Dimri në prag, kërkohet ngritja e "bordit të druve të zjarrit" si ai i karburantit

26 Gusht 2022, 17:39Sociale TEMA

Dimri në prag, kërkohet ngritja e "bordit të druve të

Kryetari i Bashkisë së Korçës parashikon një dimër të vështirë sa i takon ngrohjes së popullatës me dru zjarri.

Duke qenë se bashkia juglindore ka një dimër të ashpër që fillon më herët dhe mbaron me vonë se bashkitë e tjera, i ka paraprirë situatës, duke përllogaritur që vete bashkia siguron 10-15 për qind të sasisë së nevojshme të druve për stinën e dimrit.

Ndërsa konstatohet se ka edhe rritje të ndjeshme të çmimeve.

Një nga masat që ka propozuar kryebashkiaku i Korçës është që ministria e linjës të ngrejë një bord të ngjashëm si ai i karburanteve për të frenuar abuzimet me çmimin e druve të zjarrit.

Ndërsa prefekti i Korçës ka kërkuar që bashkitë që kanë tepricë të druve të zjarrit, diferencën ta sjellin pranë bashkive të qarkut të Korçës, si një ndër masat për përballimin e situatës.

Aktualisht çmimi i një metër dru zjarri varion minimalisht nga 5500 lekë deri në 7 mijë lekë. 

2 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    hahahahahahaha Pune gaztoresh !

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vin

      Po bordi i rakise kur do ngrihet se po abuzohet shum me çmimin dhe cilesine.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje