Safet Gjici: Kuksianët po ikin, po Kukësi nuk shpopullohet

27 Gusht 2022, 22:25Sociale TEMA

Safet Gjici: Kuksianët po ikin, po Kukësi nuk shpopullohet

Safet Gjici, kryebashkiaku socialist i Kukësit, në një intervistë televizive me Euronews, thotë fillimisht se kuksianët po ikin, por mohon se bëhet fjalë për shpopullim.

Në interpretimin e Safet Gjicit, shpopullim nuk do të thotë largimi masiv i njerëzve nga një vend i caktuar, siç raporton INSTAT se ka ndodhur me Kukësin në vitet e fundit. Kryebashkiaku e përkufizon ndryshe shpopullimin.

“Shpopullim do të thotë që të ikin të gjithë dhe të mos ngelet asnjë njeri. Sot ka njerëz pafund në Kukës”, tha Gjici.

Gjici akuzoi se ‘shpopullimi’ është term antishqiptar që përdoret prej atyre që nuk kanë bërë asgjë në 30 vite, ndërsa më pas citon me fjalorin e vet të varfër termat relativizues të Edi Ramës.

“Ça shpopullimi, term që e përdorin ata që nuk kanë bërë gjë prej 30 vitesh. Term antishqiptar që e përdorin edhe politikisht. Është shumë e rëndë, sepse të gjitha vendet si ne kanë vazhduar të lëvizin lirshëm kur janë fut në parimet e demokracisë. Ne kemi bërë shumë, por kemi akoma shumë punë për të bërë”, shton ai.

 

3 Komente

  1. D
    Detari

    hahahaha edhe malok edhe sunit vari lesht

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tropoja

      E rrot kari s'ke logjik as sa nje kalama 10 vjeçar por eshte normale se nuk u ben pershtypje ju se ikin njerezit per dite me shifra te larta sidomos gjate qeverisjes se atij te gjatit mendje shkurter dhe ti gjici ose gici megjithese gici esht mish i mire po ti kok tul dallkauk i ramiçiç vetem me vjedh e me largu njerezit nga trojet e tyre rrace e keqe

      Përgjigjjuni
      1. Y
        Yxyxyx

        Dikur, në fëmininë time të hershme, nuk njifnim fjalën bullizim por kuptohej si tallje, vënie në lojë. Shpesh herë, edhe burra të rritur, kur rrinin me ndonjë të ri të zgjuar bëheshin si të zgjuar duke e vënë në lojë me bdallallëqe. Kjo vazhdon edhe sot nga ata që janë të prapambetur, të pa aftë për të dhënë përgjigje të sakta, të pakulturë, të pazot për të thënë një fjalë me vënd dhe për tu trguar si të zgjuar, fillojnë e tallin të zgjuarin.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje