strategjike me te sigurte te UK dhe USA, Pse ndodh kjo?

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje